Dua Lipa nominohet për dy çmime në ‘Brit Awards 2022’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është nominuar në dy kategori të rëndësishme në ‘Brit Awards 2022’, shkruan KultPlus.

Dua është nominuar në kategoritë: ‘Song of the Year’ për këngën ‘Cold Heart (Pnau Remix)’ në bashkëpunim me Elton John si dhe në kategorinë ‘Pop/R&B Act’.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare vitin e kaluar ishte shpërblyer me çmimin si artistja më e mirë britanike si dhe me çmimin për “Albumin më të mirë” në ”Brit Awards 2021”.

“Faleminderit shumë është një nder që të jem këtu dhe përsëri në skenë. Herën e kaluar kur kam qenë këtu në vitin 2018 kam thënë që dëshiroj që të shoh më shumë gra në këtë skenë dhe tri vite më vonë jam shumë e lumtur që po e shoh këtë”, pati thënë Lipa. / KultPlus.com

’.