Abazoviqi në konferencë me Zelenskyn dhe Ramën: Ne në Ballkan e dimë çka është lufta

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Kiev pas takimit me presidentin Volodymyr Zelensky, se vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën. Tha se e dinë se çfarë po kalon Ukraina, për shkak se e kanë përjetuar luftën disa dekada më parë.

“Do të keni mbështetjen e plotë për rindërtimin e vendit tuaj. Ne nuk kemi shumë kapacitete, jemi të vogla por megjithatë do të japim kontributin tonë ashtu siç tani po japim kontributin duke ndihmuar me disa pajisje e një lloj mbështetje financiare që ndoshta nuk është mjaft, por është përgjegjësia jonë”, tha Abazoviq.

Avazoviq tha se ata kanë mirëpritur refugjatët ukrainas.

“Nga ana jonë do të keni mbështetjen tonë”, shtoi ai.

“Dua të përmend se çdo ukrainas që është tashmë në Malin e Zi, dhe janë 10 mijë tashmë, 1.8 për qind e popullsisë tonë, sepse ne jemi një komunitet i vogël, janë mëse të mirëpritur”, tha Abazoviq.

Abazoviq tha se populli i Ballkanit Perëndimor e di se çfarë po përjetojnë ukrainasit pasi kanë përjetuar luftën.

“Ne do të bëjmë më të mirën për tu mbështetur dhe të jeni të sigurt se ne e ndajmë këtë përvojë prej rreth tre dekadave më parë në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë saktësisht se çka është agresioni, shkatërrimi i luftës dhe krimet e luftës”, tha ai. / KultPlus.com

Mali i Zi me kryeministër shqiptar, Abazoviç merr mandatin nga Gjukanoviç

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i ka dërguar propozim Kuvendit të Malit të Zi që Dritan Abazoviçit t’i jepet mandatari për formimin e qeverisë. Lajmi është bërë me dije nga vetë Gjukanoviç përmes një postimi në rrjetet sociale. Mali i Zi do të ketë kështu kryeministër shqiptar.

Gjukanoviç dhe Abazoviç janë takuar më herët gjatë ditës së sotme, mëson “Vijesti”, kur presidenti i Malit të Zi ka njoftuar zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet dhe se ka ndërmend ta japë mandatin.

Gjukanoviç tha se përfaqësuesit e GP URA dhe partnerët e tyre politikë e kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së 43-të në Kuvend dhe se për këtë arsye ka marrë vendim që mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë Abazoviçit.

“I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres Parlamentin malazez së shpejti të mbahet seanca dhe të vendoset për programin dhe përbërjen e Qeverisë me propozim të kryeministrit”, ka përfunduar Gjukanoviç.

Kështu, Dritan Abazoviç merr kështu mandatin për formimin e qeverisë së pakicave me mbështetjen e partisë së Gjukanoviç.  Sipas marrëveshjes në parim, qeveria e pakicës do të ketë 18 dikastere. Kujtojmë se më 4 shkurt Kuvendi rrëzoi qeverinë e Zdravko Krivokapiç. / KultPlus.com

Abazoviç: Shtatorja e Skenderbeut do të vendoset në Ulqin, jemi vonuar

Zëvendëskryeministër i Malit të Zi dhe tashmë president i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, në një intervistë të dhënë për analistin Mentor Nazarko, të publikuar në emisionin “Log.” në ABC, ka folur për prejardhjen e tij. Ai ka bërë me dije se familja e tij është nga Ulqini, por rrënjët shtrihen në Krujë, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu, Abazoviçi ka bërë me dije se brenda vitit në hyrje të qytetit të Ulqinit do të ngrihet shtatorja e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Sipas tij, kjo gjë duhej të bëhej më parë. Ai duke kërkuar falje për vonesën e ngritjes së shtatores së  Skënderbeut, ka thënë se të gjithë duhet të jenë të qartë se shqiptarët në Malin e Zi janë të lidhur me historinë, dhe ka ardhur koha që në Ulqin të ketë një monument të Skënderbeut?

“Ka shumë kohë që ne jemi në vonesë me vendimin për të bërë një bust për Skënderbeun. Por me qeverinë e re kjo gjë do të përfundojë dhe busti do të vendoset në hyrje të Ulqinit. Që të gjithë ata që vijnë të jenë të qartë që lidhja jonë me Skënderbeun dhe me historinë kombëtare është e rëndësishme. Në fund të vitit jam i sigurt që projekti do të përfundojë. Kërkoj falje për vonesën, por ka qenë zvarritje. Kërkoj falje që nuk ka ndodhur me herët”, ka thënë zv. kryeministri i Malit të Zi./ KultPlus.com

Politikani shqiptar në Malin e Zi ka thënë se familja e tij është nga Ulqini, por thuhet se rrënjët i ka nga një fshat i Krujës që ka pikërisht edhe mbiemrin e tij, fshati Abazaj. Ai madje ka theksuar se mban lidhje me familjen shqiptare nga Kruja.

Çfarë ju lidh me Krujën?

“Me Krujën kemi lidhje se aty gjendet fshati Abazaj. Kur kemi pasur një gëzim familjar, vetë na kanë kontaktuar kushërinj nga ai fshat dhe kanë marrë pjesë dhe ne jemi prej andej. Kemi mbetur me kontakte dhe vizitohemi shpesh”, ka shtuar më tej./ KultPlus.com