‘Njerëz dhe Fate2’ nga 1 Nëntori në të gjitha kinematë në Shqiperi

Filmi “Njerëz dhe Fate 2” është gati të shfaqet për publikun. Telenovela e parë shqiptare e përbërë nga një kast i mrekullueshëm aktorësh, ka mbajtur Shqipërinë pezull, netëve të transmetimit në televizion.

Arben Derhemi, i njohur si Flori, ka sjellë realizimin e dytë të telenovelës si një film dhe pritet të transmetohet në të gjitha kinematë në Shqipëri nga data 1 nëntor.

Nuk dihet se si do të vijojë historia tragjike e familjes shqiptare, që përballej me vështirësitë e kohës; dhuna në familje, trafiku dhe droga. Ajo që dihet me siguri është interesi i madh i publikut, i cili 20 vjet më vonë e pret me të njëjtin interes.

1 nëntori i vitit 1921, shënon seancën e parë të Parlamentit Shqiptar

Më 1 nëntor 1921, u mbajt seanca e parë e Parlamentit Shqiptar. KultPlus, po e sjellë foto lajmin e ditës së mërkurë me emrat e pjesëmarrësve në seancën e parë të Parlamentit Shqiptar. Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Rexhep Mitrovica… Fotografi është marrë nga Albanian Vintage, pople, cities, culture and histori./ KultPlus.com