Vuçiq: E mbështes liberalizimin e vizave për Kosovën

“Nuk kam asgjë kundër që Prishtina të ketë një regjim pa viza”, kështu është shprehur sot presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, derisa refuzoi të tregojë saktë arsyen e këtij qëndrimi, shkruan Tanjug.

Vuçiqi e dha këtë koment sot para gazetarëve teksa po komentonte vizitën e kryetares së KE-së, Ursula von der Leyen, e cila e vlerësoi Prishtinën për punën e saj të palodhur dhe përkushtimin ndaj reformave evropiane, se ajo nuk ka asgjë kundër Prishtina që të ketë një regjim pa viza.

“Sa i përket lavdërimit të Prishtinës, nuk kam asgjë kundër dhe jam shumë pro që t’u jepet një regjim pa viza dhe do ta mbështes gjithmonë dhe në çdo moment, siç kam bërë gjithmonë, për shumë arsye, e bëj, nuk dua të shpjegoj”, tha Vuçiqi, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me lavdërimet e Von der Leyenit”, ka thënë Vuçiqi, përcjell Insajderi.

“Vendi i Kosovës është në Bashkim Evropian”, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke dhënë mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën./ KultPlus.com

Vuçiq: Me 2 apo 3 nëntor fillojnë procedurat për anëtarsimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në konferencën e sotme për media ka folur edhe për synimin e Kosovës që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës. 

Siç pretendon kreu i shtetit serb, procedurat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të fillojnë me 2 apo me 3 nëntor.

Vuciq ka thënë se vetëm po pritet që të largohet anëtari hungarez nga zyra e Komitetit të Ministrave dhe të zëvendësohet nga një anëtar lituanez, shkruan N1, transmteon Express.

“Ajo që na pret është që më 2 apo 3 nëntor të fillojë procedura për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, po presin që anëtari hungarez të largohet nga Byroja e Komitetit të Ministrave dhe të zëvendësohet nga një anëtar lituanez dhe atëherë do të fillojnë procedurën që zgjat shumë, por me një rezultat të qartë që Kosova të hyjë në Këshillin e Evropës, nuk do të ushtrohej presion shtesë ndaj Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Qëllimi, tha ai, është që Beogradi të lejojë pavarësinë e Kosovës edhe në kuptimin formal. /GazetaExpress /KultPlus.com