Letra e 7-vjeçarit për Babagjyshin që përloti botën

Një djalë 7- vjeçar ka përlotur botën me historinë e tij. Lajmi për të është publikuar nga të gjitha mediat ndërkombëtare.

Ai jeton diku në Teksas dhe i ka shkruar një letër Babagjyshit të Vitit të Ri. Në këtë letër ai kërkon një baba më të mirë, sepse i ati i tij është i dhunshëm.

Djaloshi quhet Blanke dhe letra e tij shkruar për Babagjyshin u botua nga qendra ku qëndrojnë gratë e dhunuara dhe fëmijët e tyre “SafeHaven of Tuarant County”.

Vogëlushi po qëndron atje bashkë me nënën dhe motrat e tij. Në letrën e tij vogëlushi shkruan:

“I dashur Santa! Ne duhet të iknim nga shtëpia jonë. Babi ishte i dhunshëm. Mami na tha se ishte koha për të ikur dhe se ajo do gjente një vend më të sigurtë për ne, një vend ku ne nuk do kemi frikë. Unë jam akoma nervoz, nuk dua të flas me fëmijët e tjerë. A do vini këtë Krishlindje ju? Ne nuk morrën asgjë nga gjërat tona dhe a mund të na sillni ju disa libra për fëmijë, një enciklopedi, një busull dhe një orë? Uroj edhe një baba, një baba të mirë. A mund të më sjellësh ti një baba të mirë? Të kam xhan Blake.’’

Letra e të voglit është shpëndarë shumë dhe kudo është uruar që kjo histori t’i bëjë gjithë ata burra që ngrenë dorë mbi gratë e tyre të reflektojnë. / KultPlus.com

Prindërve u thanë se nuk do të mund të ecte, 7-vjeçari ngjitet në malin më të lartë në Britani

Një 7-vjeçar me paralizë cerebrale, prindërve të të cilit i ishte thënë se ai kurrë nuk do të mund të ecte, është ngjitur në majën më të lartë në Britani të Madhe, shkruan “Sky”, transmeton KultPlus.

Caeden Thomson, nga Northamptonshire, ishte lindur 12 javë para kohës dhe që nga atëherë i ishte nënshtruar në mënyrë intenzive terapive fizikale.

Ai ngjitjen në majën më të lartë në Britani e ka bërë për bamirësi.

Në faqen e tij në “JustGiving”, nëna e tij Lisa, ka thënë se ai ka dashur të jap diçka pasi është ndjerë me fat për gjitha gjërat që ka në jetë.

Caeden është ngjitur në lartësi 1345 në Highlands të shtunën, duke mbledhur më tepër se 8000 funte që i ka dorëzuar për bamirësi.

Ai ishte nisur me përcjellje në ora 9 të mëngjesit dhe arriti në majë në ora 5:30 pasdite.

“Trupi im më dhemb shumë, por jam mirë. Ishte e vështirë”, ka thënë Caeden. / KultPlus.com

Njihuni me 7 vjeçarin që reciton 2800 vargje të Fishtës (VIDEO)

Quhet Nikoll Prendi. Është vetëm 7 vjeçar dhe reciton poezi duke i interpretuar si duhet. Por kjo nuk është arsyeja se përse vogëlushi është bërë ‘hit’ në rrjetet sociale.

Djali nga fshati Balldre i Lezhës është i aftë të recitojë jo pak por plot 2800 vargje poezi të At Gjergj Fishtës. Madje pa u ndaluar.

Për më tepër shikoni videon: