Qeveria e Kosovës miraton nismën e MAShTI për bashkëfinancim të bursave për Master me Ambasadën e Francës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar nismën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për lidhjen e marrëveshjes me Ambasadën e Francës në Kosovë për bashkëfinancim të bursave të arsimit të lartë në nivelin Master.

Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin e lëvizjes së studentëve kosovarë në Francë dhe përforcimin e bashkëpunimit në këtë fushë, duke hapur kështu rrugë për financimin e disa bursave për studentët tanë që të ngrisin kapacitetet profesionale në fushat me interes për zhvillimin e vendit. / KultPlus.com

Ambasada e Francës mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit

Kosova ka shënuar progresur duke u ngjitur 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në indeksin e perceptimit të korrupsionit, shkruan KultPlus.

Rreth këtij vendimi ka reaguar edhe Ambasada e Francës, të cilën kanë theksuar se ky është një lajm i mirë.

“Lajm i mirë. Kosova shënon progres duke u ngjitur 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Duhet vazhduar këtë progres. Franca e mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, shkruhet në llogarinë zyrtare të Ambasadës së Francës në Kosovë.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Jorn Rogde, i cili ka inkurajuar Kosovën që më në fund të fillojë të ecë përpara në luftën serioze të korrupsionit.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) është renditja globale e korrupsionit më e përdorur gjerësisht në botë, e së fundmi Kosova ka shënuar rritje në luftën ndaj korrupsionit. /KultPlus.com

Ambasada e Francës: Drejtësia duhet të vihet në vend

Sot, 15 janar 2022, janë bërë 23 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Ambasada e Francës përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, kanë thënë se drejtësia duhet të vihet në vend, derisa nuk do ta harrojnë këtë masakër.

“23 vjet më parë në Reçak u vranë 45 civilë të pafajshëm. Drejtësia duhet të vihet në vend. Ne nuk do ta harrojmë këtë masakër dhe viktimat e saj”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Një reagim të ngjashëm për këtë ngjarje e pati edhe Ambasada e Italisë, e cila ishte e pranishme në përvjetorin e 23-të. të kësaj Masakre. /KultPlus.com

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 271892347_517075243182103_1220215904256026520_n-1024x743.jpg

Festivali Frankofon po vazhdon shfaqjen e filmave, sot jepet filmi ‘Barbecue’

Mbrëmjen e së mërkurës me fillim nga ora 19:00, Kino Armata do të shfaq filmin “Barbecue” realizuar nga Éric Lavaine, shkruan KultPlus.

Përpos Kino Armatë, ky film do të shfaqet edhe në Pejë në Kino “Jusuf Gervalla” dhe në Prizren në “DokuKino” në orar të njëjtë.

Ambasada e Francës është duke realizuar edicionin e 20-të të Festivalit të Filmit “Frankofon” në Kosovë.

Më 15 nëntor është bërë hapja e këtij festivali, derisa më 21 nëntor do të shfaqet filmi përmbyllës “Luanteshat e Kodrës”.

Frankofon ka njoftuar se ky film do të jetë në frëngjisht, por do të shfaqet edhe me titra në gjuhën angleze.

Në komunikatën zyrtare të Ambasadës së Francës thuhet se festivali do të mbahet në disa qytete të Kosovës.

“Nga data 15 deri më 21 nëntor, në Prishtinë, Pejë dhe Prizren, çdo ditë, shpresojmë të shihemi në: Kolegjin AAB, Kino Armata, Institutin profesional ATC, Fondacionin 17, Anibar, Dokufest, për një javë të veçantë në 20 vjetorin e Festivalit të Filmit Frankofon!”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com