4000 libra në gjuhën shqipe për nxënësit në Mal të Zi

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, gjatë vitit 2019 ka bërë përpjekje për të siguruar literaturë të ndryshme për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi.

Me këtë rast, iniciativës së Këshillit i është përgjigjur pozitivisht Fondacioni Arsimor Kulturor Humanitar – ALSAR nga Tirana, Shqipëri.

Ata kanë siguruar për nevojat e shkollave me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi një fond prej rreth 4000 kopjesh të 400 titujve. 

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi dhurimin e këtyre libra e bëri të hënen më 30.12.2019, në ora 18:00 në Galerinë e Qendrës për Kulturë – Ulqin. /syri.net/ KultPlus.com