Aleksandër Moisiu priti 3 vjet për pasaportën shqiptare, por nuk e gëzoi dot

Gazeta “TemA”, sjell ekskluzivisht një cikël të gjatë dokumentesh, nga të gjitha procedurat që ndoqi aktori i madh shqiptar Aleksandër Moisiu, për të përfituar nënshtetësinë shqiptare.

Edhe pse kaloi thuajse gjithë rininë, mes qytetit të Durrësit dhe Tiranës, para se të zhvendosej drejt Vjenës së Austrisë, artisti i shquar iu nënshtrua të gjitha procedurave ligjore për të përfituar pasaportën e vendit të tij.

Mes shumë materialesh arkivore që mund të gjenden për të, në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSh), ato që bien më shumë në sy, janë letërkëmbimet zyrtare për Aleksandër Moisiun, i cili, kërkon nënshtetësinë shqiptare.

Gazeta “TemA” sjell për herë të parë këto dokumente, që përmbajnë vlera të rralla si dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme që dramaturgu i madh i skenave botërore, pavarësisht suksesi të madh që korri kudo, nuk e harroi kurrë vendlindjen, duke kërkuar së bashku me familjen, atë që i takonte: Identitetin e tij shqiptar.

Pavarësisht se, mjaft emra të ndritur të kulturës botërore u magjepsën përpara artit të Moisiut, ajo që vihet re në këtë korrespondencë të ftohtë dhe teknike mes institucioneve, është fakti se ai iu nënështrua procedurave ligjore të kohës, si për çdo shtetas tjetër.

Duket, se ai nuk e fshehu aspak të qenit shqiptar dhe nderit që i bënte imazhit të Shqipërisë, ky vigan i përmasave botërore, ishin elemente që për shtetin e kohës, nuk përbënin asnjë lehtësi ligjore.

Më poshtë, vijnë në vëmendje një pjesë nga letërkëmbimet zyrtare të kohës, kur konsullata shqiptare në Vjenë i drejtohej ministrit të Punëve të Jashtme Xhafer Vila, duke sqaruar të gjithë dosjen e Moisiut, lidhur me kërkesën që parashtron ndaj shtetit shqiptar:

“Kam nderin të njoftoj se dramaturgu i njoftun, prej gjaku dhe fisi shqiptar, z. Alexandër Moissi, i lindur në Trieste, më 2. IV.1880, që ndodhej për një muej në një turne theatrore në Vjenë, iu drejtua sot kësaj Konsullate Mbretnore me lutjen që të ja parashtroj Shkëlqesis Suej dëshirën e tij që t’i akordohet sa ma parë shtetësia shqiptare bashkë me zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, artiste, e lindur në München më 18.III.1884.

Ky artist i përmëndun, që nuk e ka mohue kurr kombësinë shqiptare dëshiron që të njifet tutje dhe përjashta si shtetas shqiptar. Z.Alexander Moissi e mori në kohë të luftës së madhe proforma shtetësinë gjermane, dmth mbas një intervecioni personal të Princit Otto Bismark dhe prej vitit 1932 rron në vilën e tij në Lugano (Svicër).

Ky i refuzoi gjithë shtetësitë e tjera dhe dëshiron vetëm të pranohet si shtetas shqiptar, siç ka qenë familja e tij e dalun me kohë prej Kavaje dhe n.q.s pranohet lutja e tij do të jetë kurdoherë mirënjohës kundrejt shtetit tonë për këtë gjest bujar.

Emri i këtij dramaturgu do të jetë me të vërtetë një reklamë e gjallë dhe propagandë e vlefshme për Shqipërinë, e cila do t’ishte krenare me e quejtur si të tijnë këtë artist të përmëndun në të gjithë botën.

Tue i marrë parasysh arësyet e naltshënueme i lutem Shkëlqesis S’uej që t’i akordohet në një mënyrë të jashtëzakonshme shtetësia shqiptare Z. Alexander Moissi dhe zonjës së tij” – shkruhej ndër të tjera në letrën zyrtare të përcjellë, që mban datën 7 nëntor 1933.

Letërkëmbimi i sjellë nga historiani Xhezo Canaj, vazhdon me letrën me të cilën, ministri i Punëve të Brendshme i drejtohet Kryeministrisë. Pasi citon kërkesën që Aleksandër Moisiu ka bërë në Vjenë, ai thekson:

“Tue marrë parasysh racën e tij shqiptare, kohë shpërnguljen e familjes prej Kavajës në vise të huaja dhe marrjen e shtetësisë gjermane në një kohë të mbas sundimit ottoman në periudhën e okupacioneve të huaja në Shqipni e si dhe profesionit dramaturg që t’i vyejë historisë së kombit tonë, propozojmë pranë P.T.

Këshillit Ministror të kombit tonë, regjistrimin e tij bashkë me gruan në shtetësinë e racës së vet, me banim definitiv në Kavajë me lutje që pasi të merret në studim nqs e mundur të parashtrohet për dekret Mbretnuer në bazë të Art. 9 të Kodit Civil tue ju akordue shtetësia shqiptare dy artistave të përmëndun me rëndësi, njani prej të cilëve i racës sonë shqiptare. Kryesia e Këshillit të Ministrave, data 17.III.1934.

Për dije e veprim, këtu ngjit ju dërgohet Kopje e dekretit Mbretnuer mbi akordimin e shtetësis shqiptare Z. A. Moissi, tash shtetas gjerman me banim në Svicër bashkë me zonjën e tij, Giovanna Moissi-Terëin” – thuhej ndër të tjera në letrën e adresuar, faksimilen e të cilës, historiani Xhezo Canaj e publikon për herë të parë.

Edhe pse artist i këtyre niveleve, Moisu respektoi të gjitha parashikimet ligjore, pavarësisht se u nda nga jeta duke mos e gëzuar pasaportën shqiptare…/gazetatema/ KultPlus.com

Regjisori austriak Erwin Leder sjellë katër figura të rëndësishme shqiptare në një dokumentar

Katër figura të diasporës shqiptare, Carl von Gega, Aleksander Moisiu, Avni Delvina e Jozef Radi do të vijnë në një dokumentar të realizuar nga regjisori dhe aktori austriak Erwin Leder, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjergj Kola nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Së shpejti, në tetor, regjisori dhe aktori i madh nga Austria – Erwin Leder do të jetë përmes një historie emocionuese 4 personalitetet e mëdha të diasporës shqiptare, përkatësisht Carl von Gega, Alexander Moissi, Avni Delvina e Jozef Radi … nën moton: Të tregojmë ditët e fundit të teatrit kombëtar”, ka shkruar ai./ KultPlus.com

PREMIEREBald, im Oktober, wird der großartige Regisseur und Schauspieler from Austria – Erwin Leder durch eine…

Gepostet von Gjergj Jozef Kola am Montag, 28. September 2020

Tre aktorët e parë shqiptarë që shkelën kinemanë evropiane

Midis dy luftërave, kur bota po përjetonte lirinë e ekranit, kur kinemaja amerikane, franceze dhe italiane po eksploronin… në trendet e reja të gjuhës së filmit, befas zbulohen tre emra shqiptarësh që shkelën të parët në kinemanë evropiane dhe atë hollivudiane; Aleksandër Moisu, Kristaq Antoniu dhe Eleni Qirici i japin zë historisë sonë kinematografike, ndërsa në Shqipëri shënonte xhirimet e para.

Në “paqen” midis dy luftërave botërore kinemaja amerikane, franceze e ajo italiane u bënë kronikat e kohës edhe për shqiptarët…Këtu sapo shënoheshin xhirimet e para filmike, dhe kompanitë po hapnin një e nga një kinematë. Kur xhirimet nuk merreshin përsipër nga shteti dhe as nga kompani prodhuese por nga njerëz që kishin prirje dhe vullnet individual, në këtë vend të Ballkanit, për herë të parë dëgjohet të flitet për shqiptarë të famshëm, sukses evropian apo botëror. Kamerat e vendosura për herë të parë në duart e shqiptarëve kërkonin figura dhe ndikime nga aktorë të mëdhenj të filmit për të luajtur një rol të fuqishëm në jetën kulturore kinematografike të shoqërisë shqiptare.

Mes viteve 1924 deri në vitin 1939, disa emra u shndërruan në emblemë të kulturës shqiptare jashtë vendit. Aleksandër Moisiun dhe Kristaq Antoniun po e ndiqte një emër i ri, në moshë mjaft të vogël, quhej Elena Qirici, e cila do të kthehej nga Australia ku lindi, në vendin e origjinës e të niste karrierën e saj në Korçë. “…Janë vite të konsolidimit të jetës kulturore shqiptare të mirëfilltë, gjallërimi i jetës koncertale dhe veprave të letërsisë moderne, pushtojnë ekranin yjet e kinematografisë botërore. Në periudhën midis dy luftërave botërore, ndihet ndikimi i kinemasë amerikane, franceze dhe italiane. Po kështu shqiptarët ndjekin kronikat e kohës, veçanërisht ato të xhiruara në Shqipëri. Befas në ekran, pranë emrave botërore shqiptarët kanë zbuluar edhe praninë e aktorëve shqiptarë që luajnë në filma të huaj”, shkruan Natasha Lako, nga kjo kronikë në librin e saj me ese “Energjia filmike”.

Moisiu ishte një nga aktorët më të mëdhenj në skenën e viteve ’30, duke u shfaqur në filmin e parë evropian me zë, kur brenda kësaj kohe një djalosh simpatik shqiptar i pajisur me cilësi të rralla artistike, u duk në qiellin e Rumanisë -shkruhej në vitin 1931 për Kristaq Antoniun.

Ndërsa aktorja tjetër që ka impresionuar publikun shqiptar është Elena Qirici. Siç është bërë e njohur tashmë, ajo është vajza e parë shqiptare që del në ekranin e madh, që e ka filluar jetën e saj artistike në skenat shqiptare. Pavarësisht gjendjes ku ndodhej Shqipëria dallon fakti i bashkëjetesës së shqiptarit me kinemanë ku edhe nisën të dalin karakteret e para.https://zeri.info/inarticle.html

“Me gjithë përpjekjet për çeljen e syrit kinematografik, pavarësia e shkurtër shqiptare, nuk mund të ofronte as mjete, as mundësi për t’u shprehur në imazhin shqiptar. Ishte politika vetizoluese e periudhës së diktaturës komuniste, që kërkoi që Shqipëria të plotësonte të gjithë nevojat e veta në një ekonomi të mbyllur, ku shqiptarët u vunë të prodhonin vetë gjithçka, duke përfshirë edhe filmin shqiptar”, shprehet Lako.

Moisiu, në filmin e parë evropian me zë

Përgjatë periudhës së lulëzimit të ekranit të lirë botëror, në Shqipëri shfaqen filma të aktorit të madh me orgjinë shqiptare, Aleksandër Moisiut, i cili në kohën e Gjermanisë naziste dërgon kërkesën për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Në vitin 1902 Moisiu shkon të punojë në teatrin gjerman të Pragës dhe nga viti 1904 punon në Berlin, ku aktori bëhet dhe miku i regjisorit të madh Reinhard. Turnetë e tij në të gjithë skenat e Evropës dhe të Amerikës e shpallën si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës së viteve ’30. “I shquar për kombinimin e zërit të tij dramatik, si dhe për temperamentin e tij ekspresiv, A. Moiusiu ka luajtur në skenë figura të kryeveprave dramatike botërore si Hamletin e Shekspirit, Fedjan e “Kufomës së gjallë” të Tolstoit, rol që shënon zhbirime të thella brenda shpirtit të njeriut. Sigurisht që ky hero i skenës e ka sa të lehtë, aq edhe të vështirë të hyjë në fushën e re të betejave kinematografike”, veçon kineastja Natasha Lako kur bën historinë e kinemasë në Shqipëri në botimin e saj “Energjia filmike”.

Këtë talent të rrallë të skenës e fton në realizimet e filmave të parë evropian me zë. Në këtë profil Moisiu luan në filmin e parë evropian me zë të shtëpisë filmike gjermane “Das Scharce”, që realizohet gjatë viteve 1912-1913 dhe pas tij pasojnë “Sytë e Ole Brandis”, realizuar në vitin 1914, nga Deutsche Bioskop me regjisor Stellan Rey, “Kulizzenzauber Barckerss” në vitin 1915, “Biri i tij i vetëm”, regjisor Gartner, po në vitin 1915 tre filma të regjisorit Wellin, “Pique dame”, 1918, “Unaza e tre dëshirave”, 1918; “Ndërmjet vdekjes dhe jetës” 1920. Më pas Aleksandër Moisiu luan në filmin “Martesa e figaros” të regjisorit Mac (1920), si dhe “Dishepulli i djallit”, realizuar nga shoqëria amerikane Warner Bross, (1929), “Llozha e mbretit”, e regjisorit Bryan foy (1929), “Lorenc de Medici” të regjisorit Brignone, 1935. Sipas gazetës gjermane Allemagne Zeitung të 14 qershor 1929 thuhet se Aleksandër Moisiu interpreton Hamleton dhe deklamon në anglisht monologun “to be or not to be”.

Kristaq Antoniu, fama e  panjohur e “Hajducit”

Nuk i kushton shumë kohë, që koleksionisti Niko Kothere të jetë i gatshëm për të na zbuluar portretin origjinal të aktorit dhe këngëtarit Kristaq Antoniu. Pyetja e tij se në ç’kontekst na nevojiten fotot mban kuptimin e kësaj figure, që historia tashmë e ka futur në aktorët e parë shqiptar që hyn në ekranin evropian. Janë tre foto të rralla, origjinale të Antoniut, skanime të papunuara ku Kotherja na shpjegon, ashtu siç duket, se në njërën prej tyre është autografi i shënuar nga vetë aktori. Antoniu këngëtar, fillimet e karrierës janë si aktor. Një tjetër profil, imazh shqiptar që shfaqet në ekranin rumun dhe atë botëror.

Kristaq Antoniu lindi në vitin 1902 në një familje emigrantësh shqiptarë në Bukuresht dhe karrierën kinematografike e filloi kur ishte student i shkollës Mimo-dramatik. Roli i tij i parë realizohet në filmin rumun “Gjynahu i parë”. “Ka pak kohë që një djalosh simpatik shqiptar i pajisur me cilësi të rralla artistike u duk në qiellin e Rumanisë”, shkruan revista Minerva e vitit 1931. “Brilantissimo”, njoftojnë gazetat e kohës për interpretimin e përbashkët të Marcella Santinit dhe Kristaq Antoniut në operën “Kavaleri Rustikane” që shfaqet në Romë. Pas realizmit të filmit “Majori Mura”, 1927, si dhe dy roleve kryesore në filmat “Komiti” (Hajduci 1920) , e “Cokoj” (1931) , Kristaq Antoniu kthehet në Shqipëri ku vazhdon aktivitetin e tij si këngëtar lirik. “Në realizimet e figurave kryesore të filmave të luajtur prej tij, ndihet një ekspresivitet dhe një lojë elegante, ku aktori përpiqet të shprehë një botë të pasur shpirtërore, plot të papritura. Kristaq Antoniu ka një sy shumë ekspresiv do të thoshin shqiptaro-ballkanik…”, shkruan kineastja, Lako. Ai u bë një yll i filmit jo vetëm në Rumani. Mbas disa vitesh me një veprimtari intensive në kinematografi, Antoniu kreu një kurs specializimi në qendrën eksperimentale të kinemasë në Romë. Ndërsa në vitin 1939 luajti role në dy filma, të cilat fatkeqësisht nuk i përfundoi dot. Ai mbajti lidhje me shkrimtarin e njohur Viktor Eftemiu, që e kishte fis nga nëna. Në vitin 1940 bën një tjetër kurs specializimi, tashmë në kanto, po në Itali, në Firence. Pas përfundimit të kursit ai regjistroi në Itali në shoqërinë Columbia 15 këngë shqiptare, këngë popullore dhe krijime të kompozitorit Pjetër Dunga, i cili ishte edhe pianist, të cilat patën mjaft sukses.

Qirici, aktorja e parë në Hollivud

Nën kujdesin e prindërve, balerina dhe aktorja Elena Qirici pati fillimisht një karrierë modeste brenda Shqipërisë. Me këtë nuhatje, prindërit e saj e dërguan në Vjenë, ku u regjistrua në një shkollë dansi. Brenda tri muajve artistja kishte arritur të grumbullonte mjeshtëri, aftësi dhe besim duke e ftuar në skenat e Vjenës. Në këtë moment filluan të kërkonin interes mjaft qarqe artistike, kritika dhe shtypi vjenez. Shoqëritë e teatrove nisën ta kërkonin po ashtu, duke parë tek Elena “një burim të madh fitimesh”.  Janë vitet ’30. Pikërisht në një nga këto mbrëmje, iu shfaq oferta e parë, nga një shoqëri italiane shumë të njohur për kohën, “Fratelli Schwarz”, të cilët nënshkruan një marrëveshje gjashtëmujore me teatrin revistë “Bartoldissimo”.

Në këtë ansambël bënin pjesë 80 artiste, por Elena e vogël u bë protagoniste, duke i siguruar sukses shoqërisë që e kontraktoi. Turnetë në Itali me këtë trupë tërhoqën vëmendjen e shtypit të kohës, duke u kushtuar shkrime të gjata dhe ndër më të spikaturat ishte ajo me cilësinë ‘La picola grande diva” (vogëlushja diva e madhe). Kaloi kufijtë italianë duke u angazhuar në shoqërinë “ABC” të Parisit, duke interpretuar në krah të artistes së njohur Maria Dubas, për një periudhë të gjatë kohe. Nga skena parisiene shoqëritë kinematografike amerikane që udhëtonin nëpër botë për të “peshkuar” talentet, yjet për Hollivudin, u befasuan kur ndeshën shqiptaren Elena Qirici. Artistja u përgjigjet pozitivisht, duke u angazhuar tashmë në një prej shoqërive më të mëdha kinematografike amerikane “Metro Goldwin Mayer” (MGM). Brenda vitit, Elena xhiron në Hollivud dy filma, në role kryesore. Studiuesi Hoxha njofton se atje ajo filloi edhe një shkollë të edukatës fizike, dhe të kërcimit që ishte brenda ansamblit të shoqërisë filmike MGM, duke i dhënë më shumë potencë e mjeshtëri profilit të saj artistik. Në këto lartësi, si balerinë e këngëtare, akrobate me cilësi të larta aktrimi, Elena u vlerësua nga shtypi amerikan duke e barazuar me të famshmen balerinën amerikane të kohës Eleanor Powell.

Në vitin 1942, Elena rikthehet në Evropë, për filmin “Women of the day”, për të interpretuar së bashku me aktoren amerikane, Katherinë Hepburn. Në gjysmën e dytë të viteve ’80, janë përpjekjet e para për të shkruar profilin artistik të kësaj artisteje, dhe pas 90-s vjen më e zgjeruar biografia pothuaj e gjerë, por edhe enigmatike e Elenës, kur ndër të tjera thuhet se babai i saj, Vasili, përpiqej ta mbante larg mjediseve të elitës amerikane dhe e këshillonte që shokun e jetës ta zgjidhte mes emigrantëve shqiptarë që jetonin dhe punonin në atë kohë në Amerikë… Pavarësisht kësaj, vite më vonë, më 1954 ajo shkon në Australi, në vendin ku kishte lindur nëna e saj. E tërhequr nga skena, pikërisht në momentin kulmor të këtyre sukseseve, në vitin 1965 kur kishte fituar aq emër e famë e lidhi jetën me Gerard Ford, djalin e Presidentit të mëvonshëm të Amerikës, John Fordit./mapo.al/ KultPlus.com

Aleksandër Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare

Nga: Dorian Koçi

Fjalët që shprehin koncepte të mëdha, shpeshherë duken sikur vijnë nga një origjinë hyjnore, por në fakt ato reflektojnë një parim të njohur të semantikës, të identifikimit të koncepteve me sendet që i kanë përfaqësuar. Kështu p.sh pak kush mund t’i vejë mendja apo t’i kujtohet nëse ka lexuar diku se fjala tragjedi kaq e nevojshme për të kuptuar dhimbjen, vuajtjen dhe katarsisin njerëzor, të ketë në qendër të saj dhuratën që i jepej fituesit në lojërat e festimet të organizuara për nder të hyut Dionis. Kjo dhuratë që ishte cjapi, shumë e denjë për vendet malore ku konsiderohej një kafshë e shenjtë për të mbarështuar ekonominë e rrjedhimisht dhe për tu flijuar, duket sikur e plebetizon paksa aristokracinë e lartë të fjalëve që pasqyrohet në formën e tragjedisë, por në të vërtetë ata që i kanë dhënë jetë këtij lloji arti skenikë janë aktorët e mrekullueshëm tragjikë.

Etnosi dhe kombi ynë ka pasur fatin të lind një të tillë të shënjuar në memorien e kohës me emrin e një heroi të madh të antikitetit si Aleksandër dhe me mbiemrin e një profeti të madh të njerëzimit, si Moisiu. Nuk e di se çfarë kombinimi më të mirë mund të gjente fjala tragjike, sesa kombinimi i këtyre dy emrave në një person, pasi Aleksandri i Madh mbi të gjitha ishte një hero kulturor, njeriu që në çdo përparim të ushtrive të tij ndërtonte dhe institucione të rëndësishme kulturore që shpërhapnin qytetërim dhe Moisiu një profet që udhëhoqi popullin e vet drejt Tokës së premtuar dhe mori dhjetë Urdhëresat e Shenjta duke shpërhapur fjalën e Zotit. Këtë lloj kombinimi e mbivendosje kulturash mund ta gjesh vetëm në Gadishullin Ilirik, prej nga ishte origjina e Aleksandër Moisiut, pasi ai ashtu si dhe Aleksandri i Madh është një hero kulturor.

Çfarë mund të ketë trashëguar Moisiu nga vendi i origjinës së vet? Qytetet Durrësi e Kavaja ku kaloi disa vite jetës ? Si mund të ketë ndikuar këto qytete në personalitetin e tij?

Në vitin 1849 peisazhisti, britanik Edward Lear, shkruan për Durrësin se nga pamja kështjella duket ndërtesë e stilit norman, ndonëse me plot arna e meremetime. Fortifikimet e saj shtrihen teposhtë faqes së kodrës, deri buzë ujit ku bashkohen me muret e qytetit. Në disa pjesë të tyre vura re disa mburoja të parzmuara, me ca basoreliefe në formë bufash të gdhendur. Kombinimet e peizazheve përqark janë shumë elegante e të mrekullueshme nga çdo peizazh shqiptar që kam parë. E, mandej ai shkruan për bukurinë rurale të rrethinave të Kavajës që përbehet nga ullinj të mëdhenj që shtrijnë degët mbi shtigje e brigje të thyera, rrugica, ca xhami e një kullë e lartë sahati, figura gegësh të veshur me ngjyra të forta të zeza, të kuqe, të bardha; varreza me varre xixëlluese; pastaj pemë kopshti që ngriheshin mbi çatitë e kuqërremta dhe oxhaqet e bardhë të lartë; valëzime ullishtash në ngjyrë të gjelbër në të kaltërt; më tej livadhe të rrafshët e të pafund deri në det, me tufa të pafund bagëtish; ndërsa linjat e kodrave të ulëta e të zbehta në jug-perëndim, si dhe Adriatiku i kaltër me Durrësin në kepin e vet shkrihen ëmbël në horizont.

Ndoshta këto përthyerje e pafund peisazesh do reflektonin në zërin e tij magjik. Ndoshta diversiteti fetar e arkitekturor do ndikonte në temperamentin e tij gjithë jetë e pasion. Stefan Zwei, do të shprehej për zërin e tij “Zëri përkëdhel vetveten, i rrëshqet mendimet e thurura poshtë e lart nëpër shkallë si macja lëmshin në oktava muzikore që ngrihen dhe ulen përgjatë tërë shkallës së instrumentit kumbues të fytit. Nganjëherë njeriu mbyll sytë vetëm për një hop për ta ndier ligjërimin e tij si muzikë…”!

Po a e ndjente veten Moisiu shqiptar?

Ja si shprehej ai në takimin e datës 29 qershorit 1920 në Vjenë me studentët shqiptarë, i prekur nga konsideratat dhe entuziasmi i tyre: “Miq të dashur, ju faleminderit shumë për nderimet që më rrëfeni. Jam ndodhur në shumë gostira, në shumë mbledhje, kam ndierë shumë gëzime, por ky i kësaj nate është tjetër gëzim. Ju lutem të më besoni që asnjëherë gjer më sot nuk jam gëzuar si sonte. Nuk mund të ju tregoj dot kënaqësinë që ndiej kur dëgjoj prej jush kaq gjëra të bukura mbi përparimin e zhvillimin e popullit shqiptar”!

Moisiu i dhuroi skenës temperamentin kolerik shqiptar, butësinë mesdhetare italiane dhe logjikën e ftohtë gjermane. “Shqiptar, italian, gjerman, evropian – qytetar i botës”, shkruan për të kritiku i teatrit Rudiger Schaper. Por, mbi të gjitha tek Moisiu ringjallet tragjikja që mbizotëron mbi sublimen. “Askush nuk vdiq aq shpesh dhe aq mrekullisht bukur në skenë sa Moisiu. Vetëm tek ‘Kufoma e gjallë’ e Tolstoit, gjatë viteve 1913-1935, ai ia veshi vetes me plumb mbi 1500 herë”, thotë kritiku gjerman, Rudiger Schaper në biografinë për Aleksandër Moisiun.

Shumë e vështirë në fakt për t’i përmbledhur të katërta këto karaktere në një, dhe në kohën kur populli i tij përjetonte tragjedi përndjekjeje duke hyrë e dalë nga skenat e historisë. Por, Moisiu ishte gjeni, ndaj ekzistencializmi në monologun e Hamletit “To be or not to be” merrte vrull dhe i ngjante një poeme kushtuar jetës. “Hamleti” ishte shkruar për Moisiun dhe Moisiu ishte lindur posaçërisht për të interpretuar princin e Danimarkës, thoshte Max Brod miku dhe biografi i Franz Kafkas që së bashku patën fatin ta ndiqnin Moisin gjatë vitit 1903 në Teatrin Gjerman të Pragës.

Por, ç’përmbante kaq sharmë zëri i Moisut dhe loja e tij teatrale? Përse vendet e ftohta, si vende ngjarjesh të tragjedive të mëdha e pëlqenin kaq shumë aktrimin e tij?

Përgjigjen na e jep një personalitet tjetër i madh i kulturës gjermanike, Stefan Zweig, kur shkruante se “njeriu i jugut mbetet gjithnjë njeriu i jugut. Në mënyrë që të mos ngrijë ai merr me vete diellin e vendit të tij kudo ku shkon”.

Zwwig, si gjithë të tjerët që jetonin në perandoritë e mëdha, ka shumë mundësi të mos e dinte origjinën e saktë të Moisiut, ose ta identifikonte atë si Italian, por përkufizimi i tij mbetet në fakt proverbial. Shqiptarët janë vërtetë njerëz të komunikueshëm dhe në të njëjtën kohë gjithë pasione, pra nëse ndonjëherë do na ndërrohej mendja për të mos u quajtur më bij shqiponjash, në ndihmë do të na vinte Moisiu, për të na thirrur si “njerëz që marrim me vete diellin kudo që shkojmë”. Kjo mund të shndërrohet dalëngadalë në një dilemë kulturore, e gjithmonë aty nëse do duam të respektojmë më tepër fjalën do na vijë në ndihmë Aleksandër Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare. /KultPlus.com

Aleksandër Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare

Nga: Dorian Koçi

Fjalët që shprehin koncepte të mëdha shpesh herë duken sikur vijnë nga një origjinë hyjnore, por në fakt ato reflektojnë një parim të njohur të semantikës, të identifikimit të koncepteve me sendet që i kanë përfaqësuar. Kështu p.sh pak kush mund t’i vejë mendja apo t’i kujtohet nëse ka lexuar diku se fjala tragjedi kaq e nevojshme për të kuptuar dhimbjen, vuajtjen dhe katarsisin njerëzor, të ketë në qendër të saj dhuratën që i jepej fituesit në lojrat e festimet të organizuara për nder të hyut Dionis. Kjo dhuratë që ishte cjapi shumë e denjë për vendet malore , ku konsiderohej një kafshë e shenjtë për të mbarështuar ekonominë e rrjedhimisht dhe për tu flijuar, duket sikur e plebetizon paksa aristokracinë e lartë të fjalëve që pasqyrohet në formën e tragjedisë, por në të vërtetë ata që i kanë dhënë jetë këtj lloji arti skenikë janë aktorët e mrekullueshëm tragjikë.

Etnosi dhe kombi ynë ka pasur fatin të lind një të tillë të shenjuar në memorjen e kohës me emrin e një heroi të madh të antikitetit si Aleksandër dhe me mbiemrin e një profeti të madh të njerëzimit si Moisi. Nuk e di se çfarë kombinimi më të mirë mund të gjente fjala tragjike sesa kombinimi i këtyre dy emrave në një person, pasi Aleksandri i Madh mbi të gjitha ishte një hero kulturor, njeriu që në çdo përparim të ushtrive të tij ndërtonte dhe institucione të rëndësishme kulturore që shpërhapnin qytetërim dhe Moisiu një profet që udhëhoqi popullin e vet drejt Tokës së premtuar dhe mori dhjetë Urdhëresat e Shenjta duke shpërhapur fjalën e Zotit. Këtë lloj kombinimi e mbivendosje kulturash mund ta gjesh vetëm në Gadishullin Ilirik prej nga ishte origjina e Aleksandër Moisiut, pasi ai ashtu si dhe Aleksandri i Madh është një hero kulturor.

Çfarë mund të ketë trashëguar Moisiu nga vendi i origjinës së vet? Qytetet Durrësi e Kavaja ku kaloi disa vite jetës ? Si mund të ketë ndikuar këto qytete në personalitetin e tij? Në vitin 1849 peisazhisti britanik Edward Lear shkruan për Durrësin se nga pamja kështjella duket ndërtesë e stilit norman, ndonëse me plot arna e merementime. Fortifikimet e saj shtrihen tëposhtë faqes së kodrës, deri buzë ujit , ku bashkohen me muret e qytetit. Në disa pjesë të tyre vura re disa mburoja të parzmuara, me ca basoreliefe në formë bufash të gdhendur. Kombinimet e peisazheve përqark janë shumë elegante e të mrekullueshme nga çdo peisazh shqiptar që kam parë. E mandej ai shkruan për bukurinë rurale të rrethinave të Kavajës që përbehet nga ullinj të mëdhenj që shtrijnë degët mbi shtigje e brigje të thyera, rrugica, ca xhami e një kullë e lartë sahati, figura gegësh të veshur me ngjyra të forta-të zeza, të kuqe, të bardha; varreza me varre xixëlluese; pastaj pemë kopshti që ngriheshin mbi çatitë e kuqërrema dhe oxhaqet e bardhë të lartë; valëzime ullishtash në ngjyrë të gjelbër në të kaltërt ; më tej livadhe të rrafshët e të pafund deri në det, me tufa të pafund bagëtish; ndërsa linjat e kodrave të ulëta e të zbehta në jug-perëndim , si dhe Adriatiku i kaltër me Durrësin në kepin e vet shkrihen ëmbël në horizont. Ndoshta këto përthyerje e pafund peisazesh do reflektonin në zërin e tij magjik. Ndoshta diversiteti fetar e arkitekturor do ndikonte në temperamentin e tij gjithë jetë e pasion. Stefan Cvajg, do të shprehej për zërin e tij “Zëri përkëdhel vetveten, i rrëshqet mendimet e thurura poshtë e lart nëpër shkallë si macja lëmshin në oktava muzikore që ngrihen dhe ulen përgjatë tërë shkallës së instrumentit kumbues të fytit. Nganjëherë njeriu mbyll sytë vetëm për një hop për ta ndier ligjërimin e tij si muzikë…”. Po a e ndjente veten Moisiu shqiptar? Ja si shprehej ai në takimin e datës 29 qershorit 1920 në Vjenë me studentët shqiptarë, i prekur nga konsideratat dhe entuziasmi i tyre. “Miq të dashur, ju faleminderit shumë për nderimet që më rrëfeni. Jam ndodhur në shumë gostira, në shumë mbledhje, kam ndierë shumë gëzime, por ky i kësaj nate, është tjetër gëzim. Ju lutem të më besoni që asnjëherë gjer më sot nuk jam gëzuar si sonte. Nuk mund të ju tregoj dot kënaqësinë që ndiej kur dëgjoj prej jush kaq gjëra të bukura mbi përparimin e zhvillimin e popullit shqiptar…

Moisiu i dhuroi skenës temperamentin kolerik shqiptar, butësinë mesdhetare italiane dhe logjikën e ftohtë gjermane. “Shqiptar, italian, gjerman, europian – qytetar i botës”shkruan për të kritiku i teatrit Rudiger Schaper. Por mbi të gjitha tek Moisiu ringjallet tragjikja që mbizotëron mbi sublimen. “Askush nuk vdiq aq shpesh dhe aq mrekullisht bukur në skenë sa Moisiu. Vetëm tek “Kufoma e gjallë” e Tolstoit, gjatë viteve 1913-1935, ai ia veshi vetes me plumb mbi 1500 herë”, – thotë kritiku gjerman, Rudiger Schaper në biografinë për Aleksandër Moisiun. Shumë e vështirë në fakt për t’i përmbledhur të katërta këto karaktere në një, dhe në kohën kur populli i tij përjetonte tragjedi përndekjeje duke hyrë e dalë nga skenat e historisë. Por Moisiu ishte gjeni, ndaj egzistencializmi në monologun e Hamletit “To be or not to be” merrte vrull dhe i ngjante një poeme kushtuar jetës. “Hamleti” ishte shkruar për Moisiun dhe Moisiu ishte lindur posaçërisht për të interpretuar princin e Danimarkës thotë Max Brod miku dhe biografi i Franc Kafkës që sëbashku me Kafkën patën fatin ta ndiqnin Moisin gjatë vitit 1903 në Teatrin Gjerman të Pragës. Por ç’përmbante kaq sharm zëri i Moisut dhe loja e tij teatrale? Përse vendet e ftohta, si vende ngjarjesh të tragjedive të mëdha e pëlqenin kaq shumë aktrimin e tij?

Përgjigjen na e jep një personalitet tjetër i madh i kulturës gjermanike, Stefan Cvajk, kur shkruante se “njeriu i jugut, mbetet gjithnjë njeriu i jugut. Në mënyrë që të mos ngrijë ai merr me vete diellin e vendit të tij kudo ku shkon”. Cvajk si gjithë të tjerët që jetonin në në Perandoritë e Mëdha , ka shumë mundësi të mos e dinte origjinën e saktë të Moisiut, ose ta identifikonte atë si Italian, por përkufizmi i tij mbetet në fakt proverbial. Shqiptarët janë vërtetë njerëz të komunikueshëm dhe në të njëjtën kohë gjithë pasione, pra nëse ndonjëherë do na ndrrohej mendja për të mos u quajtur më bij shqiponjash, në ndihmë do të na vinte Moisiu, për të na thirrur si “njerëz që marrim me vete diellin kudo që shkojmë”. Kjo mund të shndrrohet dalë nga dalë në një dilemë kulturore, e gjithmonë aty nëse do duam të respektojmë më tepër fjalën do na vijë në ndihmë Aleksandër Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare. /KultPlus.com

Gazeta hebraike më 1935: Aktori i njohur hebre Aleksandër Moisiu vdiq nga një grip

Nga Aurenc Bebja

“L’Univers Israélite” ka botuar, të premten e 29 marsit 1935, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të famshëm Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Austri

Vdekja e Aleksandër Moisiut

 “Aktori i njohur hebre Aleksandër Moisiu vdiq në Vjenë nga një grip.

Ai lindi në 1890 (në fakt lindi në 1879) në Trieste. Pati qenë pjesë e trupës së famshme të Max Reinhardt-it.

Që nga viti 1933, nuk u shfaq më në një skenë gjermane. Përkundrazi, ai kishte një interes të madh për teatrin hebraik dhe e ndihmoi shpesh “Habima-n”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-univers-israelite-1935-hebreu-i-njohur-aleksander-moisiu-vdiq/

85 vjet nga vdekja e aktorit të mirënjohur shqiptar, Aleksandër Moisiu

Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Triestë të Italisë. Ai  ishte aktor i njohur austriak me origjinë shqiptare, shkruan KultPlus.

Moisiu lindi në Triest të Italisë. I ati ishte shqiptar nga Kavaja dhe e ëma ishte arbëreshe. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der ëeiße Heiland“), të Ëedekind-it (“Frühlings Erëachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durrësit, Shkolla e mesme e përgjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”), shkruan voal.

Aleksandër Moisiu vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. /KultPlus.com

Kur drama “I burgosuri” e Aleksandër Moisiut luhej në Paris

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Shkurt 2020

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të premten e 15 janarit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me dramën “I burgosuri” të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Teatrot

“I burgosuri” i Aleksandër Moisiut do të luhet në Paris

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Autori i famshëm Aleksandër Moisiu sapo i ka kërkuar bashkëpunëtorit tonë të shkëlqyer E. Garry që të përkthejë në frëngjisht dramën e tij “I burgosuri” e cila flet për Napoleonin në Shën-Helenë.

Vepra e tij pati shumë sukses në Hamburg dhe aktualisht po luhet në Berlin po me të njëjtin sukses.

Në Paris do të luhet përkthimi (përshtatja) e z. E. Garry.

Kjo është një veprimtari e bukur në perspektivë. /KultPlus.com

Vajza e Tolstoit kishte qëndruar në shtëpinë e aktorit të famshëm Aleksandër Moisiut

Nga Aurenc Bebja

“L’Echo de Paris” ka botuar, të shtunën e 25 prillit 1925, në faqen n°4, një shkrim në lidhje vizitën e vajzës së madhe të shkrimtarit të famshëm rus, Tolstoit, tek aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, të cilin Aurenc Bebja nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Vajza e madhe e Tolstoit

Vajza e madhe e Tolstoit, Tatiana, gjashtëdhjetë vjeçare, pasi u prit në Pragë nga Presidenti Massaryk, sapo ka mbërritur në Vjenë, ku po qëndron në shtëpinë e aktorit të famshëm Aleksandër Moisi, një admirues i babait të saj.

Ajo do të japë, sipas “Observer-it”, një konferencë në frëngjisht. Tatiana po përgatit, në bashkëpunim me Muzeun Tolstoi, një botim të plotë, në gjashtëdhjetë vëllime, të veprave të babait të saj.

Vejushë e një personaliteti të lartë rus, A. Suchotin, i cili vdiq nga pikëllimi gjatë luftës, Tatiana, e cila nuk dëshiron të përfitojë asgjë nga shitja e veprave të Tolstoit (babait), ndan me katër persona një dhomë të vetme, dhe jeton aty duke dhënë mësime për pikturën.

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-echo-de-paris-1925-vajza-e-madhe-e-tolstoit-po-qendron-ne-shtepine-e-aktorit-te-famshem-aleksander-moisi-ne-vjene/

Candide: Aleksandër Moisiu dhe publiku parizian, intervista ekskluzive me aktorin e famshëm shqiptar

Nga Aurenc Bebja

“Candide” ka botuar, të enjten e 20 tetorit 1927, në faqen n°7, intervistën e Claude Prevost me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

Moisiu dhe publiku parizian

Ndërsa Aleksandër Moisiu po rregullonte me kujdes, në skenën e Atelier, ndriçimin e kafkës së Hamletit, e pyes regjizorin e tij :

— A jeni të kënaqur ?

— Oh ! po ! shumë ! shumë !

Ky gëzim tregon një mirënjohje tek aktorët që takoj. Shtrëngimi i duarve bëhet më i ngrohtë me drejtorin e tyre.

— Asnjëherë – më tha ai – nuk e kam ndjerë publikun aq afër meje. Ai ndjen synimet më të vogla, hollësitë më të vogla i bien në sy para se ato të jenë përkthyer plotësisht.

Dhe gruaja e tij, bashkëpunëtorja e tij, shtoi : — Ai paguan faturën para se të marrë atë që i takon atij !

— A ndryshon publiku gjerman në këtë drejtim me atë francez ?

— Po. Ai është në kërkim të përpjekjeve (risive), në vend që të shijojë pasivisht atë që është e bukur në vetvete. Është më i ashpër dhe mirëpret vetëm atë që shënon një hap të ri drejt modernizmit.

— Ndikimet që ai pëson nuk janë ndoshta të njëjtat ?

— Ne vuajmë më shumë sesa ju ndikimet orientale, të cilat, tek unë, zbuten falë origjinës time latine. Të gjithë popujt, madje vetë Amerika, nuk mund të shpëtojnë nga joshja e fuqishme e teatrit rus, me Chekoff (Çehov). Dhe ne, më pak se ndonjë prej tyre. Aty duhet të kërkojmë qetësinë naive, paqen e  brendshme dhe rrezatuese. Në Rusi, teatri është shpirti i një populli. Jashtë popullit, nuk ka shpëtim.

— A besoni se në Francë, ajo që keni luajtur është e arritshme të kuptohet nga të gjithë ?

— Jo. Edhe pse çdo mbrëmje salla është mbushur plot, deri në karrigen e fundit, publiku përfaqëson një elitë intelektuale, një pjesë të vogël të popullit. Përderisa teatri nuk do të jetë shprehja e turmës, ne do të kemi “copëza-biskotash”, “copëza-bonbonesh”, si në Berlin ashtu edhe në Paris.

— A e mbështetni bashkëpunimin e publikut dhe aktorëve, si në Francë ashtu edhe në Gjermani ?

— Jo. Është e pamundur në të dy vendet.

Aleksandër Moisiu mendon.

— Mendova, në Moskë, se kisha përjetuar gëzimin më të madh të jetës sime, para pritjes entuziaste që mora. E kisha krejt gabim : Nuk isha ende në dijeni për pritjen që më rezervonte Parisi !

Claude PREVOST

https://www.darsiani.com/la-gazette/candide-1927-aleksander-moisiu-dhe-publiku-parizian-intervista-ekskluzive-me-aktorin-e-famshem-ne-teatrin-l-atelier/.

Gazeta franceze: Aleksandër Moisiu, ky bir shqiptari e komedian i shquar do të luajë në “L’Atelier”

Gazeta franceze, “La Semaine à Paris”, ka botuar, më 14 tetor 1927, në faqen n° 24, një shkrim kritik për aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun, të cilin sot po e sjellim në vijim për publikun shqiptar:

Nëse jo shumica, shumë nga spektatorët që do të marrin pjesë në shfaqjet e dhëna në Atelier nga Z. Aleksandër Moisi, e njohin atë vetëm prej reputacionit të tij. Nuk ka dyshim për mua se jo të gjithë që dalin nga salla e teatrit, bëhen admirues të tij.

Ai është një komedian shumë i madh. A është loja e tij specifikisht gjermane ? Më duket se jo ; në fakt, ai anon po aq në aktorët gjermanë (që e rrethonin atë në shfaqjen e parë që ai luajti) sa në tanët (që i dhanë pastaj replikën).

Nuk e di nëse ky bir shqiptari dhe italianeje (gjuha amtare e të cilit është italishtja) flet një gjermanishte të përsosur. Në çdo rast, ai shprehet shumë mirë në frëngjisht. Ai na u shfaq në dy vepra të Tolstoit, dhe kam përshtypjen se rusi i madh i përshtatet temperamentit të tij. Do t’ju tregoj herën tjetër në lidhje me interpretimin e tij të Hamletit – të cilin ai do ta bëjë në momentin kur ky numër i “La Semaine à Paris” do të arrijë te abonentët tanë.

Analiza e tepërt e lojës aktori rrezikon sterilizimin e saj në kujtesën e tij. Rrjedhshmëria e artit skenik kërkon që t’i përmbahemi përshtypjeve. Ajo që prodhohet nga Z. Moisi është e thellë, dhe nga vetë fakti i thellësisë së shfaqjes së tij. Ajo që e karakterizon është mprehtësia e rezonancës përmes përçmimit të dukshëm.

Trupa gjermane që rrethon Aleksandër Moisi (një nga përkthyeset, Znj. Rosa Bertens luan pastaj në frëngjisht, shumë mirë), është e mirë. Ajo të bën që të shtrëngosh jetën nga afër.

Ndoshta, mund të fajësohet tendenca për të luajtur shumë para publikut. Nga dhimbja akute e lojës së saj, përkthyesja kryesore, Léontine Sagan, më kujtoi të pakrahasueshmen Elisabeth Bergner-in në “A qui la faute ? – Faji i kujt ?”, filmi prekës i shfaqur aktualisht në Ursalines.

Dekoret skematike: një kanavacë, një tavolinë, janë vënë me mjeshtëri, falë lojës së dritave, – ndriçime “à la Rembrandt”. Në tërësi, një përpjekje shumë fisnike dhe një rezultat i mrekullueshëm. 

Firmin Gemier më 1927: Nuk jam kundër ardhjes së Aleksandër Moisiut në Paris, e mirëpres dhe do ta duartrokas

Nga Aurenc Bebja

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të hënën e 6 qershorit 1927, në ballinë, letrën e Firmin Gemier (themelues i Théâtre mondial, Paris), i cili ka reaguar asokohe ndaj akuzave të Aleksandër Moisiut, botuar një ditë më parë po në këtë gazetë. Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë dokumentin në vijim për publikun shqiptar :

Çështja e Kammerspiele-s

Z. Gémier i përgjigjet Z. Aleksandër Moisiut

Në numrin tonë të së dielës së kaluar, ne botuam një shkresë në të cilën z. Aleksandër Moisiu shpjegoi arsyet e mungesës së Kammerspiele-s në Atelier, ku do të zhvilloheshin shfaqjet.

Kësaj shkrese, z. Firmin Gémier i përgjigjet me anë të letrës në vijim :

Z. Kryeredaktor,

Vërej në letrën e Moisiut drejtuar të dielën në mëngjes Comoedia-s, pasazhin e mëposhtëm :

Por arsyeja vendimtare e heqjes dorë nga ana ime ka qenë qëndrimi i z. Gémier, themelues i “Teatrit Botëror – Théâtre mondial”, i cili, në një letër drejtuar një zyrtari të Legatës Austriake në Paris, u shpreh kundër ardhjes së Kammerspiele-s, që, sipas tij, do të dëmtonte festivalin e këtij “Teatri Botëror”.

Kundërshtoj zyrtarisht këto absurditete. Asnjëherë, as në një letër apo në qëndrimet e mia, nuk kam qenë kundër ardhjes së trupave të huaja, cilado qoftë ajo. Nga ana ime, kjo do të ishte paradoksale, nëse gjykojmë artistët e shumtë të të gjitha kombeve që u pritën në Opera, Champs-Elysées, tek Pleyel, Gaveau etj.

Dhe pastaj, kujt do t’i tregojë Moisiu që një aktor që ka firmosur një angazhim jashtë vendit, i cili e di se teatri ku ai duhet të luajë tashmë ka një qira të siguruar për disa mbrëmje, jo që nuk mund të përjashtojë mbajtjen e këtij angazhimi, por edhe nuk mund të pengojë shokët e tij që ta përmbushin atë, për arsyen e vetme se ka në sallë, ku ai duhet të luajë, një zotëri, qëndrimi i të cilit i është dukur armiqësor !

Këto janë argumenta fëmijësh.

Le të vijnë Moisiu dhe Kammerspiele në Paris, dhe të gjithë do të jenë me ta, pasi ata kanë talent.

E kam parë Moisiun verën e kaluar në Salzburg, tek Max Reinhardt, ai luajti shkëlqyeshëm “Zotërinë Gjithkushi (Monsieur Chacun)”; e di se ai është i përsosur në “Kufomën e gjallë” të Tolstoit, që do ta luante këtu.

Le të vijë, dhe unë do të jem me ata që do ta duartrokasin dhe do ta pranojnë atë dhe shokët e tij nga Vjena, me miqësi, në emër të ndjenjave që na animojnë neve, themeluesve të Shoqërisë Universale të Teatrit. Është detyra jonë dhe gëzimi ynë të njohim vetveten dhe të vlerësojmë veten tonë. Shoqëria Universale nuk është një “vepër e Penelopës”. Kush mund të mendojë se ne shkatërrojmë natën atë që kemi aq shumë vështirësi të krijojmë ditën ?

Ju lutem më besoni, z. kryeredaktor, etj.

Firmin Gémier

https://ëëë.darsiani.com/la-gazette/letra-e-firmin-gemier-drejtuar-gazetes-franceze-1927-nuk-jam-kunder-ardhjes-se-aleksander-moisiut-ne-paris-e-mirepres-dhe-do-ta-duartrokas/

Letra e Aleksandër Moisiut për gazetën franceze: Ja arsyeja e anulimit të turneut tim në Paris

Nga Aurenc Bebja

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të dielën e 5 qershorit 1927, në ballinë, letrën e Aleksandër Moisiut në lidhje me arsyen e anulimit të turneut të tij në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Çështja e Kammerspiele-s

Arsyet e vërteta për mungesën e Aleksandër Moisiut

Një shkresë e aktorit tragjik austriak :

Ne jemi në gjendje tani të sjellim detaje të reja dhe të rëndësishme rreth heqjes dorë – të cilën e shpallëm kohët e fundit pa trajtuar shkaqet – të Kammerspiele-s së Vjenës në lidhje me shfaqjet që ajo do të organizonte në “Atelier” me pjesëmarrjen e aktorit të madh tragjik Aleksandër Moisiut.

Ja teksti i shkresës së z. Aleksandër Moisiu që na dërgon nga Vjena :

Vjenë, 4 qershor.

Ndaj komenteve që ju keni bërë në lidhje me heqjen dorë nga një turne në Paris, më lejoni të bëj sqarimet e mëposhtme :

Në praktikën e artit tim, gjithmonë jam distancuar nga politika. Kurrë nuk kam pasur për udhëtimet e mia grant të ndonjë shteti. Nuk kisha më shumë për projektin e Parisit. Turneu im ishte vetëm për qëllime artistike, kështu që asnjë ndërhyrje e një natyre politike nuk do të më bënte të hiqja dorë për të ardhur në Paris.

Unë kam luajtur pothuajse në të gjitha vendet e Evropës dhe natyrisht kam prej kohësh një dëshirë të madhe për t’u paraqitur para publikut parizian në disa role. Për këtë arsye, shfrytëzova rastin e Kammerspiele-s së Vjenës për t’iu përgjigjur ftesës së z. Charles Dullin.

Sapo u përhap lajmi i këtij turneu, një pjesë e shtypit gjerman dhe sidomos Berliner Tageblatt dolën kundër këtij projekti dhe propozuan të dërgonin në Paris, një trupë teatrore nga Berlini, duke argumentuar se kjo e fundit mund të përfitonte një grant nga shteti.

Turneu im u paraqit si një dëshirë për të sulmuar projektet e skenave të tjera gjermane, edhe pse këto projekte nuk ishin dhe as nuk janë ende të sigurta.

Por arsyeja vendimtare e heqjes dorë nga ana ime ka qenë qëndrimi i z. Gémier, themelues i “Teatrit Botëror – Théâtre mondial”, i cili, në një letër drejtuar një zyrtari të Legatës Austriake në Paris, u shpreh kundër ardhjes së Kammerspiele-s, që, sipas tij, do të dëmtonte festivalin e këtij “Teatri Botëror”.

Megjithatë, duhet të them që interesi i madh që u shfaq menjëherë në Paris për shfaqjet tona, bëri që “Atelier” të siguronte tashmë të ardhura për disa mbrëmje. Gjithsesi, unë do të shkoj në Paris në korrik për t’i kërkuar falje personalisht z. Charles Dullin, për të cilin braktisja e projektit tim ka qenë një sakrificë e vërtetë. Me siguri, ai do të më japë mundësinë, një ditë, që të kem gëzimin dhe të paraqitem para publikut parizian në kushte më të mira, gjatë një kohe e cila nuk do të dëmtojë më “Teatrin botëror” të z. Gémier.

Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia të sinqerta.

Aleksandër Moisiu

 https://www.darsiani.com/la-gazette/letra-e-aleksander-moisiut-drejtuar-gazetes-franceze-1927-ja-arsyeja-e-anullimit-te-turneut-tim-ne-paris/

Aleksandër Moisiu, besnik ndaj origjinës shqiptare

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të dielën e 16 gushtit 1925, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e deputetit Stavro Stavri, mbi origjinën shqiptare të Aleksandër Moisiut.

Ai e ka cilësuar aktorin e famshëm në arenën ndërkombëtare, duke thënë se ai është besnik ndaj origjinës shqiptare, ndonëse është gjerman i natyralizuar.

z. Stavro Stavri, deputet i Durrësit, Tiranës, Kavajës, Shijakut dhe Krujës në Parlamentin shqiptar, na shkruan në lidhje me artikullin që botuam para pak kohësh për Aleksandër Moisiun.

Aleksandër Moisiu, edhe pse i natyralizuar gjerman që nga viti 1918, ka qëndruar besnik ndaj origjinës së tij, e cila është shqiptare, babai i tij është lindur në Durrës, qytet në të cilin jeton ende e gjithë familja e tij.

Ne i japim atij plotësisht të drejtë.
(Burimi: AURENC BEBJA)

Kur Aleksandër Moisiu hyri në telashe për shkak të realizimit të një romani realist

Nga Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “L’Oeil de Paris”, ka botuar, më 19 shator 1931, në faqen n°15, një ndodhi të veçantë në lidhje me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

“Aktori i mirënjohur gjerman, Aleksandër Moisiu, përtej profesionit të tij, ka një pasion : ai shkruan romane. Dhe, pa dyshim, si dishepull i Z. André Thérive dhe Z. Lemonnier, ai ndjek parimet e shkollës “populiste”.

Meqë dëshironte të priste, për njërën nga veprat e tij, një “copë jete” mjaft autentike, ai kërkoi dhe mori nga mjeku autorizimin për të marrë pjesë në një lindje, në Maternitetin e spitalit të Shën – Gjonit, në Salzburg.

Thuhet se prindërit e pacientes sapo kanë paraqitur një ankesë kundër aktorit – romancier, për uzurpim të funksioneve.

Në fakt, Moisiu u paraqit si doktor nën emrin e Dr. Aleksandrit.

Romani realist ndonjëherë ju vë përpara realiteteve mizore.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-oeil-de-paris-1931-aleksander-moisiu-ne-telashe-per-shkak-te-realizimit-te-nje-romani-sa-me-realist/.

Gazeta franceze: Aleksandër Moisiu, ky bir shqiptari e komedian i shquar do të luajë në “L’Atelier”

Nga Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “La Semaine à Paris”, ka botuar, më 14 tetor 1927, në faqen n° 24, një shkrim kritik për aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar:

Nëse jo shumica, shumë nga spektatorët që do të marrin pjesë në shfaqjet e dhëna në Atelier nga Z. Aleksandër Moisi, e njohin atë vetëm prej reputacionit të tij. Nuk ka dyshim për mua se jo të gjithë që dalin nga salla e teatrit, bëhen admirues të tij.

Ai është një komedian shumë i madh. A është loja e tij specifikisht gjermane ? Më duket se jo ; në fakt, ai anon po aq në aktorët gjermanë (që e rrethonin atë në shfaqjen e parë që ai luajti) sa në tanët (që i dhanë pastaj replikën).

Nuk e di nëse ky bir shqiptari dhe italianeje (gjuha amtare e të cilit është italishtja) flet një gjermanishte të përsosur. Në çdo rast, ai shprehet shumë mirë në frëngjisht. Ai na u shfaq në dy vepra të Tolstoit, dhe kam përshtypjen se rusi i madh i përshtatet temperamentit të tij. Do t’ju tregoj herën tjetër në lidhje me interpretimin e tij të Hamletit – të cilin ai do ta bëjë në momentin kur ky numër i “La Semaine à Paris” do të arrijë te abonentët tanë.

Analiza e tepërt e lojës aktori rrezikon sterilizimin e saj në kujtesën e tij. Rrjedhshmëria e artit skenik kërkon që t’i përmbahemi përshtypjeve. Ajo që prodhohet nga Z. Moisi është e thellë, dhe nga vetë fakti i thellësisë së shfaqjes së tij. Ajo që e karakterizon është mprehtësia e rezonancës përmes përçmimit të dukshëm.

Trupa gjermane që rrethon Aleksandër Moisi (një nga përkthyeset, Znj. Rosa Bertens luan pastaj në frëngjisht, shumë mirë), është e mirë. Ajo të bën që të shtrëngosh jetën nga afër.

Ndoshta, mund të fajësohet tendenca për të luajtur shumë para publikut. Nga dhimbja akute e lojës së saj, përkthyesja kryesore, Léontine Sagan, më kujtoi të pakrahasueshmen Elisabeth Bergner-in në “A qui la faute ? – Faji i kujt ?”, filmi prekës i shfaqur aktualisht në Ursalines.

Dekoret skematike: një kanavacë, një tavolinë, janë vënë me mjeshtëri, falë lojës së dritave, – ndriçime “à la Rembrandt”. Në tërësi, një përpjekje shumë fisnike dhe një rezultat i mrekullueshëm.

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-semaine-%C3%A0-paris-1927-aleksander-moisiu-ky-bir-shqiptari-e-komedian-i-shquar-do-te-luaje-ne-l-atelier/.

Fotografia e rrallë e aktorit shqiptar Aleksandër Moisiu, kartolinë në Gjermani (FOTO)

Një fotografi e rrallë e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, është bërë kartolinë në Gjermani.

Në këtë fotografi Moisiu shfaqet me nënën e tij, Amalia Rada.

Ka qenë ministri i Diasporës, Pandeli Majko që ka publikuar sot kartolinën gjermane nga Verlag Hermann Leiser, Berlin-Wilm.

Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Ai e nisi karrierën në Vjenë, Austri, ku edhe filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik.

Aktori i madh shqiptar interpretoi në rolet më të spikatura të asaj kohe si “Hamlet” në Teatrin Popullor të Vjenës në vitin 1922, “Fedia” e Leo Tolstoit dhe “The alive Cadaver” në Berlin në 1922-in. Aleksandër Moisiu vazhdoi të aktrojë edhe në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos në veprën e famshme Shekspirane “Romeo dhe Xhulieta” në 1907-ën duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese.

Kur simpatizantët e Hitlerit sulmonin Aleksandër Moisiun

Nga Aurenc Bebja

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të enjten e 18 shkurtit 1929, në ballinë, një shkrim në lidhje me sulmet e simpatizantëve të Adolf Hitlerit ndaj aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu.

Në vijim, teksti i plotë për publikun shqiptar.

Ngacmim grotesk, por hitlerian.

“Komediani i famshëm Aleksandër Moisiu, më i duartrokituri deri tani në vendet gjermanofolëse, është pre e ngacmimeve të mbështetësve të Hitlerit. Dhe pse? Sepse gushtin e kaluar, duke dashur të shkruajë një roman në të cilin do të ndodhte një lindje, ai dëshiroi të studionte këtë ngjarje në vend dhe veshi bluzën e bardhë me autorizimin e drejtorit të një spitali në Salzburg. Është reagim i zakonshëm për një shkrimtar. Kush është ai autor që nuk ka shkuar për të vizituar një spital, një azil, i fshehur mes pacientëve? E gjitha kjo për të përshkruar realen.

Por një praktikant i spitalit të Salzburgut, i shkarkuar nga puna, për t’u hakmarrë ndaj drejtorit, zbuloi këtë fakt në një gazetë të partisë së Hitlerit.

Shqetësimi i Aleksandër Moisut për ndërgjegjësinë profesionale u transformua si “përdhosje nga një ndërhyrës i bezdisshëm gjatë lindjes së një gruaje gjermane”.

“Henaurme!” – apo jo? Megjithatë, artikulli i gazetës lokale ishte riprodhuar, kështu Moisiu u vu në listën e zezë të hitlerianëve (nazistëve).

Dhe natën tjetër, në Deutsches Volkstheater të Vjenës, gjatë një shfaqjeje në të cilën ai luante rolin kryesor, aktori u prit mes sharjeve dhe topave me aromë të keqe të shpërndara nëpër sallë, diçka mjaft bezdisëse.

Policia vëzhgonte për fat të mirë dhe ndërhyrësit u dërguan në burgun më të afërt…

Nëse tallja mund të vriste, partia e Hitlerit nuk do të fitonte asgjë nga kjo ngjarje.”

Horatio

Burimi: (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) – https://www.darsiani.com/la-gazette/comoedia-1929-kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun/

Telegrami ekskluziv i Aleksandër Moisiut, para se të nisej në Amerikë: Faleminderit Paris!

Nga Aurenc Bebja

“Comoedia” ka botuar, të dielën e 6 nëntorit 1927, në ballinë, telegramin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiut, dërguar asokohe kryeredaktorit të po kësaj gazete kulturore franceze, Gabriel Boissy.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, dokumentin ekskluziv:

Parisi i ka bërë një mikpritje të paanshme e të sinqertë Z. Aleksandër Moisiut dhe trupës që e shoqëroi, ashtu si Franca di gjithmonë t’u rezervojë gjërave cilësore të mendjes dhe artit.

Z. Moisi, shumë i prekur ndaj kësaj pritjeje, i dërgoi dje kryeredaktorit tonë, para se të merrte anijen në Boulogne (Bulonjë) për Amerikë, telegramin në vijim :

Gabriel Boissy, Comoedia, Paris.

“Para se të nisem për në Amerikë, më lejoni, nëpërmjet jush, t’i shpreh falenderimin tim Parisit, për pritjen e ngrohtë që iu bë trupës time dhe mua nga shokët e mi francezë, nga publiku dhe veçanërisht nga Comoedia. Kjo mikpritje do të më mbetet e paharrueshme, si një ndër gëzimet më të mëdha të jetës sime.”

Aleksandër Moisiu


https://www.darsiani.com/la-gazette/comoedia-1927-telegrami-ekskluziv-i-aleksander-moisiut-para-se-te-nisej-ne-amerike-faleminderit-paris/.

Paris-Soir (1935): Aleksandër Moisiu dhe “Unaza Iffland”, fundi i një tradite shekullore prej kohës së Gëtes

Aurenc Bebja

Paris-soir ka botuar, të shtunën e 20 prillit 1935, në faqen n°9, një histori tepër të veçantë, në lidhje me Aleksandër Moisiun (1879 – 1935).
Bëhet fjalë për një unazë, e cila trashëgohej në Gjermani brez pas brezi deri në momentin e ndarjes nga jeta të aktorit të famshëm me origjinë shqiptare.

Kujt i përkiste kjo unazë në fillim ? Cili ishte personi që i dha fund kësaj tradite ? Po me unazën, çfarë u bë ? Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë në vijim, tekstin e plotë gazetës franceze :

“Një artikull i shkurtër i botuar në shtyp njoftoi kohët e fundit vdekjen, në Vjenë, të Moisiut, aktorit më të madh gjerman, të cilin parizienët e duartrokitën pak vite më parë në skena të ndryshme të kryeqytetit. Vdekja e Moisiut godet me një gur të zi historinë artistike dhe teatrore gjermane, jo vetëm për faktin e zhdukjes së aktorit të madh, por dhe për pasojat kurioze në vijim.

Në fakt, me rastin e kësaj vdekje mori fund përgjithmonë një traditë shekullore, ajo e unazës së Iffland-it. August Vilhelm Iffland (1759 – 1814) ishte, në kohën e Gëtes (1749 – 1832), artisti dhe autori më i admiruar i Gjermanisë. Zonja De Staël ka thënë për të : “Është e pamundur të bartësh më tej origjinalitetin, entuziazmin komik, dhe nuk besoj se ne kemi parë në Teatrin Francez një talent kaq të kompletuar dhe të papritur se ai.”

Me pak fjalë, Iffland-i la trashëgimi një nga unazat e tij, që të përcillej nga aktori më i mirë gjerman, që do ta zëvendësonte, atij, që ai do ta konsideronte si zëvendësuesin e tij në artin dramatik. Kjo traditë vazhdoi dhe unaza kaloi nëpër duart e shtatë aktorëve të famshëm për të përfunduar në gishtin e Albert Basserman (1867 – 1952), si një lloj vlerësimi artistik.

Albert Bassermann, i cili është 70 vjeç (68 vjeç), në fakt nuk është i panjohur për ne, sepse një film vjenez, “Dashuria e Fundit”, për të cilin ai është një nga interpretuesit kryesorë, po shfaqet aktualisht në një ekran parizien. Atij i përkiste kujdesi delikat që të linte trashëgimi unazën e Iffland-it. Cili do të ishte fatlumi i zgjedhur ? Tashmë, disa emra qarkullonin, por…

Por Albert Bassermann mori pjesë në ceremoninë mortore të Moisiut, aktorit çifut gjerman të strehuar në Austri. Në momentin e vendosjes së arkivolit, ai hodhi unazën e famshme mbi trupin e të ndjerit. Skena gjermane vdiq ! – tha ai. Unë nuk do t’ia jap askujt këtë unazë. Dhe ja se si ky premtim, i cili përjetësonte traditën e artit “të pastër” gjerman, tani e tutje i është besuar rojes së përjetshme, por vigjilente të Moisiut jo-arian.”/KultPlus.com

Ekskluzive: LE FIGARO (1929): Suksesi i Aleksandër Moisiut në Argjentinë dhe nisja për në Hollywood

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Korrik 2018

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të mërkurën e 8 majit 1929, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me suksesin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

“Argjentinë

Aktori i famshëm gjerman, Aleksandër Moisiu, i cili dha vitin e kaluar disa shfaqje në Paris, sapo ka bërë një turne të suksesshëm në Republikën e Argjentinës, me Johanna Terwin (gruaja e tij në jetën private), si partnere kryesore.

Ai u duartrokit veçanërisht për rolin në pjesën e “Hamletit”, i cili është një nga rolet e tij më të mira.

Moisiu do të kalojë nga Valparaiso dhe Nju Jorku për të shkuar në Hollywood.”. /KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1929-suksesi-i-aleksander-moisiut-ne-argjentine-dhe-nisja-per-ne-hollywood/

Intervista e veçantë me gjeniun e famshëm Aleksandër Moisiun në gazetën franceze

Nga Aurenc Bebja

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të martën e 12 prillit 1927, në ballinë, intervistën e E. Garry-t me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

Shëtitje dhe vizita me aktorin tragjik gjerman Aleksandër Moisiun, i lindur në Trieste.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Nga Dante te Dostojevski

Aleksandër Moisiu supozon se opinionet, mendimet dhe jeta e tij nuk interesojnë askënd, qoftë në Francë apo diku tjetër. Dhe meqë është disi kokëfortë, është e vështirë t’i sjellësh në intervistë. Ne as që i sjellim fare.

Por meqë i pëlqen të flasë, i tejmbushur me këtë personalitet të zjarrtë që buron prej tij, duhet të dish të fshehësh poshtë tryezës bllokun e shënimeve, dhe ndërsa drekonim së bashku, shënoj tingës atë ç’ka mund të harroj, sepse fjalët që thotë zëri çuditërisht tërheqës, janë zbulimi i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë i një mendje të jashtëzakonshme.

Po, ai ka lindur në Trieste, në qytetin e bardhë të Adriatikut që fle në këmbët, e Karstit, nën banjon e diellit, dhe ai dinte vetëm italishten. Si u njoh me teatrin ? Nuk di asgjë dhe e thotë :

– A e pyetni erën e jugut përse po fryn ? Forcë e natyrës… fati i njerëzve që rregullohet nga këto forca që janë në ta. Nuk e di se çfarë kërkoja. Lëvizja si endacak. Arrita në Vjenë, isha figurant, mësova me vështirësi të flisja gjermanisht… dhe ju e dini si flitet gjermanisht në Vjenë ! Pastaj më zuri ankthi. Shkova në Pragë. Zbuluan se isha i “shkathët”. U nisa përsëri por këtë herë në Berlin. Pastaj fati më çoi te Reinhardt-i.

Ndërkohë që Moisiu u ndalua për një çast, më kujtohet se çfarë me tha një mik i Reinhardt-it, dëshmitar i këtij takimi të parë, Reinhardt-i duke thënë :

“Ky është aktori !”

Dhe pastaj ziliqar thanë : “Aktori ? Ai do të ketë para…por kurrë talentin.”

Dhe ata kishin të drejtë… Moisiu nuk është i talentuar… por gjeni dhe, siç do të thoshte Pascal, kjo është e një lloji tjetër.

E pyes :

– Cili është roli juaj i preferuar ?

– Kjo varet nga ditët. Qenia është luhatëse. Më pëlqen ajo që reflekton gjendjen time shpirtërore. Sot unë jam melankolik, të nesërmen ironizoj, dhe rolet pasojnë njëri-tjetrin, të ndryshme si diversiteti i pafund i ndjenjave tona.

I kujtoj se kohët e fundit, në një qytet polak, ai po lexonte Danten, para një publiku ku pothuajse askush nuk e dinte italishten dhe një pjesëmarrës më pati thënë : “Nuk kishim nevojë të dinim. E kuptonim.”

Ishte mrekullia e gdhendjes të folurit nga Moisiu. E pyes :

– Si keni arritur në këtë përsosmëri të lartë të të folurit që sjell secilën fjalë tuajën, madje dhe të pëshpëritur… Teknikë e pakrahasueshme ?

– Nuk ka të bëjë fare me teknikën. Fjala transmetohet nëpërmjet intensitetit me të cilin mendohet, nga tërësia e përqendrimit në kuptimin që përmban.

– I foluri italian është më i bukuri ?

– Ne nuk duhet të kërkojmë vetëm bukurinë, por çfarë përfaqësojnë në kohën e tashme format e ndryshme të mendimit. Unë besoj se koha e tanishme, pa qenë në dijeni të saj, mbizotërohet nga literatura ruse. E shikoni pra. Dante, flet për këtë, por kush e njeh vërtetë ? Kush reagon prej tij ? Përkundrazi, Dostojevski është si një prani okulte dhe gjigande që vë në lëvizje evolucionin. Oh, nuk dua të bëj dallime. Por Rusia është e pamatshme. Kur e lë Breslau-n për Leipzig-un dhe prej aty për në Këln, flitet gjermanisht në këto tre qytete, menjëherë pas Këlnit, ndalet dhe flitet frëngjisht. Tani, kur e kalova kufirin rus, shkova në Moskë, kalova Uralet, shkoj, ditë, javë dhe gjithmonë dëgjoj të flitet rusisht, nga të gjitha udhëkryqet e Azisë, deri në Vladivostok, edhe peshqit në Vladivostok do të flisnin rusisht nëse nuk do të ishin memecë ! Kjo krijon hapësirë, shumë hapësirë. Në Evropë njerëzit janë të shtrënguar, sup më sup, secili kufizohet fort prej tjetrit. Në Rusi, ata janë të shpërndarë në territore të pafundme. Europa është një sonet i Petrarkës. Rusia është njeriu përballë universales, që diskriminon jetën dhe motivet e saj me kohën e lirë të meditimit, përpara spektaklit subjektiv të pafundësisë, duke analizuar, menduar, krijuar fanatizmin më të egër të së vërtetës që egziston, sepse ai është i pakufizuar. Oh ! Si puro latin që jeni, e di se keni antipati për Dostojevskin. Ju nuk pranoni se, pa « faktin rus », nuk do të kishit as Vildrac, as Duhamel, as Lenormand, dhe se Rusia sjell në botën tuaj shumë të vjetër, një fekondim të nevojshëm intelektual.

Moisiu, tani i ka sytë e shndritur ; të njëjtët që ka, kur luan, për mrekulli, “Kufomën e gjallë – Le Cadavre vivant.”

Kjo qenie është një qenie e mbushur me entuziazëm, dhe nëse ai kupton deri në fund të vetvetes, dhe Danten dhe Dostojevskin, a mos vallë duhet të shohim në të origjinën sllavo-italiane, e cila shtrihet në të gjithë bregdetin e Adriatikut ?

Minutat kalojnë. Moisiu më tregon tani konceptimin e tij të Mefisto-s së Goethe-s, të cilin, dje, ai e luajti këtu, në Faust-in, një Mefisto të shkathët, delikat e të shndritshëm. “Mohuesi materialist përballë Perëndisë dhe krijimit ; ai që thotë për dashurinë se është një sistem riprodhimi… dhe që vetëm glorifikon imagjinatën e kotë të njerëzve. Flitet ende për Otellon, « maurin mistik », simbol i mospërputhjeve të pashmangshme të racave, ai që vret si një sakrificë liturgjike, – i Jedermann-it – po, atje, në Salzburg, – në kornizën unike të bukurisë.” Dhe së fundi, mbizotërimi aktual i “kontrollit” në skenën moderne.

Aspak një rregull si ai i Reinhardt, unik në elasticitetin e tij të mrekullueshëm, në inteligjencën e tij superiore. Por tjetri, shtirja e menaxherit, që Moisiu e quan “mbretërimi i mediokritetit të organizuar, mashtrimi më i madh i teatrit modern.”

Një anekdotë më kujtohet, ndodhur në Vjenë, kohët e fundit. Moisiu luante “Clavigon”. Në çdo fund akti, publiku e kishte për zakon të çlodhej me një simfoni të shumëllojshme kollitjesh. Kjo irritonte nervat shumë të ndjeshme të Moisiut. Një ditë ai nuk duroi dot më. U kthye në tryezën ku sapo kishte shkruar. Përkulur mbi fletën e bardhë, ai ngre një gisht. Ishte magjike. Fluiditeti ndërtoi perandorinë e tij. Thjeshtë, gishti i ngritur i aktorit të zhytur në mendime…dhe askush nuk kollitej më. Heshtja mbizotëronte. Kjo fuqi magnetike e sugjerimit brenda tij, a e analizon Moisiu ? Nuk duket se bën një gjë të tillë në mendimet e tij.

E pyes :

– Cili është arti i aktorit ?

Mendohet, pastaj thotë :

– Është shuma e asaj që ai ka menduar, gërmuar, asimiluar në një kërkim që është e gjithë jeta e tij, qenia e tij totale.

Sonte, pas pak mbarimit të duartrokitjeve të pjesës “Drita shkëlqen në errësirë – La lumière luit dans les ténèbres”, lë Wiesbaden-in për të shkuar në Frankfurt. Me aeroplan, do të jetë për disa orë në Vjenë. Ai më flet për Parisin :

– Isha në Paris kohët e fundit. Parizianët, çfarë publiku i admirueshëm ! Dhe një nga mbrëmjet që më interesoi më shumë ishte në Atelier, të shihja Dullin, në “Komedinë e lumturisë – La Comédie du Bonheur.”

– Ju do të shkoni në Amerikë ?

– Po, së shpejti. Ka shumë gjëra për të parë atje.

Hoti takon biografin gjerman të Aleksandër Moisiut, pritet projekt i ri për aktorin e madh

Zëvendësministri Rexhep Hoti ka pritur sot në takim shkrimtarin gjerman Rüdiger Schaper, autori i cili ka shkruar biografi për Aleksandër Moisiun, aktorin e madh me famë botërore me origjinë shqiptare.

Libri i autorit Schaper “Aleksandër Moisiu. Trieshtë – Berlin – Nju Jork. Një legjendë aktrimi” është përkthyer në shqip nga Feride Berisha, në bashkëpunim mes Shtëpisë Botuese PA dhe Qendrës Multimedia, i përkrahur nga rrjeti Traduki. Sot pjesë nga ky botim do të lexohen në Teatrin Kombëtar të Kosovës në shqip e në gjermanisht ku pjesëmarrës do të jetë edhe vet autori i librit, Schaper i cili ndodhet për vizitë në Kosovë.

Me këtë rast, zëvendësministri Hoti, i shprehu mirëseardhje dhe i gatishmërinë e MKRS-së për ta përkrahur autorin gjerman edhe në bashkëpunimet tjera.

Ndër çështjet që u diskutuan në këtë takim është një projekt i cili pritet të shqyrtohet nga ana e MKRS-së që të realizohet. Ky projekt parasheh botimin e një vepre të re për Aleksandër Moisiun, ku do të përfshihen 51 letërkëmbime mes aktorit dhe të dashurës së tij Sonja Wiber, në fund të jetës së tij, rreth viteve 1934-35. “Këto letërkëmbime janë të pabotuara dhe do të jetë në interes për lexuesin shqiptar t’i ketë në dorën e tij”, ka vlerësuar Hoti.

Gjithashtu, në kuadër të botimit janë të parapara të përfshihen një studim i autorit Schaper për Moisiun, fotografi të pabotuara më parë dhe një pjesë artistike në fund të botimit e cila edhe do të mund të inskenohej. E në kuadër të projektit, në Prishtinë, do të realizohet edhe një ekspozitë me fotografi të Moisiut.

“Ne si ministri jemi të gatshëm që të ndërmarrim hapat e duhur që ta përkrahim një aktivitet i cili do të sillte para lexuesit shqiptar gjëra ekskluzive të aktorit të madh Aleksandër Moisiu dhe këtë gjë ta bënin institucionet e Republikës së Kosovës do të ishte një gjë e mrekullueshme”, u shpreh ndër të tjera zëvendësministri Hoti.

Ndërkaq, nga ana e tij, autori gjerman Schaper, u shpreh se ndjehet i kënaqur që ndodhet në Kosovë, tek populli i Aleksandër Moisiut, dhe falënderoi zëvendësministrin Hoti për pritjen dhe për gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë në konkretizim të projekteve të planifikuara./KultPlus.com

Nesër në Prishtinë, promovohet libri për aktorin e madh Aleksandër Moisiu

Qendra Multimedia ka njoftuar se nesër më 6 prill do të bëhet promovimi i librit biografik në gjuhën shqipe, të shkrimtarit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu. Trieshtë – Berlin – Nju Jork. Një legjendë aktrimi”, nga autori gjerman Rüdiger Schaper, në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Aktori shqiptar i cili karrierën e tij e filloi në Austri, e zhvilloi në Berlin e në tërë botën, ndërsa e përfundoi ne Itali, Aleksandër Moisiu, mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Moisiu, i cili vdiq në viti 1935 në Vjenë, ishte një ndër aktorët që përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne.
Ky libër erdhi si projekt i përbashkët i Qendrës Multimedia në Prishtinë, Shtëpisë Botuese PA dhe Traduki dhe u botua në nëntor të vitit të kaluar.

Autori i librit, Rüdiger Schaper u lind në vitin 1959 në Worms (Rheinland-Pfalz). Autori gjerman, gazetar dhe kritik teatri, jeton dhe punon në Berlin dhe, që nga viti 1999, punon për gazetën „Tagesspiegel“, ku drejton rubrikën e fejtonit. Libri u përkthye nga Feride Xh. Berisha si dhe është promovuar në Berlin në fillim të muajit mars, dhe tani do të promovohet në Prishtinë dhe në Pejë.

Në Prishtinë me 6 prill 2018, në Skenën e Vogël të Vogël të Teatrit Kombëtar, në orën 11:00. Kurse në Pejë me 7 prill 2018, në Bibliotekën e qytetit “Azem Shkreli”, në orën 11:00./ KultPlus.com