Çeku për suksesin e BNE: Djemtë e Kosovës duke shkëlqyer në Brazilin që ende nuk na njeh

Kosova ka arritur një tjetër sukses të madh në E-Sports, këtë herë skuadra e “Bad News Eagles” ka siguruar tri fitore radhazi, për t’u kualifikuar më tej në “Legends Stage”, në turneun më të madh në botë në lojën Counter-Strike, shkruan KultPlus.

Në ndeshjen e fundit, BNE u përballën kundër GamerLegion, duke fituar me lehtësi dhe kësisoj duke siguruar kualifikimin tutje.

Për këtë fitore ka reaguar edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, duke përgëzuar djemtë për këtë sukses të madh.

“Djemtë e Kosovës duke shkëlqyer në Brazilin që ende nuk na njeh. Pas tri fitoreve, Bad News Eagles në fazën “Legends”. Përgëzime Flatron, Sener, Rigon, Dionis e Genc. Faleminderit që e mbani flamurin e Kosovës në piedestal. 🦅🇽🇰 #IEM Rio Major 2022″, thuhet në postimin e tij.

Siç kishin njoftuar edhe BNE, Çeku kishte luajtur një rol kyç në sigurimin e vizave për ta. /KultPlus.com

‘Bad News Eagles’ shkruan histori, kualifikohet në turneun më të madh të CS:GO

Skuadra nga Kosova në lojën e famshme Counter-Strike Global Offensive “Bad News Eagles” ka arritur të kualifikohet në turneun më të madh të CS:GO në Brazil, shkruan KultPlus.

Edhe pse ndeshja e parë i takoi ekipit nga Rusia, “ForZe”, në fund BNE arritën që të përmbysin rezultatin dhe të arrijnë kualifikimin historik.

Majori i madh në CS:GO do të fillojë më 5 nëntor në Rio.

Ndiqeni më poshtë momentin kur edhe djemtë fituan mapën e dytë. /KultPlus.com

Kurti uron BNE për kualifikimin historik: I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë

Ekipi kosovar, Bad News Eagles ka shënuar histori gjatë ditës së sotme, duke u kualifikuar për herë të parë në një turne madhor në Counter-Strike:Global Offensive, shkruan KultPlus.

Pas triumfit madhështor ndaj ekipit çek, Sinners, me rezultat 2:1, Bad News Eagles u kualifikuan për të shkuar tutje në PGL Major e cila do të zhvillohet në Antwerp të Belgjikës.

Për këtë gjë ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, i cili ka uruar djemtë për këtë arritje të jashtëzakonshme.

“Bravo gamers! Kosova bën historinë me kualifikimin në PGL Antwerp Major 2022. Bad News Eagles sot mposhtën Sinners me rezultat 2:1. Kjo fitore i bën pjesë të garës më të madhe të vitit për CSGO. Pra, prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë. I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, ka shkruar Kurti. /KultPlus.com

Çeku për kualifikimin e BNE: Djemtë tanë bënë histori

Skuadra nga Kosova, Bad News Eagles, ka arritur që të shkruajë histori në e-Sports, duke u kualifikuar në një turne madhor, shkruan KultPlus.

Ekipi kosovar triumfoi 2:1 ndaj Sinners për ta siguruar biletën për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në ESports, pikërisht në “PGL Major Antwerp 2022”.

Për këtë gjë ka reaguar edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, duke uruar djemtë për suksesin historik.

“Historike për komunitetin E-Sports. Ekipi ynë Bad News Eagles kualifikohet në turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Major Antwerp 2022. Përgëzime Flatron, Sener, Dionis, Rigon, Genc, krenari pa fund”, shkroi i pari i Kulturës. /KultPlus.com