Ylfete Humolli, 16 vjeçarja e cila nuk e gëzoi kurrë rininë

Ylfetja, me 1 shkurt 1990, fiks para 32 vitesh kur ishte vetëm 16 vjeçare, u vra nga forcat serbe gjatë një proteste kundër regjimit të Serbisë në Kosovë. Bashkë me Ylfeten ishte dhe vëllau i saj Mentori (13), i cili do të binte heroikisht me 21 mars 1999 duke luftuar të njëjtin agresor në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ylfete Humolli u lind më 15 shkurt 1973, në Lupç të Poshtëm të Podujevës, në një familje atdhetare.

Ylfetja ishte e bija e Isës dhe Sevdijes, të cilët kishin edhe tetë fëmijët të tjerë, Mentorin (dëshmor), Sahdeten (kishte vdekur nga leukemia në vitin 1993), Lulen, Serbezen, Vlorën, Muhametin, Jetonin dhe Arianitin.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar atë të mesme në Prishtinë, në Shkollën Ekonomike.

Në shkollë ishte e shkëlqyeshme, e përkrah mësimit merrej edhe me aktivitete të lire në kuadër të shkollës, ku ka luajtur edhe dramën “Halili e Hajria”.

Ylfetja ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme kur Kosovës ju mor autonomia më 1989-90 dhe ajo shumë mirë e kuptonte situatën e rëndë që mbretëronte në Kosovë, ku e gjithë Kosova tanimë ishte në këmbë.

Në Prishtinë ajo ishte prezente në këto protesta, të cilat vazhduan edhe nëpër fshatra, ku në fshatin Lupç të Poshtëm për tri ditë më radhë pati protesta.

Kështu, më 1 shkurt 1990, ajo së bashku me shoqe dhe shokë kishin dalë buzë rrugës Podujevë- Prishtinë, për të protestuar në mënyrë të qetë kundër kolonës së motorizuar e të armatosur deri në dhëmbë, e cila vinte nga Serbia në tokat tona. Për këtë, kolona ishte egërsuar dhe shtiu për disa minuta me armë automatike.

Protestuesit dhe marshimin e forcave ushtarake policore e përcillte ekipi i Radiotelevizionit të Sarajevës. /KultPlus.com

16 vjeçarja, kryeministre e Finlandës vetëm për një ditë

Një vajzë 16-vjeçare në mënyrë ceremoniale mori postin e kryeministrit finlandez për një ditë për programin “Girls Takeover” – pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave të KB për të rritur më shumë ndërgjegjësimin për barazinë gjinore.

Aava Murto nga fshati i vogël Vaaksy në Finlandën jugore u fut në këpucët e kryeministrit Sanna Marin të mërkurën për të theksuar ndikimin e teknologjisë në barazinë gjinore, tema e këtij viti për ngjarjen vjetore, tha qeveria finlandeze.

“Aksesi i vajzave në teknologji është një çështje e rëndësishme, e barazisë globale që duhet të merret seriozisht”, tha Murto, e cila gjatë ditës së saj u takua me anëtarët e kabinetit dhe ligjvënësit, ndër të tjera, njofton New York Post, transmeton KultPlus.

Murto dhe Marin, një nga udhëheqësit më të rinj të qeverisë në botë në moshën 34 vjeçare dhe kryeministrja e tretë femër e kombit nordik, diskutuan se çfarë mund të bëjë Finlanda e teknologjisë me 5.5 milionë banorë për të përmirësuar mundësitë e vajzave për të përdorur dhe zhvilluar teknologjinë në një bazë globale.

Finlanda rregullisht shënon e para kur bëhet fjalë për të drejtat e grave. Marin drejton qeverinë e koalicionit të qendrës së majtë të Finlandës, e cila përbëhet nga pesë parti, udhëheqësit e të cilave janë të gjitha femra.  / KultPlus.com