Premiera e dokumentarit BIBA MAY – “Jo Më” sonte në Kino Armata

Një film dokumentar për fuqizimin e grave me aftësi të kufizuara. Një histori guximi, vendosmërie, përkushtimi dhe dashurie.

Një rrëfim inspirues i Resmije Rahmanit, e njohur si Biba May, vjen sonte premierë në Kino Armata nga ora 20:00.

Pavarësisht sfidave, pengesave dhe humbjeve të saj, dashuria dhe mbështetja e familjes dhe miqve e shtyn Biba May të ecë drejt vizionit të saj për të synuar një botë më të mirë dhe mundësi për të tjerat si ajo.

Ky film dokumentar, me producente Shqipe Malushi, drejtim artistik të Zana Hoxhës, dhe regji të Arlinda Morinës, pasqyron shpirtin e vërtetë të një gruaje luftëtare dhe çfarë është e mundur. /KultPlus.com