Dua Lipa fiton çmimin ‘Best Single’ në ‘1 Teen Awards’ (VIDEO)

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e tashmë me famë botërore Dua Lipa, sapo ka fituar çmimin ‘Best Single’ me këngën ‘New Rules’, shkruan KultPlus.

Çmimin e ka fituar në BBC Radio ‘1 Teen Awards’ 2017.

Për këtë çmim nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka njoftuar edhe vetë Dua, e cila ka falënderuar shumë fansat e saj.

“Faleminderit të dashurit e mi që më votuat! Në fituam singelli më i mirë me New Rules në TeenAwards2017. Çfarë ekipi. Ju dua!”, ka shkruar Dua Lipa./ KultPlus.com

Më në fund, Dua Lipa e Rita Ora në të njëjtën skenë

BBC bashkon Rita Orën me Dua Lipën

Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa do të performojnë në skenën e njëjtë më 22 tetor.

Bashkë i ka bërë ceremonia e ndarjes së çmimeve “BBC Radio 1 Teen Awards”.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar dy këngëtaret përmes postimeve në rrjetet sociale.

Dy këngëtaret me prejardhje shqiptare e me famë botërore asnjëherë nuk janë parë së bashku. / KultPlus.com

I am so excited to perform at the Radio 1 Teen Awards!! Get yo tixx @bbcradio1 #R1TEENAWARDS 💕

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on