Banksy pranon se dështoi ta shkatërronte veprën e tij

Shkrirja e pjesërishme e një vepre artistike të artistit misterioz Banksy, nuk ka shkuar krejtësisht sipas planit, konfirmon një artikull në bbc.com

Vepra në fjalë filloi të zhdukej pjesërisht menjëherë pasi u shit në një ankand në Sotheby në vlerën prej £860,000 javën e kaluar.

Sipas një videoje të publikuar nga Banksy, mendohet që plani fillestar ishte të zhdukej e gjithë piktura. “Gjatë provave, ka funksionuar secilën herë” thuhet në videon, ku shohim vizatimin të zhduket krejtësisht në studion e Banksy-t.

Videoja tregon dëshmi edhe prej dhomës së ankandit, përfshirë edhe një sustë që shkaktoi procesin e shkatërrimit të vizatimit./KultPlus.com

Ekspozita e artistit Banksy në Moskë, nuk mirëpritet nga artisti

Në rrjetet sociale artisti është shfaqur i befasuar me ekspozitën e cila në fakt po konsiderohet një retrospektivë e punës së artistit, titulluar “Ekspozita e Banksy-it, një gjeni apo vandal?”, përcjellë KultPlus.

Artisti ka shpërndarë në Instagram një fotografi të bisedës së tij më një person tjetër ku tregon se ai nuk ka njohuri dhe lidhje për organizimin e kësaj ekspozitë.

Ai shprehet kundër saj si dhe thekson faktin se ai asnjëherë nuk do të kërkonte të holla nga njerëzit për të parë punën e tij, shkruan LeFigaro.fr

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri në shtator në Central House of Artists në Moskë. Aty do të prezantohet një numër i punimeve nga artisti i rrugëve i njohur si Banksy, identiteti i të cilit deri më tani është anonim.

Në anën tjetër organizatorët e ekspozitës e kanë marrë shumë seriozisht postimin e tij dhe kanë treguar se asnjëherë nuk e kanë paraqitur këtë ekspozitë si të organizuar nga vet artisti mirëpo sipas tyre të gjitha objektet që do të ekspozohen i takojnë një koleksioni privat dhe kështu ata kanë të drejtë që të ekspozojnë këto punime./KultPlus.com