Festivali i muzikës baroke ‘AlBa’ vijon turneun në Durrës

Festivali kushtuar muzikës baroke “AlBa” vijoi turneun në teatrin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Teatri Kombëtar i Operas e Baletit njofton se në koncertin “La Piazza, la Chiesa, Il Teatro”, artistët dhe instrumentistët, së bashku me të pranishmit në sallë, bënë “një udhëtim” në kulturën e shenjtë dhe profane popullore nga humanizmi në periudhën baroke.

Koncerti u dirigjua nga Francesco Aliberti. Interpretuan zëra të njohur, si Noemi Sangiacomo, Samantha Franchino, Vito Nigrol, Marco Falvella etj. Instrumenstistë, Marco Salvato, Samuele Notarfrancesco etj.

Përgjatë katër muajve, dhjetë koncerte të ndryshme, nga dhjetë grupe të ndryshme që interpretojnë muzikë antike të njohur dhe më pak të njohur, do të ngjiten në skenën e TKOB-së dhe më gjerë për një audiencë që përfshin të gjitha moshat./atsh/KultPlus.com

‘Alba’, Teatri i Operas 10 koncerte me muzikë baroke! ‘Serve e padroni’, artistët italianë çelin siparin e Festivalit

Ka nisur në Teatrin e Operas Festivali i Muzikës Baroke ‘Alba’. Për 4 muaj do të mbahen 10 koncerte nga 10 grupe të ndryshëm artistikë.

Festivali i Muzikës Baroke “Alba” ka ngritur siparin këtë fillimjavë në Opera.

Koncerti “Serve e padroni”, me arie, duete e simfoni, të nxjerra nga “Opere buffe napoletane”, çeli siparin për 10 koncerte të ndryshme që do të mbahen përgjatë katër muajve nga 10 grupe të ndryshëm. 

Pas bashkëpunimit të suksesshëm në Festivalin e Muzikës Jazz, ngjarja muzikore organizohet me Konservatorin e Muzikës “Carlo Gesualdo da Venosa” të Potenza-s.

Gjatë mbrëmjes së parë performuan sopranoja italiane Rita Lacobelli dhe baritoni Sergio Bologna, ndërsa muzika u luajt nga orkestra “Gesualdo”.

“Opera buffe” janë quajtur veprat komike italiane, që janë kryesisht të lidhura me zhvillimet në Napoli në gjysmën e parë të shekullit të 18-të.M.Q./Shqiptarja.com/KultPlus.com

Alba

Poezi nga Ezra Pound

E freskët posi gjethe të qullura
muzgjesh
Ajo shtrihet pranë meje në agim.

Ezra Pound është shkrimtar i huaj. Ezra Weston Loomis Pound ishte një shkrimtar amerikan, poet dhe kritik, dhe një nga poetët më të mëdhenj modernistë në gjysmën e parë të shekullit 20-të.

Ai është i njohur mirë si një nga themeluesit e imagism poetik lëvizjes, përmbledhjen e poezisë poezi të Cantos, si dhe si një redaktor i ka mundësuar karierëne e kolegëve të tij, si T. S. Eliot, James Joyce, Robert Frost dhe Ernest Hemingway.

Kishte mbështetur hapur Fashizmin dhe aktivitetet propagandistike të fuqive të Boshtit në Luftën e Dytë Botërore, por, në anën tjetër, është bërë dhe një nga figurat më të diskutueshme të letërsisë amerikane./KultPlus.com

Plotë 73 vite nga vdekja e Edith Durham (FOTO)

Më 15 nëntor 1944, vdiq mikja e madhe angleze e popullit shqiptar, Albanologe e shquar Edith Durham, shkruan KultPlus.

Në moshën 37 vjeçare, e këshilluar edhe nga doktori i saj, ajo ndërmori një pushim jashtë vendit për t’u qetësuar. Me anë të detit, duke u nisur nga Anglia deri në bregun e Dalmacisë, duke udhëtuar nga Trieste në Kotor, më në fund zbarkoi në Cetinje, ish kryeqyteti i Malit të Zi. Kjo pjesë e vogël e harruar e botës do t’i lente asaj mbresa të thella për të gjithë jetën.

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Evropës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t’i jepnin famë të madhe. Ajo shkruajti 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët High Albania (Shqipëria e Epërme) e shkruar në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arrira.

Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore. Është për t’u theksuar që artikujt e saj për revistën Njeriu (Man)e bëri atë një pjesëtare të njohur të Institutit Mbretëror te Antropologjisë (The Royal Anthropological Institute)./ KultPlus.com