Drama e Jeton Neziraj ‘Audienca e Vaclav Havelit’, premierë në radion kroate

“Audienca e Vaclav Havelit” dramë e shkruar nga dramturgu i njohur Jeton Neziraj, do ta japë premierën e saj më datë 29 nëntor në HRT / Croatian radio, shkruan KultPlus.

“Drama ime “V ÁCLAVA HAVELA” do të ketë premierë radiofonike më 29.11.2021 në HRT/radio kroate! Jepini një dëgjim nëse jeni rrotull! Faleminderit.”- ka shkruar Neziraj në Facebook.

Kjo dramë flet për një drejtor të një teatri i cili vizitohet nga një hetues policie, i cili ka me vete një dosje hetimore të quajtur “dosja teatri”.  Por ky s’është një hetues dosido, por një asi tipi kureshtar i cili para se të kërcejë nga një lëndë në tjetrën, studion, analizon, informohet dhe tek pastaj i nisë hetimet./KultPlus.com