Në kafe bar 1001

Poezi nga Arber Jashari

Në 1001

1001 herë t’u luta  

Mos ik, rri

Atë natë, në kafe-bar 1001.

Ora  01 e 10 

Akrepat 1 mbi 1.

1 qytet në gjumë

Zgjuar veç ne të 2.

Fjalë, llafe pa fund.

Por kot, s’u binde  ti.

1001 dritare ti hapa.

Si mi mbylle si ?

1001 lule t’i dhurova

Mi  hodhe  1 nga 1 .

Më le më 1001 plagë.

Atë natë të errët me shi.

Në kafe-bar 1001.

1001 net kaluan,

sikur të ishin 1.

1000 diej vezulluan,

e perënduan në galaksi.

Nga mendja kurrë s’ mu hoq

ajo natë e errët me shi.

Në kafe bar 1001./ KultPlus.com

‘Sikur zemra ime të ishte gjallë, do të dridhej si thupra në uji sa herë që të më dilje përballë’

Poezi nga Arbër Jashari

Sikur zemra ime te ishte gjallë
Do të dridhej si thupra në uji
Sa herë që të më dilje përballë  

Copa copë-copë  do të thyhej
Nga fjalët tua, mjaltë.
Krijesë e rrallë.

Sikur zemra ime të ishte gjallë
Do të shtangej në vend
Sapo ta dëgjonte  emrin tënd

E nga shikimi yt
do të shpërthente  flakë,
si baroti në zjarr

Sikur zëra ime te ishe gjallë
Pa dyshim ajo do të donte vetëm ty
Po ç’ ti bësh që zemra ime ka mbetur
Vetëm një copë mish i zi
Një copë mish i egër. / KultPlus.com