Arineta Mula zë vendin e parë në maratonën e vrapimit malor në Maqedoninë e Veriut

Alpinistja Arineta Mula, ka zënë vendin e parë në maratonën malore të mbajtur në Vodno – Matka në Shkup, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në Facebook nga ‘Kosova Trail Running Association’.

Arineta Mula fituesja e parë në maratonën e vrapimit malor Vodno-Matka Trail Marathon 42K 3,200mD+ Urime Arineta 💪🏻 Urime Kosovë 🥇 Trail running 👑 ITRA – International Trail Running Association

Posted by Kosova Trail Running Association on Saturday, March 27, 2021

Maratona e mbajtur Maqedoninë Veriore ka qenë e gjatë 42 kilometra me 3100 metra ngjitje malore./ KultPlus.com

BBC me reportazh special për alpinisten shqiptare Arineta Mula

“Gruaja që pushtoi Everestin” është një nga storiet që është realizuar së fundmi në BBC, kushtuar alpinistes shqiptare, Arineta Mula.

Në këtë storie rrëfehen jeta, sfidat e sukseset e Arineta Mulës, qysh nga jeta e saj në Pejë e deri tek ngjitja në majat më të larta të botës.

“Arineta Mula, 30 vjeçare, ka lindur në Pejë, qytet në shtetin e vogël e të izoluar të Kosovës. Fëmijërinë e kaloi në një periudhës së luftës e të pasigurisë”, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Mula ka rrëfyer për BBC se asnjëherë nuk e kishte menduar që do të merrej me aplinizëm, e aq më pak të pushtonte majat botërore. Shpërngulja nga Peja në Prishtinë ishte hapi i parë drejtë ndryshimit të jetës së saj, raporton KosovaPress.

“Shëprngulja nga Peja në Prishtinë më ndryshoi mënyrën e jetesës, më dha mundësi për të ndryshuar, aty nisa një punë, bëra miq të rinj, krijova kontakte dhe mendoj se në fund e zbulova pasionin dhe dashurinë time për hiking dhe ngjitje”, ka rrëfyer Mula.


Ajo ka rrëfyer edhe për situatën e grave në Kosovë, teksa ka treguar se cila grua e motivon.

“Kur vie fjala te gratë, natyrisht që gruaja e parë që më kujtohet është nëna ime. Ajo ka pasur shumë vështirësi në jetën e saj, dhe duke e parë atë se në çka ka kaluar, mund të them se sot gratë në Kosovë kanë një pozitë shumë më të mirë. Ne kemi më shumë të drejta, po luftojmë për ëndrrat tona, sot ne mund t’i bëjmë gjërat që duam”, ka thënë Mula për BBC.

Në storien për BBC, Mula ka rrëfyer edhe vështirësitë që ka hasur gjatë ngjitjeve, teksa ka thënë se këto përvoja e kanë bërë edhe më të fortë.

“Ndihem shumë mirë që e kam gjetur një forcë të brendshme për të vazhduar tutje, edhe në momentet më të vështira që ishin sikur të mbesje pa oksigjen në 8600 metra lartësi, apo të lëshohesha poshtë e vetme. Ndihem më e fortë, ndihem vetja dhe me të vërtetë besoj se gratë mund të bëjnë shumë më shumë se që mendojnë”, ka thënë Mula. Në nëntor të vitit 2017, Arineta Mula u ngjitë në majën e malit Everest, që konsiderohet si mali më i lartë në botë.

Arineta Mula ngrit flamurin e Kosovës në majën më të lartë në Rusi

Alpinistja me origjinë nga Peja, Arineta Mula, ka arritur sot të ngjitet në majën më të lartë në Evropë,në majën Elbrus në Rusi, shkruan KultPlus.

Alpinistja Mula ka postuar një fotografi në Facebook, me flamurin e Kosovës në duar ku ka shkruar :

“Për Kosovën Tonë. Sot në mëngjes, ora 08:15, arrita ngjitjen e malit më të lartë ne Evropë, Elbrus 5642m. Falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj që më dorëzojë flamurin para nisjes që sot për herë të parë valojë në malin Elbrus”, shkruan Mula. / KultPlus.com

Arineta Mula imazhi i North Face

Bjeshkatarja dhe aktivistja kosovare Arineta Mula është një nga fytyrat e fushatës së kompanisë së njohur të veshjes për bjeshkë North Face në kuadër të fushatës së quajtur She Moves Mountains (Ajo Lëvizë Bjeshkët).

Fotoja e saj nga Himalajet është e vendosur në një billbord gjigant në ShBA ku ka filluar kjo fushatë. Arineta është pjesë e një ndër ekspeditës së parë kosovare për në pikën më të lartë të botës Mount Everest.

Arineta tash në bashkëpunim me Ballkan Natural Adventure është duke punuar në promovimin e bjeshkëve të Nemuna duke punuar si guidë me klientë anë e mbanë botës duke përfshi Singaporin, Britaninë, Kanadanë dhe vende të tjera.

Arineta është kosovarja e parë që punon si guide për një udhëtim të plotë në Peaks of the Balkans një shteg mbi 100 kilometra. Deri tash guidat tjera femra kanë udhëhequr vetëm pjesë të këtij shtegu. / KultPlus.com