Ekskluzive: Albumi i Ermonela Jahos, i pari në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike

Sopranoja shqiptare me famë botërore, ka bërë të ditur se albumi i saj ‘Anima Rara’ ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike, shkruan KultPlus.

Jaho e ka bërë të ditur lajmin përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku përpos se i është gëzuar tej mase këtij triumfi, ajo njëherit ka shprehur edhe mirënjohje të madhe për të gjithë ata që ishin bashkëpunëtorë në këtë projek.

‘Jam shumë e lumtur t’iu lajmëroj se albumi ‘Anima Rara’ ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale në ICMA (Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike). Dua të falenderoj ICMA për nderimin dhe gjitashtu të shpreh vlerësimin tim ndaj ekipit të Opera Rara dhe kolegëve të mrekullueshëm që bashkëpunuan me mua për të sjellë në jetë këtë muzikë të mrekullueshme. Kemi kuptuar përgjatë kësaj kohe sesa na nevojitet arti dhe sa e vështirë është që të krijohet. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Ju dua të gjithëve.’, ka shkruar Jaho. / KultPlus.com