‘Mbi ato buzë’ nga Adelina Pali, një ndër poezitë finaliste në konkursin poetik ‘KultStrofa’

Adelina Pali

Nuk di në ç’vetull të qëndroj,
Nuk di ku të të puth më parë.
Shikoj një buzë që flakë lëshon
I tëri një hijeshi e rrallë!
Dhe le të digjem, shkrumb të bëhem
Mbi ato buzë do të qëndroj,
S’dua të mbetesh imazh ëndrre
Të të humbas jo dot s’guxoj…/KultPlus.com

Dokumentari “ADELINA” fiton çmimin “Docs around Europe Network Award at Docs Barcelona”

Dokumentari “ADELINA” fitoi çmimin “Docs around Europe Network Award at Docs Barcelona” në MakeCoProDox Forum, përcjell KultPlus.

Dokumentari “ADELINA” me regji nga Aurela Berisha dhe producent Eroll Bilibani, mbajti sot pitching në edicionin e 5-të të MakeCoProDox Forum. Prenzantimi i dokumentarit u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga audienca dhe shtetet ballkanike.

Gjithashtu dokumentarit “ADELINA” iu nda çmimi “Docs around Europe Network Award at Docs Barcelona” në edicionin e 5-të të MakeCoProDox Forum.

“ADELINA” prek një tematikë e cila ndjek aktivitetin e ikonës së estradës shqiptare, Adelina Ismaili, në sfondin e ish-Jugosllavisë së viteve 1990. /KultPlus.com

Mësuesja

Poezi e shkruar nga Adelina Mamaqi.

Dhe sot ia dëgjoj zërin e ëmbël,
Dhe sot ia vështroj sytë zjarr.
E desha, o miq, me gjithë zemër,
Mësuesen e klasës së parë.

Ajo më mësoi si të shkruaj
Dy emrat: Atdhe e Nënë,
Këshillat, qortimet e saj,
Ç’mbresa n’shpirt m’kanë lënë!

Një tufë me vjollca e lila
Gjithmonë ia vë mbi varr,
N’zemër me zgjohet dëshira
Ta kem at’ pranë Si më parë.

Ajo zë e flet sërish me mua
Ashtu si kur isha fëmijë!
Në gjirin e kohës së shkuar
Kthehem me mall përsëri.

Dhe dorën që dridhej nga pak
Ndër flokë sërish e ndiej,
Endërrimet e mia miturake
Në sytë e saj prapë i gjej.

Ah, ç’gaz kur dëgjoj zën’ e ëmbël,
Këshillat e saj kur kujtoj!
E desha, o miq, me gjithë zemër
Dhe s’mundem askurr’ ta harroj./KultPlus.com

‘Dashuria e thjeshtë është e mirë sepse nuk plaket’

Poezi nga Adelia Prado, sjellë në shqip nga Mirela Kapaj.

Ajo çka dua është një dashuri e thjeshtë.
Ata që dashurojnë thjesht nuk e shohin njëri-tjetrin.
Kur e gjen, si besimin,
marrin fund teologjizmat.
E ashpër si çizme të vjetra,
dashuria e thjeshtë është thatanike,
e çmendur për seks,
dhe ka aq fëmijë sa ta merr mendja.
Mbjell puthje tre-ngjyrëshe në krejt shtëpinë,
mall vjollcë dhe i bardhë, edhe e thjeshtë, edhe e gjallë.
Dashuria e thjeshtë është e mirë sepse nuk plaket.
Përqëndrohet në thelb,
ajo që shndrit në sy është ajo që është:
Unë jam burrë ti je grua.
Dashuria e thjeshtë nuk ushqen iluzione,
e vertmja gjë që zotëron është shpresa:
Unë dua një dashuri të thjeshtë.\KultPlus.com

PriFest në Gjakovë do të shfaqë 4 filma të regjisorëve të suksesshëm nga Kosova

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, i njohur gjithashtu si Festivali i Filmit në Prishtinë dhe PriFilmFest, ka prezantuar projektin e tyre të radhës, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, PriFest ka njoftuar se përmes projektit “Moving Cinema” me datë 21.05.2022 nga ora 09:30 PriFest sjell në Gjakovë në Kino HYRIJE HANA, 4 filma të metrazhit të shkurtë nga regjisorë të suksesshëm nga Kosova.

Filmat “Rruga”, “Sea by the River and River by the Sea”, “Adelina” dhe “Vlora” do të jenë filmat që do të prezantohen në Gjakovë.

Pas shfaqjes së filmave do të ketë diskutime me pjesmarrës nga ekipi i filmave. /KultPlus.com

Pesë video nga arkiva e RTP-së, tinguj që nuk harrohen kurrë

Nga arkivi i TVP kemi zgjedhur këngën “Lambada” interpretuar nga dyshja simpatike Leze dhe Xhevdet Qena, si dhe video të tjera të viteve të 80-a, shkruan KultPlus.

Në këto video mund ta dëgjoni melodinë e bukur të muzikës popullore dhe t’i shijoni tekstet e këndëshme dhe pak qesharak të këngës që përshkruan marrëdhënien mes një burri e një gruaje.

Këto këngë u përkasin viteve 70-a, 80-a dhe 90-a

Këngët gjithashtu kanë qenë pjesë e programit festiv që është transmetuar në ish-televizionin TVP./KultPlus.com