42 vjetori i vdekjes së Elizabeth Bishop

Elizabeth Bishop lindi më 8 shkurt të vitit 1911 dhe vdiq më 6 tetor 1979. Ajo ishte poete amerikane dhe shkrimtare e tregimeve të shkurtra. Është fituese e çmimit ‘Pulitzer’ për poezinë në 1956, fitoi çmimin Kombëtar të Librit në 1970, dhe është fituese e Çmimit Ndërkombëtar të Neustadt për Letërsinë në 1976, transmeton KultPlus.

Disa nga librat e saj më të njohur janë:

“In the Waiting Room”

“Në dhomën e pritjes” (“In the Waiting Room”) shkruar në 1976, Bishop trajtoi temën e ndjekjes për identitet dhe individualitet brenda një shoqërie të larmishme si një vajzë shtatëvjeçare që jetonte në Worcester, Massachusetts gjatë Luftës së Parë Botërore.

“First Death in Nova Scotia”

Poema e Bishop “Vdekja e parë në Nova Scotia” (“First Death in Nova Scotia”), e botuar për herë të parë në 1965, në këtë vepër paraqitet ngjarja e vdekjes së kushëririt së saj Arturo, e gjithë ngjarja transmetohet përmes këndvështrimit të një fëmije. Poema thekson se edhe pse i ri dhe naiv fëmija ka një vetëdije instiktive për ndikimin e rëndë të vdekjes.

“Sestina”

“Sestina”, botuar më 1965, përshkruan një përvojë të jetës reale. Pas vdekjes së babait të saj kur ajo ishte foshnjë dhe pas krizës nervore të nënës së saj kur ishte pesë vjeç, poema e Bishop shënon përvojën e saj pasi ajo ka shkuar të jetojë me të afërmit. Stili i poezisë së saj, ‘sestina’, është një stil poezie i krijuar nga Arnaut Daniel në shekullin e 12 -të, u përqendrua në theksimet e përfundimit të fjalëve në secilën rresht, duke i dhënë poezisë një ndjenjë të formës dhe modelit. Bishop është e njohur gjerësisht për aftësinë e saj në formatin ‘sestina’. /KultPlus.com