Banorët e zemëruar të Bejrutit kërkojnë përgjigje për shpërthimin e madh të së martës

Banorët e Bejrutit kanë shprehur zemërimin e tyre kundrejt qeverisë për neglizhencën e tyre që edhe dërgoi në shpërthimin e madh të së martës.

Presidenti Michel Aoun tha që shpërthimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Kanë qenë të shumta akuzat për korrupsion, neglizhencë dhe keqmenaxhim, në drejtim të autoriteteve vendase.

Gjendja e jashtëzakonshme dy javore në Bejrut ka filluar, pas shpërthimit që vrau të paktën 137 njerëz dhe plagosi rreth 5,000 të tjerë, ndërsa dhjetëra janë ende të humbur.

“Bejruti po qan, Bejruti po ulërin, njerëzit janë histerikë dhe të lodhur”, tha regjisori Jude Chehab, duke bërë thirrje që personat përgjegjës të përballen me drejtësinë.

Chadia Elmeouchi Noun, një banor i Bejrutit i cili aktualisht gjendej në spital është prononcuar për BBC-në.

“Unë e kam ditur gjatë gjithë kohës që udhëhiqemi nga njerëz të paaftë, qeveri jo kompetente […] Por ajo se çka mund të them tani është se ndodhitë e fundit janë akt kriminal.”

Qeveria e Libanit të mërkurën ka njoftuar se një numër i madh i zyrtarëve të portit të Bejrutit gjenden në arrest shtëpiak, në pritje të një hetimit mbi shpërthimin e së martës.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes  në vend këmbëngul që ata të cilët janë përgjegjës për këtë katastrofë të përballen me “dënimin maksimal”.

Ndërkohë, Amnesty International dhe Human Rights Watch kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur për shpërthimin. Në një deklaratë, HRw tha se kishte “shqetësime serioze në lidhje me aftësinë e gjyqësorit libanez për të kryer një hetim të besueshëm dhe transparent.” / KultPlus.com

Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi në Bejrut

Imazhet satelitore të cilat CNN i ka siguruar nga Planet Labs Inc, shfaqin kraterin masiv në vendin ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm – më saktësisht pranë portit të qytetit të Bejrutit.

Imazhet tregojnë sesi pothuajse çdo ndërtesë ka pësuar dëme të mëdha, apo janë shkatërruar plotësisht nga shpërthimi.

Ndërtesa gjigante të cilës pothuajse i ka mbetur vetëm një pjesë e murit, shihet se si ende qëndron në afërsi të kraterit të mbushur me ujë, ku dikur në këtë pjesë të portit ishin dy ndërtesa.

Dëmet e shpërthimit janë më të theksuara në pjesën lindore, ku përveç ndërtesave që “u fshin nga faqja e dheut”, një anije gjigante që ishte pranë portit është fundosur.

Hiq më lehtë nuk kanë shpëtuar as pjesët tjera përreth portit, ku nga shpërthimi nuk ka mbetur asgjë nga shumë lokale afariste si dhe depo të shumta që përdoreshin për mallra të ndryshme.

Sipas kryeministrit libanez Hassan Diab, rreth 2.750 tonelata të materieve kimike kanë shpërthyer gjatë të martës. E nga shpërthimi i fuqishëm është ngritur në ajër një re në formë të kërpudhës, që ngjante shumë me sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki. / KultPlus.com

Shkencëtarët: Shpërthimi në Bejrut sa një e pesta e bombës atomike në Hiroshimë

Shpërthimi i jashtëzakonshëm që ndodhi në Bejrut ditën e djeshme (e martë) tronditi banorët e botën mbarë.

Të paktën 100 persona deri tani janë konfirmuar si të vdekur e mbi katër mijë të plagosur.

Sipas presidentit Michel Aoun eksplozioni ndodhi si pasojë e 2,750 tonëve nitrat amonit të vendosur në një depo në afërsi të portit të kryeqytetit.

E tani shkencëtarët vlerësojë se shpërthimi në Bejrut ishte baras me tre kilotonë TNT.

Përkthyer ndryshe, kjo i bie rreth një e pesta e bombës atomike “Little Boy” të hedhur në Hiroshimë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shpërthimi gjithashtu prodhoi valë sizmike të barabarta me një tërmet të shkollës 4.5. / KultPlus.com

Fotografitë tronditëse nga shpërthimi në Bejrut, prekin zemrat e miliona njerëzve në botë

Së paku 100 të vrarë deri më tash dhe më shumë se 4.000 të plagosur është bilanci i shpërthimit që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, më 4 gusht.

I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi, afër pjesës ku ndodhet porti.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës.

Fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale janë tejet të dhimbshme dhe kanë prekur zemrat e miliona njerëzve nëpër botë të cilët po solidarizohen me këtë ndodhi të tmerrshme.

Njerëz të vdekur, fëmijë të gjakosur, lot, dhimbje e ndërtesa të shkatërruara janë imazhet që po tronditin botën.

KultPlus ka përzgjedhur disa nga fotografitë më tronditëse nga kjo tragjedi. / KultPlus.com

A wounded man walks near the scene of an explosion in Beirut on August 4, 2020. – A large explosion rocked the Lebanese capital Beirut on August 4, an AFP correspondent said. The blast, which rattled entire buildings and broke glass, was felt in several parts of the city. (Photo by Anwar AMRO / AFP) (Photo by ANWAR AMRO/AFP via Getty Images)

Pamje nga droni, qyteti i Bejrutit pas shpërthimit (VIDEO)

Së paku 100 të vrarë dhe më shumë se 4.000 të plagosur është bilanci i shpërthimit që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, më 4 gusht.

I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi, afër pjesës ku ndodhet porti.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, tha se 2,750 ton kimikate bujqësore ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurtë në një depo për gjashtë vjet. / KultPlus.com

Pamje rrëqethëse: Kjo është gjendja në qytetin e Bejrutit sot

Në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga shpërthimi i tmerrshëm që ndodhi të martën.

Banorët e Bejrutit janë zgjuar në shkatërrim pas shpërthimit të madh në portin e qytetit libanez, të martën, duke vrarë të paktën 100 persona dhe duke plagosur mijëra të tjerë, shkruan Independent.

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka thënë se shpërthimi në Bejrut lidhet me rezervat e rrezikshme të kimikateve që ishin ruajtur në port që nga viti 2014, megjithëse paralajmërimet e zyrtarëve të portit se materiali nuk ishte i sigurt.

Mëngjesin e sotëm, qyteti i Bejrutit shihet tërësisht i shkatërruar. Videon shiko KËTU.

Për këtë shpërthim presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se mund të ketë qenë një sulm.

“Duket si një sulm i tmerrshëm”, kështu ka thënë Trump gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë mendojnë se shpërthimi në Bejrut ishte një sulm./ KultPlus.com