Përmes një ceremonie pritet të bëhet inaugurimi i këndit të lodrave për fëmijë me nevoja të veçanta në Ulpianë

Në emër të ‘Architech Festival – Edicioni i tretë’’ të financuar nga OSCE Misioni në Kosovë, dhe i mbështetur nga Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë së hapësirave publike dhe parqeve, përmes një ceremonie do të bëhet inaugurimi i këndit të lodrave për fëmijë me nevoja të veçanta në lagjen Ulpiana, e cila ndodh për herë të parë në komunën e Prishtinës.

Përmes kësaj punëtorie, rinia ka pasur mundësi të qaset në proceset e dizajnit urban duke u bazuar në praktikat e mira bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse duke ditur se gjithëpërfshirja është çelësi për një mjedis më empatik, kreativ e inovativ e fëmijët duhet të jenë të parët që mësojnë ti përqafojnë dallimet.

Ky aktivitet do të mbahet me 19 Dhjetor 2022, në ora 11:00, në Kult Plus Gallery, lagjja Ulpiana (te Soliterat) Prishtinë. / KultPlus.com