Së shpejti filmi “Rregullat e artit”

Agnes Nokshiqi e cila është një prej aktoreve të këtij filmi me skenar dhe regji Aleksandar Rusjakov, ka njoftuar se së shpejti do të vjen filmi “Rregullat e artit”, që i takon takon zhanrit triller, por në përmbajtje është dhe melodramë dashurie, shkruan KultPlus.

Personazhi kryesor është detektivi privat Alberti, i cili në qytet mban agjencinë e tij private. Nëpërmjet disa rasteve të tij që kanë të bëjnë me tradhti në dashuri, zbulojmë pasionin e vërtetë të detektivit, obsesionin e tij jetësor e cila nuk është e drejtuar drejt spiunimit voajerist të jetës së tjerëve, por drejt kapjes së pjesëve të fateve njerëzore, momente që ai i ngrin në aparatin e tij. Ky film i shkurtër nga njëra anë është një rrëfim i jetesës moderne dhe të tjetërsuar, dhe nga ana tjetër është një odë e vërtetë për artin.

Në këtë film, sipas faqes zyrtare të filmit me rolet e tyre luajnë aktorët: Sabedin Selmani, Amernis Nokshiqi, Xhevdet Jashari, May-linda Kosumovic, Mirlinda Sahiti, Luran Ahmeti, Blagica Terpkovska, Adrian Aziri, Jana Stojanovska, Muzafer Etemi, Ziba Radonqiq, Agnes Nokshiqi, Arsim Kaleci, Elita Ziberi dhe Hanis Bagashov./KultPlus.com