‘Artistët në karantinë’, ekspozita virtuale që reflekton mbi gjendjen e një shoqërie në situatë pandemie

Shtëpia e Evropës në Prishtinë, me datë 29 korrik në ora 12:00, do ta hapë ekspozitën virtuale ‘Artistët në karantinë’, përcjellë KultPlus.

Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Në këtë ekspozitë prezantohen vepra të cilat janë punuar nga artistët gjatë karantinës. Kjo ekspozitë reflekton mbi gjendjen sociale të një shoqërie në situatë pandemie. Krejt kjo është eksperiencë e re për të gjithë: ndryshimi i normave sociale dhe i ritmit ditor të secilit prej nesh.

Ekspozita do të shpaloset në formatin digjital 360º (shëtitje virtuale – fotografi panoramike interaktive 360º), ndërsa nëse Shtëpia e Evropës do të hapet në javët në vazhdim, ekspozita do të jetë e hapur edhe për vizitorë.

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë të kuruar nga Engjëll Berisha, janë: Artan Hajrullahu, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Driton Selmani, Edona Kryeziu dhe Lorik Sylejmani.

Eksploroje këtu ekspozitën: https://bit.ly/3f7l1DC / KultPlus.com