ACM Awards 2020: Lista e plotë e fituesve

‘Academy of Country Music Awards’ (ACM Awards) ka publikuar listën me të gjithë të nominuarit për ceremoninë, e cila vlerëson muzikën e këtij zhanri.

Edhe pse këtë vit mund të duket ndryshe nga vitet e kaluara, ishte po aq e mbushur me yje sa kurrë më parë.

Miranda Lambert, Tim McGraw, Maren Morris, Carrie Underwood, Taylor Swift dhe shumë personazhe të tjera të famshme u ngjitën në skenë për të festuar këtë eveniment të mrekullueshëm.

Shfaqja u transmetua nga tre vende të ndryshme në Nashville, Grand Ole Opry House, Ryman Auditorium e Bluebird Cafe dhe Keith Urban ka marrë përsipër gjithë mbrëmjen.

Më poshtë ua sjellim listën e plotë të fituesve të këtij viti:

Argëtuesi i vitit: Thomas Rhett dhe Carrie Underwood

Artistja e vitit: Marren Morris

Artisti i vitit: Luke Combs

Dyshja e vitit: Dan + Shay

Grupi i vitit: Old Dominion

Artistja e re më e mirë: Tenille Townes

Artisti i ri më i mirë: Riley Green

Albumi i vitit: “What You See Is What You Get” – Luke Combs

Kënga ‘solo’ e vitit: “God’s Country” – Blake Shelton

Kënga e vitit: “One Man Band” – Old Dominion

Videoja e vitit: “Remember You Young” – Thomas Rhettt

Kompozitori i vitit: Hillary Lindsey

Evenimenti muzikor i vitit: “Fooled Around and Fell in Love” – Miranda Lambert dhe Maren Morris, Ashley McBryde, Tenille Townes, Caylee Hammack dhe Elle King. / KultPlus.com