Fahri Musliu: Edhe QKK e injoron Bekim Fehmiun

Aktori më i madh shqiptar i filmit me përmasa ndërkombëtare Bekim Fehmiu, vazhdon  të injorohet nga institucionet e Kosovës. Kësaj radhe Komisioni vlerësues i Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), e ka refuzuar projektin e filmit dokumentar me metrazh të gjatë “BEKIM FEHMIU” , kushtuar jetës dhe veprës së tij, i cili do të shfaqej në qershor të vitit 2020, në  10 vjetorin e shuarjes së aktorit.

Komisioni i ka mbështetur, me paratë e taksapaguesve kosovarë, tri projekte të regjisorëve të huaj:

1.Titulli  “Fëmijet e Parajsës më të ulët”

Regjisori  Birgitte Stærmose 

Skenari  Birgitte Stærmose 

Producenti  Visar Arifaj 

2.Titulli  “Go Go Kosovo”

Regjisori  Jane Stockdale 

Skenari  Jane Stockdale 

Producenti  Ilinka Iljoska 

3.Titulli  “Atdhe”

Regjisori  Kreshnik Jonuzi 

Skenari  Kreshnik Jonuzi 

Producenti  Adrian Sharku 

4.Titulli “Refugjatët Kosovarë në Mal të Zi

1999″

Regjisori  Velibor Coviq 

Skenari  Velibor Coviq 

Producenti  Festim Bajgora 

Autor të filmit dokumentar BEKIM FEHMIU  janë: producent – Valon Jakupi, regjisor – Valmir Tërtini dhe skenarist Fahri Musliu.

Më gjërësisht për këtë temë në ditët e ardhshme.

Fahri Musliu./ KultPlus.com