Konfirmohet vazhdimi i “Murder Mystery” në Netflix

Jennifer Aniston dhe Adam Sandler kohët e fundit konfirmuan se do të marrin pjesë në një vazhdim të komedisë së vitit 2019 “Murder Myster”.

Aktorët njoftuan se ishin duke u përgatitur për të luajtur në filmin e ardhshëm të Netflix, të titulluar aktualisht “Murder Mystery 2”, gjatë eventit të takimit me fansa Tudum, që u zhvillua të shtunën, shkruan DailyMail.

Zhvillimi i një filmi komedi u raportua fillimisht vetëm disa muaj pas publikimit të tij fillestar, megjithëse përfshirja e aktororëve nuk u konfirmua në atë kohë.

Gjatë bisedës së dyshes, e cila u nda në postimin e një llogarie të tifozëve në Twitter, Sandler foli për temën e një filmi tjetër duke i sugjeruar Aniston që ata duhet të darkojnë në të ardhmen e afërt.

Aktorja 52-vjeçare më pas propozoi që ata të dy të takoheshin në shumë raste, edhe pse aktori i saj 55-vjeçar vuri në dukje se ‘shumë njerëz vdiqën’ herën e fundit që e bënë këtë.

Ylli i “Friends” vuri në dukje se përvojat e tyre ndodhën në filmin origjinal “Mureder Myster” dhe se më pak vdekje duhet të ndodhin gjatë daljes së tyre të ardhshme.

Filmi origjinal “Murder Myster” paraqiti Aniston dhe Sandler si Audrey dhe Nick Spitz, një çift nga New York të cilët përfshihen në një hetim lidhur me një incident në jahtin e një miliarderi.

Gjithashtu të përfshirë në filmin i drejtuar nga Kyle Newacheck janë: Luke Evans, Gemma Arterton dhe Terence Stamp./KultPlus.com

Ky është filmi më i ri i Adam Sandler që po thyen të gjitha rekordet e Netflix

Filmi me titullin ‘Murder Mystery’ është shikuar nga 30.9 milionë përdorues të Netflix vetëm për 3 ditë.

Filmi më i fundit i Adam Sandler për Netflix, ‘Murder Mystery’ ka thyer një rekord të madh.

Aktori, i cili ka nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare me Netflix në vitin 2017, është bërë sërish bashkë me aktoren Jennifer Aniston, për një komedi që tregon historinë e një çifti nga New York të cilët rastësisht kapen në një aventurë nëpër një udhëtim në Evropë.

Megjithëse kritikët nuk është se po e vlerësojnë Sandler dhe filmat e tij, përdoruesit e Netflix duket se po e duan ende, përcjell Gazeta Express.

Në tri ditët e para që nga publikimi, raportimet tregojnë se filmi është shikuar nga gati 30.9 milionë përdorues, që është një nga hapjet më të mëdha për një film të realizuar nga Netflix.

‘Murder Mystery’ pritet të kalojë edhe filmin e rekordeve të Netflix, ‘Bird Box’, i cili është shikuar 80 milionë herë në muajin e parë të lansimit./Gazeta Express/KultPlus.com