Festivali ndërkombëtar i monodramës “Albamono”

Festivali ndërkombëtar i monodramës “Albamono” nisi edicionin e tij të 21-të, duke u bërë edhe pjesë e jetës artistike dhe kulturore të këtij sezoni.

Festivali nisi në Pallatin e Kulturës “Dhimitër Orgocka” në Maliq, i cili po restaurohet plotësisht. “Albamono” organizohet me mbështetjen e Bashkisë Maliq, Bashkisë Pogradec dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ai u çel me “Medean” e Euripidit, me regji të Klajdi Markut dhe interpretimin e Darlin Dimo.

Ky festival do të sjellë për publikun jo vetëm shfaqje shqiptare, por edhe nga shtete të tjera, me tematika të shumëllojshme.

Drama e dytë në radhë ishte “When it hurts, you play” e amerikanes Danijela Popovic, ndërsa sonte do të shfaqet monodrama nga Ukraina, “The queen of detectives”, interpretuar nga Inna Goncharova.

Festivali këtë vit po zhvillohet në qytetet e Pogradecit dhe Maliqit, si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të sezonit./atsh/KultPlus.com