Ardiana Thaçi
Çka don te unë?
Se di…
Ndoshta nëse mendohem gjatë,
më bien n’mend plot sene.
Sytë?
Po, aty e shoh botën unë.
E buzëqeshja?
Magjike.
Ajo m’deh…
Asht si me pa jetën
tu u ringjall pas nji stuhie t’djeshme.
Buzët?
Jo.
S’i due.
Le t’mbetet mister.
Po tjetër?
Ka shumë.
Unë t’du.
Pse po m’pyet tash?
Çka s’don te unë?
S’flas?
Ndoshta… nëse m’pyet a
t’urrej najsen,
kam me ta thanë.
Çka pra?
Faktin që m’len me t’dashtë.
Këtë…
e urrej./ KultPlus.com
