‘Mos u përpiq të bëhesh një njeri i suksesit, por përpiqu të bëhesh një njeri me vlera’

Fizikanti i famshëm Albert Ajnshtajni konsiderohet gjerësisht si një nga mendjet më të mëdha që ka jetuar ndonjëherë. Ai hapi qasjen ndaj një pasurie të madhe të dijes dhe fuqisë.

Nga studimet e tij u ngrit terreni mbi të cilën bazohen teoria e kuantikës, si dhe konceptet e energjisë në pikën zero, teoria e vrimave të zeza dhe kërkimi për një teori të unifikuar të forcave. Zbulimet e tij ishin gjithashtu përgjegjëse për bombën e parë atomike. Një dualitet i madh!

Çfarë është ajo që e bën mendjen e një individi të aftë për vepra të tilla të mahnitshme?

Besohet nga disa që, me çfarëdo lloj mënyre, për çfarëdo arsye – qoftë anomalie, fati ose të dyja – përmbajtja e mendjes së Ajnshtajnit u soll në një mënyrë që formoi çelësin e një prej mistereve më të thella të universit, duke lejuar një mençuri tjetër, atë shpirtërore të rrjedhë përmes saj.

Më poshtë gjeni 25 nga citimet më inteligjente dhe më intriguese të Albert Einstein. Ju këshillojmë që të mos i lexoni nxitimthi, disa kanë një kuptim më të thellë se sa mund të mendoni fillimisht dhe meritojnë një meditim të përzemërt.

1) “Imagjinata është më e rëndësishme sesa njohuria. Sepse njohuria është e kufizuar, ndërsa imagjinata përqafon gjithë botën, duke nxitur përparimin, duke lindur evolucionin”.

2) “Sekreti i krijimtarisë është të dish se si t’i fshehësh burimet e tua”.

3) “Natyra na tregon vetëm bishtin e luanit, por unë nuk dyshoj se bishti i përket luanit edhe pse ai nuk mund ta zbulojë menjëherë veten për shkak të madhësisë së tij të pamasë.”

4) “Përvoja më e bukur që mund të kemi është ajo e misterit. Është emocioni themelor që qëndron në djepin e gjithë artit dhe shkencës së vërtetë”.

5) “Përsosja e mjeteve dhe ndryshimi i qëllimeve duket të jetë problemi ynë kryesor”.

6) “Sa i përket ligjeve të matematikës që i referohen realitetit, ato nuk janë të sigurta, për aq sa janë të sigurta, nuk i referohen realitetit”.

7) “Nëse nuk mund ta shpjegosh në mënyrën më të thjeshtë, ti nuk e ke kuptuar mirë.”

8) “Asnjë problem nuk mund të zgjidhet nga niveli i njëjtë i ndërgjegjes që e krijoi atë”.

9) “Vetëm njohuritë dhe aftësitë njerëzore nuk mund ta çojnë njerëzimin drejt një jete të lumtur dhe dinjitoze. Njerëzimi ka çdo arsye të mundshme për t’i vendosur lajmëtarët e standardeve dhe vlerave të larta morale mbi zbuluesit e së vërtetës objektive”.

10) “Informacioni nuk është dituri”.

11) “Gjëja më e pakuptueshme për botën është se është e kuptueshme”.

12) “Çdo gjë që mund të numërohet nuk numërohet domosdoshmërisht, gjithçka që llogaritet nuk mund të llogaritet domosdoshmërisht “.

13) “Për të formuar një anëtar të pastër të një kopeje delesh, duhet të jetë mbi të gjitha një dele”.

14) “Çdo gjë duhet të jetë e thjeshtë, por jo të thjeshtohet më tej”.

15) “Njeriu duhet të kërkojë për atë që është dhe jo për atë që mendon se duhet të jetë.”

16) “Çdo njeri që lexon shumë dhe përdor trurin e tij shumë pak bie në zakone të liga të të menduarit”.

17) “Veprimi është forma më e lartë e kërkimit.”

18) “Perëndia nuk kujdeset për vështirësitë tona matematikore. Ai integron në mënyrë empirike”.

19) “Kushdo që nuk e merr seriozisht të vërtetën në çështje të vogla nuk mund të besohet as në ato të mëdha”.

20) “Shpirtrat e mëdhenj kanë hasur gjithmonë kundërshtim të dhunshëm nga mendjet mediokre. Mendja mediokre është e paaftë për të kuptuar njeriun që refuzon të përkulet verbërisht ndaj paragjykimeve konvencionale dhe zgjedh që t’i shprehë mendimet e tij me guxim dhe ndershmëri”.

21) “Ekuacionet janë më të rëndësishme për mua, sepse politika është për të tashmen, por një ekuacion është diçka për përjetësinë”.

22) “Mos u përpiq të bëhesh një njeri i suksesit, por përpiqu të bëhesh një njeri me vlera”.

23) “Feja ime përbëhet nga një admirim i përulur i frymës së pafundme superiore që zbulon veten në detajet më të lehta që ne mund t’i perceptojmë me mendjen tonë të brishtë dhe të pafuqishme”.

24) “Mendimi praktik nuk është asgjë më shumë se një depozitë e paragjykimeve të përcaktuara nga mendja para se të arrini tetëmbëdhjetë vjeç.”

25) “Lirimi i fuqisë atomike ka ndryshuar gjithçka, përveç mënyrës sonë të të menduarit… zgjidhja e këtij problemi qëndron në zemrën e njerëzimit. Po ta kisha ditur, do të bëhesha orëndreqës!”/KultPlus.com

144 vjetori i lindjes së Albert Ajnshtajnit, shkencëtari që ndryshoi kuptimin tonë ndaj botës

Sot shënohet një datë e rëndësishme në botën e shkencës. Për 144 vjet më parë në Ulm të Gjermanisë lindi një nga shkencëtarët më të njohur në historinë e njerëzimit, Albert Ajnshtajni, shkruan KultPlus.

Ai ishte një fizikan teorik i shquar që kontribuoi me teori të rëndësishme dhe zbulime në fusha si mekanika kuantike, relativiteti i përgjithshëm dhe atomi.

Edukimi i tij filloi në Zvicër, ku u diplomua në një shkollë të mesme teknike. Në vitin 1896 ai u transferua në Zürich për të studiuar fizikën dhe matematikën në Universitetin e Zürichut. Këtu ai u takua me një grua të quajtur Mileva Marić, me të cilën u martua në vitin 1903.

Në vitin 1905 Aijshtajni publikoi tre artikuj shkencorë të rëndësishëm që ndryshuan kuptimin e fizikës së epokës. Këto ishin “Teoria e Relativitetit Speciale”, “Teoria e Efektit Fotoelektrik” dhe “Teoria e Lëvizjes Browniane”. Ky vit është quajtur edhe “Viti i Mirakujve të Albert Ajnshtajnit”.

Në vitin 1915 Ajnshtajni publikoi “Teorinë e Relativitetit të Përgjithshëm”, e cila ndryshoi mënyrën si kuptohet graviteti dhe gjithashtu e ktheu Ajnshtajnin në një yll të shkencës së epokës. Për këtë kontribut, ai fitoi çmimin Nobel për fizikë në vitin 1921.

Megjithëse Ajnshtajni vazhdoi të kontribuojë në shkencë, ai gjithashtu kishte një interes të madh në politikë dhe paqe botërore. Ai ishte një pacifist i fortë dhe luftoi kundër armatimeve dhe luftimeve në mbarë botën. Ai gjithashtu ishte një mbështetës i së drejtës së zgjedhjes së lirë dhe ngriti zërin për të drejtat civile.

Ndërkaq, Ajnshtajni vdiq në vitin 1955 në Prinston, New Jersey, SHBA. Megjithëse Aijshtajni nuk është më mes nesh, trashëgimia e tij shkencore dhe humanitare mbetet një burim frymëzimi për gjeneratat e ardhshme. / KultPlus.com

Shtatë mënyrat se si Albert Ajnshtajni e ndryshoi botën tonë

Albert Ajnshtajni (1879-1955), është një nga shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave, dhe emri i tij është bërë sinonim i fjalës “gjeni”.

Ndërsa një pjesë e famës i detyrohet deri diku pamjes së tij ekscentrike, dhe deklaratave të herëpashershme mbi filozofinë, politikën botërore dhe tema të tjera jo-shkencore, janë kontributet e tij në fizikën moderne, ato që e kanë ndryshuar të gjithë perceptimin tonë mbi Universin dhe kanë ndihmuar në formësimin e botës ku jetojmë sot. Ja cilat janë disa nga konceptet e tij që e ndryshuan planetin.

Koncepti hapësirë-kohë

Teoria Speciale e Relativitetit, e ndryshoi mënyrën se si ne e mendojmë hapësirën dhe kohën, dhe vendosi një kufi universal të shpejtësisë së shpejtësisë së dritës. Sipas shkencëtarit gjerman asgjë nuk mund të udhëtojë më shpejt se sa drita.

Por gjithashtu teoria e tij thotë se gjërat nisin të sillen në një mënyrë shumë të çuditshme kurai i afrohet shpejtësisë së dritës. Për shembull në rast se do të mund të shihnim një anije kozmike që udhëton me 80 për qind të shpejtësisë së dritës, ajo do të dukej 40 për qind më e vogël se më parë.

Dhe nëse do të mund të shihnim brenda, gjithçka do të dukej se lëvizte më ngadaltë, dhe orës do t’i duhej në fakt 100 sekonda për të shënuar në një minutë. Kjo do të thotë që ekuipazhi i anijes kozmike do të plaket më ngadalë sa më shpejt që të udhëtojë në hapësirë.

Ekuacioni i famshëm E=mc^2

Ky ekuacion shpreh ekuivalencën e masës (m) dhe energjisë (E), dy parametra fizikë që mëparë besohej se ishin krejtësisht të ndara. Në fizikën tradicionale, masa mat sasinë e lëndës që përmban një objekt, ndërsa energjia është një veti të cilën objekti e ka për shkak të lëvizjes së tij dhe forcave që veprojnë mbi të.

Ekuacioni i Ajnshtajnit, thotë se masa dhe energjia janë në thelb e njëjta gjë, për sa kohë që shumëzoni masën me c^2 – katrorin e shpejtësisë së dritës, që është një numër shumë i madh,për të siguruar që ai të ketë të njëjtën njësi energjitike. Kjo do të thotë se një objekt fiton masë ndërsa lëviz më shpejt, vetëm sepse po fiton energji.

Lazeri

Lazerët janë një element thelbësor i teknologjisë moderne, dhe përdoren në çdo gjë, nga lexuesit e barkoreve, tek hologramet, deri dhe komunikimi me fibra optike. Megjithëse lazerët nuk lidhen zakonisht me Ajnshtajnin, ishte puna e tij që i bëri ato të mundura.

Termi lazer, i shpikur në vitin 1959 është një shkurtim i togfjalëshit “amplifikimi i dritës nga emetimi i stimuluar i rrezatimit”– dhe emetimi i stimuluar është një koncept të cilin e ka zhvilluar Ajnshtajni. Në vitin 1917, ai shkroi një studim mbi teorinë kuantike të rrezatimit, ku ndër të tjera përshkruan sesi një foton i dritës që kalon nëpër një substancë,mund të stimulojë emetimin e fotoneve të reja.

Ajnshtajni e kuptoi se fotonet e reja udhëtojnë në të njëjtin drejtim, dhe me të njëjtën frekuencë dhe fazë, si fotoni origjinal. Kjo shkakton në efekt ‘kaskadë’, pasi prodhohen gjithnjë e më shumë fotone pothuajse identike.

Si teoricien, Ajnshtajni nuk e çoi më tej këtë ide, ndërsa shkencëtarët e tjerë bashkëkohës metë nuk e njohën që në fillim potencialin e saj. Por bota mbërriti më në fund në atë pikë, dhe njerëzit po i përdorin gjerësisht lazerat, nga armët kundër dronëve, deri tek kompjuterët super të shpejtë.

Vrimat e zeza

Teoria Speciale e Relativitetit, tregoi se hapësira-koha mund të bëjë disa gjëra mjaft të çuditshme edhe në mungesë të fushave gravitacionale. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi Ajnshtajni zbuloi se objektet e mëdha si planetët dhe yjet e shtrembërojnë strukturën e hapësirë-kohës, dhe se është pikërisht ky shtrembërim ai që prodhon efektet, të cilat ne i perceptojmë si gravitet.

Ajnshtajni e shpjegoi relativitetin e përgjithshëm përmes një grupimi kompleks ekuacionesh, të cilat kanë një gamë të madhe aplikimesh. Ndoshta zgjidhja më e famshme për ekuacionet e Ajnshtajnit erdhi nga zgjidhja e Karl Shvarçild në vitin 1916:një vrimë e zezë .

Edhe më e çuditshme është një zgjidhje që e ka zhvilluar vetë Ajnshtajni në vitin 1935 në bashkëpunim me Natan Rozen, duke përshkruar mundësinë e shkurtoreve nga një pikë e hapësirë-kohës në tjetrën. Urat e quajtura fillimisht Ajnshtajn-Rozen, janë tani të njohura për të gjithë si “vrimat e zeza”.

Universi në zgjerim

Në fillimin e shekullit XX shumica e shkencëtarëve mendonin se struktura e hapësirës, ishte në një gjendje zgjerimi të vazhdueshëm, ndaj distancat midis galaktikave po rriteshin vazhdimisht. Por Ajnshtajni mendonte se nuk mund të ishte e vërtetë. Ndaj ai i shtoi ekuacioneve të tij diçka që quhet konstante kozmologjike, për të prodhuar një Univers statik.

Por në vitin 1929, vëzhgimet e Edvin Habëll mbi galaktikat e tjera, treguan se Universi nëfakt po zgjerohet, me sa duket në atë mënyrë siç e kishin parashikuar ekuacionet origjinale të Ajnshtajnit. Konstanten kozmologjike, Ajnshtajni e përshkroi më vonë si gabimin e tij më të madh.

Bomba bërthamore

Ajnshtajni i i atribuohet herë pas here “shpikja” e armëve bërthamore përmes ekuacionit të tij E = mc^2. Por Instituti Maks Plank për Fizikën Gravitacionale, thotë se lidhja mes të dyve është në rastin më të mirë e dobët. Përbërësi kryesor është fizika e ndarjes bërthamore , me të cilën Ajnshtajni nuk kishte asnjë përfshirje të drejtpërdrejtë.

Gjithsesi, ai luajti një rol vendimtar në zhvillimin praktik të bombave të para bërthamore. Në vitin 1939, një numër kolegësh e paralajmëruan atë mbi mundësitë e ndarjes bërthamore dhe tmerret që do të ndodhnin nëse Gjermania naziste do të arrinte të ndërtonte armë të tilla.

Ai ia përcolli këto shqetësime përmes një letre drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Frenklin D.Ruzvelt. Rezultati përfundimtar i letrës së Ajnshtajnit ishte krijimi i Projektit Manhatan , i cili krijoi bombat atomike, të cilat u përdorën kundër Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Valët gravitacionale

Ajnshtajni vdiq në vitin 1955, por trashëgimia e tij e madhe shkencore vazhdon të na habisëedhe tani në shekullin XXI-të. Në shkurtin e vitit 2016, shkencëtarët njoftuan zbulimin evalëve gravitacionale, një tjetër pasojë tjetër e Relativitetit të Përgjithshëm.

Valët gravitacionale, janë valëzime të vogla që përhapen në strukturën e hapësirë-kohës, dhe shpesh thuhet se Ajnshtajni e “parashikoi” ekzistencën e tyre. Por realiteti është më pak i qartë se sa kaq. Ajnshtajni nuk e përcaktoi asnjëherë plotësisht nëse valët gravitacionale ishin të parashikuara apo përjashtuara nga teoria e tij. Dhe astronomëve iu deshën dekada kërkimepër t’i dhënë një përgjigje kësaj çështje. /LiveScience/ KultPlus.com