100 vjet nga lindja e atdhetarit arbëresh, Martin Basilio Bellusci

Martin Basilio Bellusci ishte një atdhetar dhe patriot arbëresh i cili lindi në Pllatani, më 4 janar 1921.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, u plagos në frontin e luftës afrikane. I punësuar në Komunën e Pllatanit deri në vitin 1962, ai u transferua në Cosenza, ku shërbeu si zyrtar në ENPAS.

Bellusci ishte themeluesi i Seksionit të parë të Partisë Komuniste Italiane të Pllatanit, në të cilin shërbeu deri në vitin 1956. U shkëput pas ndërhyrjes ushtarake sovjetike në Hungari, e cila shkatërroi kursin e ri të demokracisë nga qeveria komuniste e Imre Nagy-t.

Ai ishte udhëheqësi i grupeve fshatare dhe mori pjesë aktive në luftën e fshatarëve të Detit Jon të Epërm për çlirimin e tokave, të cilat patën rezultatin më domethënës në Reformën Agrare.

Pas vitit 1956, u anëtarësua në Partinë Socialiste Italiane dhe mbeti anëtar deri në vitin 1988. Nga viti 1964 deri më 1988 ishte kryetar i Komunës së Pllatanit, i zgjedhur, në kandidaturën e tij të parë, në listën qytetare “Dega e Ullirit”.

Bellusci ishte gjithnjë në anën e shtresës punëtore dhe të të gjithë banorëve, pa ndonjë paragjykim ideologjik ose shoqëror. Vdiq më 24 shtator 1997. / KultPlus.com