Ikona e muzikës greke këndon një nga perlat e muzikës shqiptare (VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës greke Glikeria ka surprizuar publikun në Greqi duke kënduar një nga perlat e muzikës popullore shqiptare “25 Gërsheta”.

Ajo ka interpretuar së bashku me artistin shqiptar Dasho Kurti në shown muzikor “Spiti me to Mega” (Në shtëpi me Mega) në televizion MEGA Channel.

“Kjo këngë është një ripërpunim nga Dasho Kurti,  shqiptar me shtetësi edhe greke, i mrekullueshëm në akordeon dhe fizarmonikë. Unë, për herë të parë, do përpiqem të përcjell një fragment në gjuhën shqipe nga i madhi Dasho Kurti”, thotë përpara interpretimit këngëtarja e mirënjohur greke.

Glikeria është një nga këngëtaret më të rëndësishme të pentagramit bashkëkohor grek, me qindra suksese e një karrierë shumëvjeçare me kompozitorët më të njohur të vendit, si Mikis Theodhorakis, Apostolos Kaldharas, Christos Nikolopulos e shumë të tjerë. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

“25 gërsheta”, tre arbëreshë në Tiranë sjellin këngët e traditës me motive rok (VIDEO)

Janë arbëreshë dhe këndojnë në gjuhën e tyre. Këngë që ne dhe ata përtej detit, i kanë trashëguar brez pas brezi.

Njihen në Itali si Peppa Marriti Band dhe janë unikë në atë që bëjnë. Sepse nuk bashkojnë vetëm muzikën rrok dhe atë reage, por edhe sepse këndojnë në një gjuhë të veçantë. Ata këndojnë këngë arbëreshe.

“Unë kam mësuar arbërisht nga nëna ime. Ajo është me origjinë shqiptare e në shtëpi më fliste gjithnjë në gjuhën arbëreshe. Madje edhe kur dilnim jashtë komunikonim në këtë gjuhë. Ne që kemi lindur në vendet arbëreshe, gjithnjë pyetemi nga fqinjët e qytetarët e vendit ku jetojmë: Si ka mundësi që flisni një gjuhë si kjo? Çfarë gjuhe është? Është një gjuhë e vjetër? Arkaike, i përgjigjem gjithnjë. Është një shqipe e vjetër kjo që flasim ne, një shqipe që ka 5 shekuj që mbijeton. Kush jam unë që të mos ia përcjell fëmijëve të mi?”

Thonë se për brezin e ri muzika arbëreshe duke më interesante kështu, pra, pak më rrok.

Angelo Conte nuk është i vetmi që kupton, flet dhe këndon në gjuhën arbëreshe. Edhe violinisti i bandës Pino Murano rrëfen për Vizion Plus se muzika e trashëguar e ka ndihmuar të mos e harrojë gjuhën e gjyshërve dhe prindërve të tij.

Francesko nuk është i vetmi Italian në bandë. Demetro është rritur me shokët e tij arbëreshë dhe pjesë të kohës së lirë kishin jo pak herë këngët arbëreshe.

“Kur regjistruam këngët e para isha shumë entuziast, edhe pse ishin këngë që nuk vinin nga tradita ime. Tani jam përfshirë në to. Ndoshta edhe sepse janë krijimet tona. Secili nga ne ka një pjesë muzike në to. Sepse ne të gjithë punojmë bashkë me tekstin, me muzikën, me alternimin e rrokut dhe elementeve rege. Jemi të gjithë në një, me emrin Peppa Marriti”.

Për tre arbëreshët kjo nuk është hera e parë që vizitojnë Tiranën. Dëshira për të njohur trojet e të parëve i ka sjellë edhe më herët në Shqipëri. / KultPlus.com