Këshillat se si të tejkalohet Blloku i Shkrimtarëve

Të shkruash për “Writer’s block” është më mirë se të mos shkruash fare”

Charles Bukowski

5  mënyra se si të kalohet “Blloku I Shkrimtarit”

  1. Largohuni nga ajo që jeni duke shkruar

Provo të pikturosh, të bësh fotografi, të ndërtosh dicka. Nuk ka rëndësi se në cka fokusohesh, mjafton që mendja juaj të fokusohet në pjesë të tjera që nuk lidhen drejtpërdrejt me shkrimin

  • Bëni shkrim të lirë

Për 10 apo 15 minuta gjatë ditës shkruaj ckado që ju vjen ndërmend. Vetëm shkruani lirshëm, pa frikën e shenjave të pikësimit. Le të jetë krejt e zakonshme. Nuk ka nevojë që domosdo të jetë kreative apo “origjinale”, mjafton që të largoni stresin e të shkruarit bukur.

  • Aktivizohuni fizikisht

Vraponi, vallëzoni apo dilni dhe ecni. Nuk ka rëndësi se me cfarë aktiviteti fizik vendosni të mirreni, mjafton për pak kohë të jeni në lëvizje. Një mendje e relaksuar është gjithmonë më e hapur,

  • Shkruani në mëngjes

Zakonisht mendja në mëngjes është krejtësisht “e pastër”, dhe idetë mund të vijnë saktësisht në momentin që e hapni fletën e bardhë. Psikologët thonë se është më e preferueshme të shkruhet në mëngjes. Njeriu ndihet sikur ka filluar nje jetë të re apo në rastin e shkrimtarit ndihet sikur është krejt dikush tjetër, ndoshta si personazhi I tij I radhës.

  • Krijoni një ambient të parshtatshëm punë

Thuhet se Hemingway shkruante në këmbë. Gjeni edhe ju pozicionin në të cilin ndiheni rehat të shkruani. Mund të shkruani edhe ju në këmbë si Hemingway, nëse kjo ju ndihmon. Mund të shkruani shtrirë në tokë apo në shtrat, apo të ulur mbi tavolinë etj. Mjafton që pozicioni në të cilin shkruani të jetë I përshtatshëm për ju. / KultPlus.com