Naser Berisha publikon këngën ‘Bredhi në kohë’ (VIDEO)

Artisti i këngëve të cilat janë kthyer në vulë të vlerave artistikeNaser Berisha sapo ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin “Bredhi në kohë”, këngë kjo e cila renditet e shtata me radhë në albumin e tij të katërt që do të publikohet gjatë këtij viti, përcjell KultPlus.

Teksti i këngës “Bredhi në kohë është shkruar nga Naser Berisha e po ashtu muzika, orkestrimi dhe Mix e Masteri janë punuar nga Naser Berisha, ndërkaq në gitarë është Reshat Beqiri.

Videoklipi është punuar nga BB-Production.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës. 

T`putha mbrëm sërish në ëndërr
Si cdo natë që bëj me ty
Ankthi i tmerrshëm më trazoi
Dhe u zgjova prap pa ty

Klithje nate e i ndjersitur
Ëndrrën time dua ta vazhdoj
E të kthehem në parajsën time
Atje ku gjithcka filloi

Ref:
Bredhi në kohe, e në vend tani po sillem
Nga kujtimi në kujtim, e nga dhimbja në dhimje
A thua një ditë, ti engjull prap do të kthehesh
Të lutem më thuaj, dhe mos më le më tej të vuaj

Lutem prap që të kthehesh
E të shoh edhe një herë
T´me godasesh sërish në zemër
Si Kometa në atmosfer

Yjet lindin e prap shuhen
Një sekret që të gjithë e dinë
Emrin tënd kur e thërras
Vrima e zezë po e përbinë

Ref:
Bredhi në kohe, e në vend tani po sillem
Nga kujtimi në kujtim, e nga dhimbja në dhimje
A thua një ditë, ti engjull prap do të kthehesh
Të lutem më thuaj, dhe mos më le më tej të vuaj / KultPlus.com