Dua Lipa mahnit me dukjen e saj glamuroze në BAMBI Awards (FOTO)

Është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të vjetra të ndarjes së çmimeve në Gjermani.

Bëhet fjalë për evenimentin e njohur BAMBI Awards 2018, në të cilin po marrin pjesë emra të njohur nga arena ndërkombëtare.

E njëra ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj glamuroze në tapetin e kuq.

Çmimet BAMBI ndahen çdo ditë për të arriturat e artistëve, kryesisht atyre që janë të njohur në tregun e muzikës gjermane.

23-vjeçarja i ka mahnitur të gjithë, teksa është paraqitur me një fustan të gjatë, ngjyrë krem.

Një unazë e hijshme argjendi në gishtin e saj dhe manikyri i zi përshtateshin më së miri me dukjen e këngëtares së hitit “One Kiss”.

Modeli i saj me flokë të shkurtra dhe vathët e argjentit, i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse.

Pas kësaj ngjarje, Dua do të niset për në Romë, ku do të fillojë provat për koncertin gjigant për Skënderbeun, që do të mbahet më 19 nëntor. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BqQX494BO0P/

Rita Ora këndon LIVE “Your Song” dhe “Anywhere” në BAMBI Awards 2017-të (VIDEO)

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, mbrëmë morri pjesë në ceremoninë e çmimeve BAMBI Awards 2017-të në Berlin, shkruan KultPlus.

Përveç pjesëmarrjes së saj dhe dukjes së mrekullueshme që kishte, Rita Ora, mbrëmë performoi dy këngët e saj të reja. “Your Song” dhe hitin “Anywhere”, janë këngët që i këndoi Rita, e të cilat u mirëpritën nga audienca.

KultPlus, sjellë videon ku Rita Ora, këndon të dy këngët në skenën gjigante të Bambi Awards 2017-të në Berlin./ KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=D9K9g7T2R6s

Shqiptarja Rita Ora, mahnitëse në BAMBI Awards në Berlin (FOTO)

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, pas ceremonisë së çmimeve MTV EMAs, sonte po mahnit edhe një ceremoni tjetër, veçse kësaj radhe në Berlin, shkruan KultPlus.

Para një ore ka nis ceremonia e shpërblimeve Bambi në Berlin ndërsa shqiptarja Rita Ora, është e pranishme dhe padyshim që ka marrë komentet e parë në lidhje m dukjen e saj.

Sipas medieve të huaja, Rita Ora, sapo mbërriti në tepihun e kuq të Bambi Awards, ngriti magjinë e kësaj ceremonie me fustanin e saj të mrekullueshëm dhe një pamje komplet përrallore.
Në këtë ceremoni të çmimeve në Berlin, Rita Ora, pati marrë pjesë edhe në vitin 2015-të ku pati fituar një çmim./ KultPlus.com