Të shtunën, Komuna e Prishtinës teston sistemin e alarmit publik

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën do të bëjë testimin e radhës të sistemit të alarmit publik në Prishtinë.

Testimi do të bëhet në orën 12:05, me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

“Këtë të shtunë, më 5 mars, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com