Hapet muzeu më i jashtëzakonshëm i artit të censuruar

Muzeu i Artit të Ndaluar, u hap për publikun në Barcelonë të enjten dhe përmban 42 vepra nga e gjithë bota që janë denoncuar, sulmuar ose hequr nga ekspozita të ndryshme, raporton AFP.

Veprat e artistëve si mjeshtri spanjoll Francisco de Goya, ikona e kulturës amerikane Andy Warhol dhe artisti dhe aktivisti kinez Ai Weiwei janë të ekspozuara në dy kate.

Objektet janë pjesë e një koleksioni prej 200 veprash të tilla që i përkasin Tatxo Benet, një biznesmen katalanas.

“Ne nuk mbledhim ose shfaqim vepra skandaloze ose të diskutueshme në muze. Ne shfaqim vepra në muze që janë censuruar, sulmuar, dhunuar dhe ndaluar të ekspozohen”, tha Benet për AFP.

“Janë vepra që kanë një histori pas tyre, pa atë histori nuk do të ishin këtu”, shtoi ai.

Shumë vepra trajtojnë fenë, si p.sh. “McJesus” i artistit finlandez Jani Leinone, me Ronald McDonald-in e kryqëzuar në një kryq druri, i cili u tërhoq nga një muze në Izrael. Kjo vepër hapi shumë polemika aq sa ndezi protesta të dhunshme në Izrael.

Foto: AFP

Muzeu gjithashtu shfaq një fotografi të një kryqi të zhytur në urinën e artistit të Nju Jorkut Andres Serrano, i cili u vandalizua gjatë një ekspozite në Francë dhe shkaktoi një zhurmë kur u shfaq për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në 1989.

Një tjetër pikë kryesore është një vepër e artistit francezo-algjerian Zoulikha Bouabdellah që paraqet 30 dyshekë lutjesh myslimane, secila e stolisur me një palë stileto me tegela, të cilat u nxorën nga një ekspozitë në Francë në vitin 2015 pas ankesave nga një grup mysliman.

Foto: AFP

Benet, një nga themeluesit e grupit multimedial spanjoll Mediapro, tha se filloi ndërtimin e koleksionit të tij në vitin 2018 kur bleu një instalacion të quajtur “Të burgosurit politikë në Spanjën bashkëkohore”. Koleksioni përbëhej nga foto bardh e zi me fytyra në piksel të njerëzve që kishin shkelur ligjin, mes tyre liderë separatistë katalanas që u përballën me veprime ligjore në vitin 2017. Vepra, e artistit spanjoll Santiago Sierra, u tërhoq nga një panair arti në Madrid vetëm dy orë pasi Benet e bleu atë. Tani është ekspozuar në një muze tjetër në qytetin katalan të Lleida-s.

Muzeu gjithashtu shfaq piktura dhe skica nga ish të burgosurit në bazën detare të SHBA në Gjirin e Guantanamos në Kubë, duke përfshirë një me Statujën e Lirisë të zhytur në ujë dhe në sipërfaqe jashtë duket vetëm dorën që mban një pishtar dhe maja e kurorës. Qeveria amerikane urdhëroi që arti i bërë nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit do të duhej të shkatërrohej kur ata të liroheshin pasi një ekspozitë me vepra në Nju Jork në vitin 2017 ndezi polemika.

Foto: AFP

“Çdo artist që nuk mund të shfaqë punën e tij sepse dikush e pengon ta bëjë këtë është një artist që censurohet dhe për këtë arsye do të ketë gjithmonë një vend në këtë muze” tha Benet.

Benet po fliste pak metra larg një autoportreti të artistit të ndjerë amerikan Chuck Close, i njohur për portretet e tij masive foto realiste.
Galeria Kombëtare e Arteve në Uashington hoqi dorë nga kushtimi i një ekspozite për veprat e Close pasi disa gra e akuzuan atë se i ngacmonte seksualisht disa vite më parë, kur erdhën në studion e tij për të pozuar.

Benet tha se duke pasur kaq shumë vepra të diskutueshme së bashku, “nivelet e tolerancës së vizitorëve zgjerohen dhe niveli i skandalit të punës ulet“./TopChanel/KultPlus.com

Tingujt magjik të Shkëlzen Dolit do të jehojnë në Spanjë

Violinisti me famë botërore, e anëtar i Filarmonisë së njohur të Vjenës, Shkëlzen Doli, do të marrë pjesë në një koncert të madh në Spanjë, konkretisht në qytetin e Barcelonës, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Doli e bëri të ditur lajmin që do të marrë pjesë në një koncert në Barcelonë.

“Më datë 15 dhe 16 dhjetor në Asamblen Filharmonike të Spanjës”, shkroi ai.

Me disa fotografi të publikuara, shihet edhe fytyra e Shkelzen Dolit, që ka bërë emër në Filarmoninë e njohur të Vjenës. /KultPlus.com

May be an image of 1 person
May be an image of 1 person