Audioguidë personale në katër gjuhë për turistët në muzeun Ikonografik Onufri

Sezoni turistik këtë vit, ka ardhur me risi në muzeun Ikonografik Onufri, Berat për turistët vendas dhe të huaj.

Turistët përveç shërbimit që jepet nga guida profesionale e stafit të muzeut, ata kanë mundësi që në udhëtimin drejt thesareve të pajisen me audioguidë personale të realizuar në katër gjuhë shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.

Muzetë e Beratit dhe gjatë këtyre ditëve vijojnë të tërheqin një numër të lartë turistësh ku të huajt e kanë një ndër destinacionet e preferuara.

Këto muze i ofrojnë vizitorëve një itinerar mjaft interesant turistik, një rrugëtim njohës mes historisë dhe objekteve me vlera për trashëgiminë tonë që gjenden në to.