Aksioni “Those Who Wish Me Dead”, me aktoren e njohur Angelina Jolie nis të shfaqet në Cineplexx

Aktorja e njohur Hollywood-iane Angelina Jolie rikthehet me një super-film të ri, Those Who Wish Me Dead, filmi i cili fillon të shfaqet nga sot, më 6 maj, në Cineplexx.

Aktorja e njohur Hollywood-iane Angelina Jolie rikthehet në ekranet e mëdha me filmin Those Who Wish Me Dead, që nga sot, më 6 maj, arrin në Cineplexx si premierë e javës. Filmi nën regjinë e Taylor Sheridan, dhe me aktorë të njohur si Angelina Jolie, Nicholas Hoult, Finn Little, Aidan Gillen, Medina Senghore, Tyler Perry, Jake Weber, Jon Bernthal, flet për një adoleshent, dëshmitar i një vrasjeje, i cili e gjen veten të ndjekur nga vrasës profesionist në shkretëtirën e Montanës. Në luftë për mbijetesë, ai do të ndihmohet nga një eksperte mbijetese (Angelina Jolie), e cila do e mbrojë atë jo vetëm nga vrasësit, por edhe nga një zjarr masiv në pyll i cili rrezikon t’i kaplojë të gjithë.

Përveç këtij filmi, si premiere këtë javë vjen edhe komedia e re The Comeback Trail, me aktorët Robert De Niro dhe Morgan Freeman.

Biletat për këta filma mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit të cilin mund ta shkarkoni në të dy platformat, edhe në IOS, edhe në PlayStore. Më shumë informata rreth filmit Those Who Wish Me Dead, mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

(lidheni me kete link: https://www.cineplexx-ks.eu/movie/Those-Who-Wish-Me-Dead/)

Jolie ndërpret karrierën në kinema

Angelina Jolisë iu desh të ndërpriste karrierën e saj në kinema.

Kjo u zbulua nga vetë aktorja në një intervistë me ”Entertainment Weekly” në kuadër të daljes së filmit “Ata që më duan të vdekur”, në të cilin ajo është aktore.

Jolie theksoi se ajo dëshironte të qëndronte pas kamerave, por për momentin, disa rrethana nuk ia mundësonin këtë.

“Më pëlqen të realizoj filma”, theksoi ajo.

“Por ka pasur një ndryshim në situatën time familjare që do të më pengojë ta bëj këtë për disa vite. Duhet të punoj pak dhe të qëndroj më shumë në shtëpi. Kjo është arsyeja pse unë u ktheva në aktrim”, shtoi ajo.

Jolie nuk hyri në detaje, po një betejë juridike po vazhdon me Brad Pitt për divorcin dhe kujdesin e fëmijëve të tyre.

Puna e saj e fundit si regjisore daton në vitin 2017 me filmin “Së pari ata vranë babain tim”, një film që zhvillohet në Kamboxhia, në kohën e masakrave të Kmerëve të Kuq./atsh/ KultPlus.com

“Those Who Wish Me Dead” filmi i ri i aktores Angelina Jolie

“Those Who Wish Me Dead” titullohet filmi i ardhshëm i aktores Angelina Jolie, i cili i takon zhanrit triler dhe aksion.

Me regji të Taylor Sheridanit dhe i bazuar në romanin e autorit Michael Koryta me të njëjtin emër, filmi në rolet kryesore përveç yllit të kinematografisë Jolie, i sjell aktorët: Nicholas Hoult, Finn Little, Aidan Gillen, Medina Senghore, Tyler Perry, Jake Weber dhe Jon Bernthal.

Filmi e rrëfen historinë e një djaloshi tinejxher i cili është dëshmitarë i vrasjes së babait të tij, në afërsi të një pylli të madh kombëtarë.

I ndjekur nga vrasësit të cilët duan ta mbajnë atë të heshtur, djaloshi në fjalë e gjen veten duke kërkuar strehim në brendësi të pyllit. Shumë shpejt ai e takon një zjarrfikëse veteran dhe eksperte e mbijetesës në shkretëtirë, që në film portretizohet nga Angelina Jolie, dhe e cila i ofron strehim në kullën e saj të vrojtimit. Por situate bëhet e rrezikshme për të dy, kur vrasësit i vënë flakën kullës së vrojtimit me qëllim që t’i detyrojnë ata të dorëzohen, dhe kështu që të dy përpiqen që me çdo kusht t’i mbijetojnë kësaj situate.

Filmi “Those Who Wish Me Dead” planifikohet të lansohet nëpër kinematë e Amerikës dhe në platformën HBO Max, më 14 maj të këtij viti. / KultPlus.com

Jolie: Dikur isha një yll aksioni dhe tani fëmijët po më thonë të zbres nga trampolina sepse do të lëndoj veten

Me intervistën e saj të fundit në Vogue, Angelina Jolie na bënë të mundur të hedhim një vështrim të shkurtër në jetën e saj si nënë e gjashtë fëmijëve.

Jolie hap derën e shtëpisë për të ndarë disa fotografi me për numrin e muajt mars të revistës Vogue.

Jolie ka gjashtë fëmijë me ish-bashkëshortin Brad Pitt: Maddox, 19, Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 14 dhe binjakët 12-vjeçar Vivienne dhe Knox

Në një foto, ajo po stilon flokët e Maddox dhe në fotografinë tjetër shfaqet 45-vjeçarja duke drekuar me Zahara, Vivienne dhe Knox.

Si nënë e gjashtë fëmijëve, Jolie vazhdon të jetë e zënë gjatë gjithë kohës. “Epo, për mua është e vështirë të qëndrojë ulur” i thotë ajo revistës për një ditë tipike në familjen e saj. “Edhe pse doja të kisha shumë fëmijë dhe të isha nënë, gjithmonë e imagjinoja si Jane Goodall, duke udhëtuar në mes të xhunglës diku. Nuk e imagjinoja në atë kuptimin e vërtetë, tradicional.”

“Ndihem sikur më mungojnë të gjitha aftësitë për të qenë një nënë tradicionale që qëndron në shtëpi. Por po e menaxhoj sepse fëmijët janë mjaft elastikë dhe ata më ndihmojnë”

Ajo gjithashtu beson se më e mira për të ende nuk ka ardhur.

 “Unë jam duke pritur me padurim të pesëdhjetat – e ndjej se do të bëj hapin tim të madh në të pesëdhjetat e mia,” tha ajo.

Ajo vuri në dukje se edhe pse po plaket, ende ndihet e re – përkundër asaj që fëmijët mund t’i thonë.

“Ishim në trampolinë një ditë dhe fëmijët thanë:‘ Jo, mami, mos e bëj atë. Do të vritesh”, tha ajo.

“Dhe unë mendova, ‘Zot, a nuk është kaq qesharake?’ Dikur isha një yll aksioni dhe tani fëmijët po më thonë të zbres nga trampolina sepse do të lëndoj veten.”

Fëmijët e adoptuar të Jolie vijnë nga e gjithë bota: Maddox nga Kamboxhia, Pax nga Vietnami dhe Zahara nga Etiopia. Ajo tha se kjo është një përfitim për të gjithë. “Ne kemi qenë shumë të bekuar që kemi një familje të kulturave dhe racave të ndryshme”, tha ajo. “Të gjithë po mësojmë nga njëri-tjetri. / KultPlus.com

Angelina Jolie do ta shesë pikturën e vetme të Winston Churchillit të bërë gjatë Luftës II Botërore

Angelina Jolie do të shesë pikturën e vetme të bërë nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill, gjatë Luftës së Dytë Botërorë dhe pritet të arrijë shumën prej 2.5 milionë funteve ( 3.4 milion dollarë), në ankand, shkruan CNN të mërkurën.

Churchill pikturoi “Kulla e Xhamisë Koutoubia” në Marrakech, Marok, pasi mori pjesë në Konferencën e Casablancas në janar 1943, gjatë së cilës ai dhe presidenti i SHBA-së Franklin D. Roosevelt hartuan fazën tjetër të strategjisë së tyre për të mposhtur Gjermaninë naziste.

Churchilli ia dha pikturën Rooseveltit, e cila përfundoi në koleksionin e arteve të Joliet. Aktorja ka vendosur të shesë pikturën me çmimin prej 1.5 milionë deri në 2.5 milionë funte (2 milionë deri në 3.4 milion dollarë).

“Piktura është e vetmja vepër që Churchilli pikturoi gjatë luftës, mbase i inkurajuar nga përparimi i fundit i bërë nga aleatët në atë vend, që ai e konsideronte si një nga vendet më të bukura që kishte hasur”, tha Nick Orchard, kreu i artit modern britanik shtëpinë e ankandit “Christie”.

Piktura u bë pasi të dy udhëheqësit ranë dakord të pranonin vetëm një “dorëzim të pakushtëzuar” nga armiku.

Edhe pse Churchilli ka pikturuar më shumë nga Maroku para se të niste lufta, kjo është vepra e tij e vetme mes viteve 1939-1945.

“’Kulla e Xhamisë Koutoubia’ është piktura më e mirë e Winston Churchillit duke specifikuar edhe rendësinë që kishte për të, dhe fakti që thekson miqësinë midis dy udhëheqësve”, ka thënë Orchard.

Piktura do të dalë në shitje më 1 mars. / KultPlus.com

Bamirësit me zemër të madhe, kështu vishen Angelina Jolie, Emine Cunmulaj, Dua Lipa e Rita Ora (FOTO)

Organizata të mëdha botërore shumë shpesh kontraktojnë yje botërore për kauza të ndryshme të bamirësisë, dhe në këto kauza shumë shpesh i kemi parë edhe yjet shqiptare, shkruan KultPlus.

Rita Ora e Dua Lipa kanë bashkëpunuar me Unicef, për të takuar fëmijë në vende të ndryshme, kurse për këtë mision më së miri njihet ylli i madh botëror Angelina Jolie.

KultPlus ju sjell fotografi nga këto vizita, ky yjet shihen të jenë të veshur në mënyrë të thjeshtë, duke pas në fokus ngohtësinë që u falin fëmijëve në nevojë.

Në këtë vazhdë të bamirësisë është edhe modelja shqiptare Emina Cunmulaj, e cila edhe ajo njihet për modestinë e saj./ KultPlus.com

Angelina Jolie do të drejtoj filmin autobiografik për fotografin e konflikteve dhe trazirave

Aktorja e famshme Angelina Jolie kësaj radhe do të na shfaqet si regjisore, nëpërmjet filmit në ardhje ‘’Unreasonable Behaviour’’, shkruan KultPlus.

Filmi regjinë e së cilit do ta kryej Jolie, do të jetë autobiografi e fotografit të famshëm të luftës Don McCullin me skenarin e adaptuar nga Gregory Burke.

McCullin jeta e të cilit do të shfaqet si film, është një nga fotografët më të njohur të luftës, konfliktit dhe varfërisë në kohët e fundit.

‘’Jam e përulur që kam një shans për të sjellë jetën e Don McCullin në film”, tha Jolie. “Më tërhoqi kombinimi i tij unik i pa trembësisë dhe njerëzimit, angazhimi i tij absolut për të dëshmuar të vërtetën e luftës, ndjeshmëria dhe respekti i tij për ata që vuajnë pasojat e saj. Shpresojmë të bëjmë një film që është pa kompromis si fotografia e Don, për njerëzit e jashtëzakonshëm dhe ngjarjet që ai pa, për ngritjen dhe rënien e një epoke unike në gazetari”, ka shtuar Angelina Jolie.

Filmi do të prodhohet nga ‘’Working Title’’ bashkë me kompaninë e ‘’Hadry Son and Baker’’.

Shumica e filmave ku Jolie ka pasur rolin e regjisores kanë pasur tematikë të konflikteve bashkëkohore. Debutimi i saj më 2011 në filmin ‘’In the Land of Blood and Honey’’ kishte të bënte me një romancë gjatë luftës në Bosnjë, ndërkaq ‘’Unbroken’’ trajtoi. kujtimet e vrapuesit olimpik Louis Zamperini, i cili u kap nga japonezët gjatë luftës së dytë botërore. /The Guardian/ KultPlus.com

Angelia Jolie flet për rëndësinë e arsimit për fëmijët anembanë globit

Ylli i filmave “Maleficent”, Angelina Jolie, e cila shërben si e dërguar speciale e UNHCR-s për çështjet e refugjatëve, dëshiron të sigurohet që të rinjve u ofrohet qasje në arsim edhe pas kalimit të pandemisë së koronavirusit, kjo pasi së fundmi në media u raportua se rreth 1.5 miliard fëmijë anembanë globit, aktualisht nuk janë duke shkuar në shkollë.

Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e shënuar para pandemisë, kur 260 milionë fëmijë nuk kishin qasje në shkolla, transmeton KultPlus.

Aktorja Jolie insiston në rëndësinë e arsimit tek fëmijët, dhe jo vetëm për qëllime edukuese.

“Për miliona fëmijë dhe të rinj, shkollat janë dritare e rëndësishme e hapjes së mundësive në jetë, dhe një vend i cili i mbron ata. Klasat e mësimit u ofrojnë atyre mbrojtje ose të paktën i mban larg dhunës dhe rrethanave të tjera të vështira. Dhe pa u ofruar ndihmë urgjente praktike, disa nga këta fëmijë që kanë mbetur pa u shkolluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, rrezikojnë të mos kthehen në më kurrë në shkolla. Ne duhet të gjejmë mënyra që të sigurojmë qasje në vazhdimësinë e arsimit, për të rinjtë anembanë botës. Sigurimi i arsimit për fëmijët refugjatë është diçka të cilën mund të bëjmë, nëse të gjithë i bashkojmë forcat,” citohet të ketë thënë Jolie.

Mesazhi i aktores së njohur hollywoodiane, vjen pasi qeveria Britanike u zotua se do t’i dhurojë 5.3 milionë funte për organizatën UNHCR, me qëllim të mbrojtjes së edukimit të fëmijëve refugjatë.

Lajmi, po ashtu vjen pas raportit të organizatës, “Save the Children”, e cila paralajmëroi për urgjencën e fshehtë të arsimit, me të cilën përballen kryesisht fëmijët më të varfër të botës.

Sipas këtij raporti, rreziku i dëmtimit të sistemit arsimorë pas pandemisë, i prek vendet e varfra të tilla si: Nigeria, Mali, Chadi, Liberia, Afghanistani, Guinea, Mauritania, Yemeni, Nigeria, Pakistani, Senegali dhe Bregu i Fildishtë. / KultPlus.com

Aktorja dhe humanistja Angelina Jolie, sot feston ditëlindjen

Angelina Jolie lindi më 4 qershor 1975 në Los Angeles, Kalifornim lindur si Angelina Voight. Është një aktore amerikane, kineaste dhe humanitare. Bijë e  aktorit Jon Voight dhe aktores Marcheline Bertrand. Përfituesja e akordimeve të shumta, përfshirë një çmim Akademie dhe tre çmime Golden Globe, ajo është cilësuar shumë herë aktorja më e paguar në Hollywood.

Jolie e filloi karrierën duke vepruar me zell për një dekadë me një film me buxhet të ulët prodhimi. Roli i parë që ka luajtur si protagoniste ishte në filmin Hackers. Ajo u vlerësua nga kritikët për mënyrën e paraqitjes në filmin biografik dhe fitoi një Academy Award for Best Supporting Actress për performancën e saj në filmin Girl Interrupted. Jolie ka arritur famën e saj më vonë në një film portretizues të një video loje si personazh heroik me emrin (Lara Croft) në Lara Croft: Tomb Raider dhe që atëherë e ka ngritur veten si një prej aktoreve më të mirënjohura dhe më të paguara në Hollywood. Ajo ka pasur sukseset e saj më të mëdha komerciale me filmin aksion-komedi Mr. & Mrs. Smith dhe filmin e animuar Kung Fu Panda.

BRUSSELS, BELGIUM – JANUARY 31: US actress and the UN refugee agency UNHCR (United Nations High Commissioner for Refugees) Special Envoy Angelina Jolie and NATO Secretary General Jens Stoltenberg (not seen) hold a joint press conference ahead of their meeting in Brussels, Belgium on January 31, 2018. (Photo by Dursun Aydemir/Anadolu Agency/Getty Images)

Suksesi i saj më i madh tregtar erdhi me fotografinë fantastike Maleficent (2014). Në vitet 2010, Jolie zgjeroi karrierën e saj në regji, skenarizim dhe prodhim, me dramat e luftës.

Jolie vlerësohet jashtëzakonisht shumë edhe për pjesën humane që e karakterizon. Për të mësuar më shumë rreth kushteve në të cilat jetojnë njerëzit e varfër në botë, ajo filloi të vizitojë kampe refugjatësh nëpër botë. Në shkurt 2001, ajo shkoi në vizitën e saj të parë në terren, një mision 18-ditor në Sierra Leone dhe Tanzania; ajo më vonë shprehu tronditjen e saj për atë që kishte dëshmuar.

Në muajt në vijim, Jolie u kthye në Kamboxhi për dy javë dhe u takua me refugjatët afganë në Pakistan, ku ajo dhuroi 1 milion dollarë në përgjigje të një thirrje ndërkombëtare të urgjencës së UNHCR-së, dhurimin më të madh që UNHCR e kishte marrë ndonjëherë nga një privat individual. Ajo mbuloi të gjitha kostot që lidheshin me misionet e saj dhe ndau të njëjtat kushte rudimentare të punës dhe të jetesës si stafi në terren i UNHCR në të gjitha vizitat e saj. Jolie u emërua edhe si Ambasadore e Mirësisë së UNHCR në selinë e UNHCR në Gjenevë më 27 gusht 2001.

Ajo vazhdon të punojë fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe për përmirësimin e kushteve të njerëzve të varfër.

Në jetën private, Jolie dhe Pitt kanë adoptuar tre fëmijë, Maddox, Pax, dhe Zahara, si dhe kanë tre fëmijë biologjikë, Shiloh, Knox dhe Vivienne. / KultPlus.com

Angelina Jolie e ka nxitur Kongresin t’i ndihmojë familjet në nevojë për ushqim

Ylli i filmave “Maleficent”, Angelia Jolie, i kë bërë thirrje politikanëve të lartë që t’i shtojnë përfitimet ushqimore për familjet anembanë Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata në këtë periudhë të pandemisë së koronavirusit.

Në një letër drejtuar politikanëve të njohur të shtetit si, Nancy Pelosi, Kevin McCarthy, Mitch McConnell dhe Chuck Schumer, aktorja ka thënë: “Shumica e fëmijëve më të cenuar në Amerikë i kanë humbur më shumë se 740 milion porcione të ushqimit në shkollë, për shkak të mbylljes së shkollave si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Duke qenë se prindërit e tyre i kanë humbur punët dhe kanë mbetur pa rroga, shumica prej këtyre fëmijëve po jetojnë të uritur… Derisa forcimi i Programit të Asistencës së Ushqyerjes Suplementare nuk do t’i mënjanojë të gjitha sfidat me të cilat po përballen familjet me të ardhura të pakta gjatë kësaj krize shëndetësore, megjithatë na ndihmon të sigurohemi që sa më pak fëmijë të mbesin të uritur në vendin tonë.”

Kjo kërkesë e aktores dhe filantropes së njohur, Jolie, vjen pasi ajo e kishte shkruar një artikull për rritjen e abuzimit ndaj fëmijëve gjatë pandemisë globale të koronavirusit, transmeton Koha. / KultPlus.com

Jolie: Shkollimi nga shtëpitë, sfidë më e madhe për prindërit sesa për fëmijët

Angelina Jolie thotë se vijimi i shkollimit nga shtëpitë është sfidë më e madhe për prindërit se sa për fëmijët.

Ylli i njohur foli për përvojat e saja nga karantina së bashku me gjashtë fëmijët, Maddox 18 vjeç, Pax 16 vjeç, Zahara 15 vjeçare, Shiloh 13 vjeç, dhe binjakët 11-vjeçar Knox dhe Viviene dhe tha se mbyllja në shtëpi mund të jetë gjë e vështirë për prindërit.

”Të gjithë jemi të mbyllur, po na shkon mirë, sipas meje gjërat që ndikojnë më së shumti te fëmijët janë se nuk po shkojnë në shkollë dhe edukimi e sfidat e të edukuarit. E di që prindërit në tërë botën po sfidohen me shkollimin nga shtëpitë dhe kjo mund të jetë sfidë më e madhe për prindërit se sa për fëmijët”, tha ajo.

Angelina gjithashtu e shfrytëzoi rastin për të ngritur vëmendjen rreth dhunës në familje në këtë kohë pandemie.

Duke folur për rreziqet e izolimit në këtë periudhë, ajo shtoi: “Kemi aq shumë pasiguri në botë, shumë fëmijë nuk kanë as ushqim, pastaj kemi dhunën në familje dhe e dimë që kjo është në rritje në tërë globin, sepse jemi duke dëgjuar gjëra të tmerrshme. Andaj, brenda shtëpisë mund të jetë vendi më i rrezikshëm për disa njerëz. Fëmijët tanë nuk duhet të jetojnë në një botë kaq të brishtë. Nuk duhet të arrijmë në këtë pikë, jo është kohë për ndryshime të mëdha në tërë botën”.

Aktorja 44-vjeçare tha se ende beson në njerëzimin.

Ajo i tha revistës Time: “Unë besoj te njerëzimi. Kam shpresë. Deri sa të dimë se si të ndihmojmë dhe çka të bëjmë, ka shpresë për neve”. /KultPlus.com

Angelina Jolie dhuron një milion dollarë për të luftuar koronavirusin

Ylli i Hollywoodit, Angelina Jolie, ka dhuruar një milion dollarë për të ndihmuar të prekurit nga pandemia koronavirus, njofton Telengana Today, transmeton KultPlus.

Jolie ka kontribuar, sikur edhe shumë herë në të shkuarën, në organizatën ‘No Kid Hungry’ që kujdeset të mos ketë fëmijë të uritur. Gati 22 milionë fëmijë në SHBA mbështeten në ushqimin që marrin si ndihmë.

Më herët edhe Arnold Schwarzenegger, çifti Ryan Reynolds e Blake Lively dhe Shawn Mendes kontribuuan në këtë kohë pandemie. / KultPlus.com

Bomba e pashpërthyer ndërpret xhirimet e filmit ku po aktronte Angelina Jolie

Angelina Jolie dhe bashkëpunëtori i saj Richard Madden, u detyruan ditë më parë të ndalojnë xhirimet e ”The Eternal”.

Kjo pasi raportohet se u gjet një bombë e pashpërthyer në Fuerteventuran spanjolle.

Megjithatë, përkundër përvojës së frikshme, Angelina Jolie u shfaq e qetë pas një pauze kur ndërprenë filmimet e ”The Eternals”.

44 vjeçarja dukej rrezatuese ndërsa nuk kishte vendosur as grim dhe as nuk kishte vendosur ndonjë stil ndryshe flokësh veç atyre natyrale të lirshme!

Mahnitëse si çdoherë, Jolie, mbante dhe një palë syze të markës Dior. Klan Kosova / KultPlus.com

Angelina Jolie: Femrat e forta formësohen nga meshkujt përreth tyre

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, e theksoi rëndësinë e rolit të mashkullit në formësimin e personalitetit të vajzave të reja.

Ylli i “Maleficent: Mistress of Evil” gjithashtu tha se personazhet femra në filma nuk duhet të paraqiten si fizikisht të rënda në mënyrë që të konsiderohen të forta.

“Mendoj se shumë shpesh në tregimet për femrat e forta aludohet që ato mund t’i rrahin meshkujt ose se janë si meshkuj, ose se nuk kanë nevojë fare për meshkuj,” tha Jolie me rastin e fillimit të shfaqjes së filmit.

Image

Duke e komentuar karakterin e saj nga filmi dhe atë të princeshës Aurora, të cilën e luan Elle Fanning, ajo shtoi, “Që të dyja duhet dhe duam të mësojmë shumë nga meshkujt, shkruan KOHA Ditore. Kështu që mendoj se ky është një mesazh i rëndësishëm për vajzat e reja – ta gjejnë fuqinë e tyre, por t’i respektojnë dhe mësojnë nga meshkujt që i rrethojnë”.

Jolie tha që filmi portretizon lloje të ndryshme të femrave, por edhe meshkuj të jashtëzakonshëm, gjë që është e rëndësishme të theksohet.

“Maleficent: Mistress of Evil” është vazhdimi i filmit të suksesshëm nga viti 2014 “Maleficent”, në të cilin Jolie interpreton me Ed Skrein, Chiwetel Ejiofor dhe Michelle Pfeiffer. / KultPlus.com

Angelina Jolie i ritkthehet filmit, pamje nga skenat “Maleficent 2”

Pesë vjet pas hitit të Disney për shtrigën e ligë, “Maleficent”, në kinema mbërrin vazhdimi i ri, “Maleficent: Mistress of Evil”.

Disney i gëzoi të gjithë fansat e këtij filmi me informacionin që kanë mbetur vetëm edhe disa javë deri në premierë.

Me këtë rast, në profilin zyrtar në Instagram, u publikuan pamjet e papara deri më tani gjatë xhirimit të këtij filmi, në të cilin rolin kryesor e luan Angelina Jolie, e cila e luan shtrigën në fjalë.

Vlen të theksojmë se Jolie pas operimeve që kishte pasur për disa vite nuk është paraqitur në ndonjë film, por kishte luajtur vetëm rolin e producentës në disa të tjerë.

Në video klipin e publikuar shihet qartë se aktorja e popullarizuar 44-vjeçare është e ulur dhe e durueshme derisa ekipi i saj i ekspertëve punon në flokët si dhe maskën e saj, shkruan Koha.

Pasi që i vendosë dhëmbët artificial, thjerrëzat dhe buzëkuqin, më në fund për kënaqësinë e fansave lind shtriga. Megjithatë, sipas mediave amerikane risia është se në këtë vazhdim, Jolie do ta ketë edhe një rivale, të cilën e luan kolegia e saj Michelle Pfeiffer.

Në pjesën e parë të filmit Maleficent nga viti 2014 u tregua historia e parrëfyer për keqbërësen kryesore të Disneyt në filmin e animuar të vitit 1959, “Sleeping Beauty”.

Përralla e njohur tregohet nga këndvështrimi i magjistares së fuqishme Maleficent.

“Maleficent: Mistress of Evil” bëhet me regji të Joachim Ronning sipas skenarit të shkruar nga Micah Fitzerman-Blue dhe Noah Harpster. Filmi do ta ketë premierën më 18 tetor. / KultPlus.com

Angelina Jolie hap kanal humanitar në YouTube

Angelina Jolie ka zbarkuar në YouTube duke hapur një kanal që brenda pak ditësh, ka mbledhur më shumë se 5600 abonentë.

Pa modë, udhëtime apo produkte bukurie: rrëfimi i yllit të Hollivudit ka të bëjë me përpjekjet e saj humanitare. Dy nga fjalimet e saj janë në internet, të mbajtur i pari në ceremoninë për Hollywood Reporter Women in Entertainment 2017 dhe një në 2019 gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën ajo mori pjesë si e ftuar speciale nga UNHCR.

Në biografinë që ajo publikon në platformë, Angelina përqendrohet në historinë e veprimeve të saj mbrojtëse dhe përfaqësimin e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët: “Jolie përqendrohet në kriza serioze që shkaktojnë shpërngulje masive të popullatës duke ndërmarrë veprime mbrojtjeje dhe përfaqësimi të UNHCR-së dhe Komisionit të Lartë në nivelin diplomatik. Angazhohet gjithashtu me vendimmarrje për çështje që lidhen me zhvendosjen globale dhe përmes kësaj pune ka kontribuar në procesin jetik të gjetjes së zgjidhjeve për njerëzit e detyruar të ikin. nga shtëpitë e tyre “.

Aktorja ka luftuar për vite me radhë në mbështetje të grave dhe të drejtave të tyre në zonat e luftës. Në vitin 2001, pas angazhimit në kampet e refugjatëve në Kamboxhia, ajo u emërua Ambasadore e Vullnetit të Mirë nga UNHCR dhe që nga viti 2012 ajo u “promovua” si e ftuar speciale e organizatës. Për aktivizmin e saj ajo mori çmime të shumta, përfshirë çmimin Citizen Of The World nga Shoqata e Korrespondentëve të Kombeve të Bashkuara në 2003. / KultPlus.com

Angelina Jolie mendon se botës i duhen më shumë femra të çuditshme

Derisa po e presim vazhdimin e “Maleficent”, në të cilin e luan sunduesen e së keqes, Angelina Jolie tha për “Elle” se botës i duhen më shumë femra të çuditshme dhe të liga.

Në vend që t’u përgjigjej pyetjeve gazetareske në një intervistë klasike, aktorja legjendare vendosi t’i ndante vetëm mendimet e saj për revistën e popullarizuar.

“Çfarë me fuqinë e mendjes dhe trupit të lirë e cila konsiderohej shumë e rrezikshme përgjatë historisë?”, është pyetja me të cilën Jolie e fillon tekstin e saj dhe vazhdon: “Femrat mund të akuzohen për magji për shkak të një jete të pavarur seksuale, sepse flasin për politikë dhe religjion, ose vishen ndryshe. Po të kisha jetuar në kohërat e mëparshme, mund të isha djegur shumë herë thjesht për faktin që jam ajo që jam”.

Aktorja pastaj iu referua kushteve rigoroze në të cilat jetojnë shumë femra edhe sot.

“Në shumë vende, ta shohësh një femër duke vallëzuar ose duke kënduar në publik është e paligjshme. Vajzat iraniane që postojnë video duke vallëzuar e sfidojnë atë që ligji dhe dogmat fetare të atij vendi ende e konsiderojnë të papranueshme për femrat. Mendoni për 200 milionë gra dhe vajza të cilat sot kanë përjetuar gjymtim gjenital ose rreth 650 milionë gra dhe vajza në mbarë botën që martohen para moshës 18-vjeçare. Mijëra gra dhe vajza vriten çdo vit nga anëtarët e familjes në të ashtuquajturat vrasje nderi. Ndërsa kur mijëra gra sudaneze këtë verë dolën në rrugët e Khartoum duke bërë thirrje për zgjedhje të lira në vendin e tyre, erdhi urdhri që të ‘shkatërrohen vajzat’, gjë që çoi në një seri përdhunimesh, të cilat i kanë kryer forcat e sigurisë. Asgjë nga kjo nuk i hedh poshtë ose i minimizon abuzimet e tmerrshme të burrave dhe djemve. Megjithatë, kur shikojmë në gjithë botën, duhet të pyesim – Pse po shpenzohet kaq shumë energji për t’i mbajtur femrat në një pozitë sekondare?”, shkruan Jolie.

Ajo thekson se botës i duhen më shumë femra të rrezikshme, të cilat thjesht janë të lodhura nga padrejtësia dhe abuzimi, shkruan KOHA Ditore. Siç thotë ajo, nëse “e ligë” konsiderohet një femër që nuk heq dorë dhe nuk pranon t’i ndjekë rregullat dhe kodet dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga zëri dhe të drejtat e saj, atëherë kemi nevojë për më shumë femra të liga.

“Nuk zgjohen femrat çdo mëngjes me dëshirën për të luftuar. Ne duam të jemi në gjendje të jemi të këndshme dhe të kujdesen për ne, gracioze dhe të dashura. Jo të gjithë kanë lindur për të luftuar. Dhe ne nuk kemi fuqi magjike. Ajo që e kemi është aftësia për ta mbështetur njëra-tjetrën dhe të punojmë me shumë meshkuj të pabesueshëm që i vlerësojnë dhe respektojnë femrat si të barabarta me ta”, theksoi Jolie.

T’ju rikujtojmë, aktorja 44-vjeçare konsiderohet një nga aktivistet e mëdha të të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtat e femrave. Ajo vitin e kaluar i bëri thirrje NATO-s që t’i bashkohet luftës kundër përdhunimit, si pjesë e fushatës së saj ndërkombëtare për t’i mbrojtur të drejtat e grave.

“Me dashuri të gjitha femrave dhe meshkujve të ligë që i kuptojnë ato”, janë këto fjalët me të cilat Jolie e përmbylli artikullin e saj për “Elle”. / KultPlus.com

Angelina Jolie bëhet imazh i gjigandit të parfumeve dhe i lë pa fjalë të gjithë (VIDEO)

Angelina Jolie ka shfaqur gjithë hiret e saj aq shumë të admiruara nga femra dhe meshkuj në të gjithë botën, në reklamën e re të markës së parfumeve ‘Guerlain’. Ajo prezanton aromën më të re të linjës së njohur dhe që tani suksesi është i dukshëm.

Një nga detajet që ka rënë në sy janë tatuazhet e saj të cilët mbulojnë gjithë shpinën dhe e tregojnë shumë elegante. Më shumë se sa një reklamë e zakonshme, video e prezantuar duket si një film i shkurtër ku protagoniste është Jolie. Kompania franceze ka zgjedhur aktoren duke vënë në dukje fytyrën e saj dhe fizikun me një grim minimalist dhe veshje shumë të thjeshtë.

Sipas ‘Vogue’, Angelina ka një raport shumë personal me ‘Guerlain’ pasi marka i sjell kujtime personale me nënën e saj, jo më kot ajo ka vendosur që të gjitha fitimet nga kontrata me ta do shkojnë për bamirësi. /intv/ KultPlus.com

Angjelina Jolie viziton refugjatët

Ambasadorja e OKB-së, Angelina Jolie vizitoi një kamp refugjatësh në kufirin Kolumbi-Venezuelë.

Aktorja shkoi atje për të mësuar më shumë rreth kushteve me të cilat emigrantët përballen si edhe për të rritur ndërgjegjësimin për nevojat e tyre.

Ylli i Hollywoodit u takua me punonjësit e ndihmave, venezuelasit dhe vizitoi një kamp të ndërtuar nga UNHCR-ja për emigrantët e pambrojtur.

Jolie vlerësoi Kolumbinë për pranimin e më shumë se 1.3 milionë emigrantëve venezuelas dhe u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të zhvilluara të bëjnë më shumë për të ndihmuar refugjatët në mbarë botën./oranews

“Nuk do të doja të isha kurrë nga ata prindër që detyrojnë fëmijët të bëhen diçka që nuk janë”

Prindërit gjithmonë janë në kërkim të këshillave për rritjen e fëmijëve të tyre. Nënat veçanërisht dëshirojnë që të krijojnë një balancë mes mënyrës se si veprojnë dhe këshillave që marrin nga nënat e tjera.

Në një farë mënyre këshillat ndihmojnë. A keni pyetur veten se si njerëzit e famshëm këshillojnë miqtë apo fëmijët e tyre, kur bëhet fjalë për prindërimin?  Shpesh kemi dëgjuar për familje të shkatërruara, fëmijë që rriten pa ndikimin e prindërve, e megjithatë mes njerëzve të famshëm ka dhe nga ata prindër që përpiqen t’i edukojnë fëmijët për rrugën të cilën duhet të ndjekin. Jeni kurioz të njiheni me disa prej tyre?

-Tori Spelling, aktore amerikane dhe autore. Roli i saj i parë i rëndësishëm ka qenë në filmin Beverly Hills në vitin 1990, në rolin e Dona Martin. Ajo ka shkruar një libër autobiografik, Story Telling, që ka qenë ndër më të shiturit sipas New York Times dhe është cilësuar si autobiografia e vitit 2009.

Ajo thotë: “Këshilla më e mirë që kam marrë ndonjëherë është, ‘Mos dëgjo askënd për mënyrën se si duhet të sillesh si nënë. Kjo më ka ndihmuar që të kaloj përmes shumë situatave të vështira. Fillimisht kam qenë e  fiksuar që të dija se si vepronin nënat e tjera, por kuptova se të dëgjosh instinktin e brendshëm të një nëne, të shtyn gjithmonë drejt vendimit të duhur.”

-Angelina Jolie, aktore amerikane, producente filmi, dhe humaniste. Ajo është vlerësuar me një çmim Academy Award, dy Screen Actors Guild Awards, dhe tre Golden Globe Awards, dhe është cilësuar si aktorja më e paguar e Hollivudit.

Jolie thotë: “Nuk do të doja të isha kurrë nga ata prindër që detyrojnë fëmijët të bëhen diçka që nuk janë. Mendoj që ky është prindërim i gabuar. Fëmijët duhen lejuar që të shprehin veten dhe karakterin e tyre aty ku duan dhe pa u gjykuar sepse kjo është pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre.”

-Kate Winslet, është një aktore dhe këngëtare angleze. Fituese e një Academy Award, një Emmy Award, tre Golden Globe Awards dhe një Grammy Award. Njihet për debutimin e saj në filmin e sukseshëm Titaniku, krah Leo Di Caprios.

Kate thotë: “Për mua prindërimi ka të bëjë me qëndrueshmërinë dhe mes gjërave të tjera edhe rutinën. Fëmijët e pëlqejnë rutinën. Ata dëshirojnë të dinë se kur do të hanë drekën dhe se kur do të ndodhin gjërat e tjera përgjatë ditës së tyre.”

-Katie Couric, është nje gazetare amerikane dhe autore. Ajo ka punuar për tre rrjete shumë të rëndësishme në amerikën, NBC, ABC dhe CBS.  Libri i saj i parë, “Këshillat më të mira që kam marrë, mësime nga jetë të jashtëzakonshme, ka qenë një best sellër sipas New York Times. Në 2004 ajo u prezantua në hollin e famës së televizionit.

Ajo thotë: “T’u mësosh fëmijëve se si të shtrëngojnë dorën, si t’i shikojnë të tjerët në sy, si të jenë të sjellshëm me këdo, ka për ti ndihmuar ata tani por dhe më vonë në jetën e tyre. Sikurse thotë një reklamë, “Nuk të jepet kurrë një mundësi e dytë për të lënë një përshtypje të parë, unë mendoj se kjo është e vërtetë!”

-Jennie Finch, fituese e disa medaljeve në lojërat olimpike. Revista Time e ka cilësuar si një nga lojtaret më të mira të bejsbollit në histori. Në 2010 ajo u tërhoq nga ky sport për t’iu përkushtuar familjes. Ja se si i këshillon ajo fëmijët e saj:

Ajo thotë: “Disa nga mësimet më të mëdha në jetë i kam mësuar nga dështimet. Është e rëndësishme që fëmijët e mi të kuptojnë zhgënjimin në mënyrë që të vlerësojnë me të vërtetë fitoren.”

-Kathie Lee Gifford, është një prezantuese televizive franko amerikane, komediane, dhe aktore, e njohur për karrierën e saj 15 vjeçare në një talk shou Live! me Regis dhe Kathie Lee.

Kathie thotë:”Që në vitet e para të jetë, i kam mësuar fëmijët e mi se sa e rëndësishme është marrëdhënia me Perëndisë. Jo një marrëdhënie fatsjellëse me dikë që është lart në qiell, por marrëdhënien me një mik, që do të jetë me ta dhe kur babai apo nëna e tyre do të jenë larguar nga kjo jetë.”

-Tina Knowles, është një biznesmene amerikane dhe fashion designer Ajo është nëna e këngëtareve Beyoncé dhe Solange Knowles. Tina thotë: “Gjithmonë u kam thënë vajzave të mia se bukuria e jashtme shuhet një ditë, por bukuria e brendshme zgjat përgjithmonë. Gjëra të thjeshta si buzëqeshja, mund të ndryshojnë ditën e një personi. Nëna ime gjithnjë thoshte se bukuria është ashtu si sillet, dhe jam e sigurt se do ta pasoj këtë parim në brezat e ardhëm të familjes sonë.”

-Arianna Huffington, është një autore greko amerikane, bashkë themeluese e The Huffington Post. “Një nga dhurata më të mëdha që mund të japim si prindër, është të mbështesim fëmijët tanë në ëndrrat e tyre, sido që të jenë ato. Për mua, kjo do të thotë që cdo ditë të bëj më të mirën për të ndjekur shembullin e lënë nga nëna ime, e cila më ka rritur me besimin se nuk duhet të kisha frikë që të provoja ndonjë gjë. Dhe në të njëjtën kohë duke e bërë të qartë për mua se ajo do të më donte dhe nëse unë dështoja.”/KultPlus.com

Ka vizituar Mitrovicën: Lexoni disa fakte të rralla për Angelina Jolie

Angelina Jolie është shumë më shumë se një fytyrë e bukur. Ajo është një aktore çmim-fituese, një nënë, një humanitare, që ka viztuar fëmijët kosovarë pas luftës dhe kjo është vetëm njëra anë e saj, ndërsa tjetra është arti, po kaq e madhe.

Në vitin 2002 Angelina Jolie ka viztiuar Kosovën, si përfaqësuese e UNCHR-it, për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga lufta. Aktorja amerikane ishte në qytetin e Mitrovicës.

1. Jolie shumë herët ka filluar të merret me aktrim, derisa profesori i artit e rrëzoi nga një provim, dhe ajo vazhdoi ëndrrën e saj, të bëhej sipërmarrëse, apo drejtoresh funeralesh. Më vonë ka filluar studimin e balsamimit, por aktrimin e ka vazhduar gjithmonë.

2. Nëna e saj ia ngjyrosi asaj flokët me ngjyrë të kaftë të errët në moshën 4 vjeçare.

3. Ka mbi 14 tatuatzhe në trupin e saj. Një tatuazh në mes të shpatullave që thotë “Dini të drejtat tuaja”, një citat nga grupi i saj i preferuar The Clash. Tjerat tatuazhe janë datëlindjet e fëmijëve dhe ish burrit të saj Brad Pitt.

4. Angelina Jolie ka dy hobi shumë interesante. Koleksionon thika dhe librat e botimit të parë.

5. Jolie nuk ka një përgjegjës që të kujdeset për aktivitete e saj. Ajo merret vetë me të gjitha aktivitetet në lidhje me publikun.

6. Është një nga aktorët më të paguar të Hollivudit. Ajo u rendit në krye të aktorëve më të paguar të Hollivudit gjatë viteve 2009 dhe 2011./KultPlus.com

10 thënie nga Angelina Jolie që do t’iu ndihmojnë të realizoni ëndrrën tuaj

1. “Jeta vjen me shumë sfida. Ato që nuk do të duhej të na frikësonin, janë ato që mund ti kontrollojmë.”

2. “Pa dhimbje, nuk do të kishte vuajtje. Pa vuajtje kurrë nuk do të mësonim nga gabimet tona. Për të bërë gjënë e duhur, dhimbja dhe vuajtja janë çelësat e të gjitha dyerve.”

3. “Nëse nuk dilni nga kutia në të cilën jeni rritur, kurrë nuk do ta kuptoni se sa e madhe është bota.”

4. “Ne nuk dashurojmë kur gjejmë njeriun perfekt, por kur mësojë të shohim një njeri jo perfekt në mënyrë perfekte.”

5. “Nëse pyetni njerëzit, shumica nuk kanë bërë atë që kanë dashur. Kjo më dhemb në zemër. “

6. “Nëse mendoj për vdekjen më shumë se të tjerët, është për shkak se unë vlerësoj jetën më shumë se ta.”

7. “Unë do të mundohem të bëj më të mirën time të mundshme në këtë botë.”

8. “Ti mendon, “çfarë nëse do ta bëj një gabim sot dhe do të pendohem’. Por unë nuk besoj në pendim, unë besoj që çdo vendim çon tek të kuptuarit se kush jemi, dhe thjesht duhet të hedhim një hap para, të përkushtohemi dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.”

9. “Sa herë që ndihem e humbur, marr një hartë dhe e vështroj deri sa ti kujtoj vetës sime se jeta është një aventurë e gjatë, sa shumë për të bërë e sa shumë për të parë!”

10. “Njerëzit thonë që je duke ndjekur rrugën e gabuar, por ajo është thjeshtë rruga yte.”/KultPlus.com

Jolie: Nuk mund të ketë paqe apo stabilitet në botë, kur shkelen të drejtat e grave

Angelina Jolie ka marrë pjesë në një takim mes Ministrave dhe Diplomatëve në Kombet e Bashkuara. Ajo ka mbajtur një fjalim për përfshirjen e grave në bisedimet e paqes, për t’i dhënë fund konflikteve në Afganistan.

Bisedat për paqe kanë nisur në fund të vitit 2018 mes zyrtarëve Talebanë dhe atyre të SHBA-ve, por ende gratë afgane frikësohen të kërkojnë lirinë.

“Në Afganistan, mijëra gra kanë folur kohët e fundit në publik duke rrezikuar jetën e tyre për të kërkuar që të drejtat e tyre dhe të drejtat e fëmijëve të garantohen në bisedimet e paqes, ama deri tani nuk kanë mundësuar asnjë prej tyre. Përgjigjja e heshtur e komunitetit ndërkombëtar është alarmante. Nuk mund të ketë paqe apo stabilitet në Afganistan apo kudo tjetër në botë kur shkelen të drejtat e grave”, tha Jolie, si e dërguar e posaçme për agjencinë e refugjatëve të UNHCR-së. / KultPlus.com

Lady Gaga dhe Angelina Jolie konkurrojnë për rolin e Kleopatrës

Lady Gaga dhe Angelina Jolie janë përfshirë në një garë për rolin e Kleopatrës. Dy yjet e njohura konkurrojnë për një prej roleve më të mëdha në karrierën e tyre në filmin me buxhet shumë të madh.

Aktorja fituese e Oscarit, 43-vjeçarja Jolie, ka qenë në bisedime qe disa muaj me producentët e Sonyt për të luajtur në ribërjen e filmit nga viti 1963, në të cilin rolin kryesor e ka luajtur Elizabeth Taylor.

L

Mirëpo, këngëtarja 32-vjeçare, e cila po ngritet shpejt në industrinë filmike është përfshirë në garë për të debutuar në një rol të madh kryesor.

Pas suksesit me filmin “A Star Is Born”, Gaga mund të jetë konkurrente edhe për çmimin Oscar në muajin e ardhshëm.

“Kleopatra është njohur si mbretëresha e Nilit, ndërsa pikërisht me rolin e saj në vitin 1963, Elizabeth Taylor e rrënjosi veten si mbretëresha e Hollywoodit”.

“Kushdo që do ta luajë atë këtë herë do të arrijë po të njëjtin vlerësim të lartë në industrinë filmike”, ka thënë një burim nga Sony, transmeton Daily Star.

Ai ka shtuar se gara ndërmjet Angelinas dhe Lady Gagas është e ngushtë dhe pritet që ato t’i nënshtrohen audicioneve, para se producentët të marrin një vendim.

Ka kohë që flitet se Angelina Jolie mund ta luajë Kleopatrën (Foto: Jeff Spicer/Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Filmi nga viti 1963 fitoi katër çmime Oscar, ndërsa asokohe Taylor nisi aferën me Richard Burton, me të cilin është martuar dy herë dhe është ndarë dy herë. /KultPlus.com