Edicioni i 19-të i “Tirana International Film Festival”, 112 filma në konkurrim

Në edicionin e 19-të i “Tirana International Film Festival Oscar qualifying” do të mbahet nga data 24-30 shtator në Tiranë, do të shfaqen 112 filma në garë  në të gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike, ndërsa 110 filma jashtë kompeticionit me programet speciale.

Duke patur parasysh rregullat profilaktike të pandemisë ky do të jetë një edicion me shfaqje të kufizuara në kinema si dhe online për ndjekësit e shumtë në Shqipëri dhe në botë, që nuk mund të frekuentojnë sallat dhe nuk mund të udhëtojnë lirisht në Shqipëri.

Ky edicion shënoi një numër rekord aplikimesh prej 2950 filma nga 118 vende të botës edhe për faktin se TIFF është Oscar qualifying dhe është një mundësi e madhe për ta të nominohen për Academy Aëards.

Nga 40 vende te Europes 1706 filma, nga 11 vende të Amerikës së Veriut 558 filma, nga 8 vende të Amerikës së Jugut 66 filma, nga 38 vende të Azisë 530 filma, nga 17 vende të Afrikës 34 filma dhe nga 4 vende të Australise dhe Oqeanisë 56 filma.
Nga 2950 filma 705 janë studentë dhe 930 debutantë, që edhe ata të rinj që sapo kanë hyrë në botën e industrisë së filmit e shikojnë Tiranën si destinacion të karrierë sëtyre të suksesshme.

2950 filmat janë realizuar nga femra 1191 filma dhe 1704 nga meshkuj.

Ky edicion do të hapet me premierën kombëtare të filmit “Hive” (Zgjoi) nga Blerta Basholli, fitues i Grand Jury Prize, Directing Award dhe Audience Award në Sundance, festivalin më të rëndësishëm në SHBA dhe do të mbyllet me premierwn kombëtare të filmit “Looking for Venera” nga Norika Sefa, fitues i Tiger Award në Rotterdam International Film Festival 2021 dhe Winner Award for Promoting Gender Equality në Sarajevo FF 2021.

Do të jenë 4 juri ndërkombëtare që do të vendosin për çmimet e TIFF 2021 me prezencen e personaliteteve fitues të shumë çmimeve ndërkombetare, si: Mohamed Siam (France) dhe Basil Khalil (Palestinë), producente dhe regjisore, si dhe të dy anëtarë të Academy of Motion Picture Arts and Sciences USA, të cilët kanë të drejtën të vendosin për çmimet Oscar, Bogdan Mureșanu (Romania), fitues European Film Award 2020,

Në festival do të jenë gjithashtu në juri Giovanni Robbiano (Italy), Sandra Kawar (Jordan), Simeon Ventsislavov (Bulgaria), Alessandra Pastore (Italy), Nazlı Eda Noyan (Turkey), Maria Di Razza (Italy), Predrag Bambić (Serbia), Ismet Sijarina (Kosovo), Jean Paul Pauwels (Belgium), Barbara Gasser (Austria), Jen Alvares (USA), Sehad Cekic (Montenegro), Ben Apolloni (North Macedonia), dhe Erenik Beqiri, Blerina Hankollari, Anila Varfi nga Shqipëria.

Për të prezantuar filmat e tyre në Tiranë do të vijnë rreth 30-40 regjisorë dhe producentë, që kanë konfirmuar deri tani ardhjen në festival. Do të shfaqen 112 filma në competition në të gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike, si Feature (all genres), EYE on TIFF (debut feature film competition), Short, Live Action, Animation, Student, qe jane Oscar qualifying, Documentary (all lengths), Video Art & Experimental, Balkan shorts dhe In Albanian films. / KultPlus.com