Cameron Diaz heq dorë nga aktrimi

Cameron Diaz nuk do të kthehet më në Hollywood pasi njerëzit e afërt të saj kanë zbuluar se ajo nuk mund të përballojë më ditët e gjata të punës që e mbajnë atë larg bashkëshortit të saj Benji Madden dhe vajzës së tyre trevjeçare, Raddix. Diaz u tërhoq zyrtarisht nga aktrimi në vitin 2018, por së fundmi u josh nga miku i ngushtë Jamie Foxx për të bashkë-yll në komedinë Back In Action.

Natyrisht, siç doli, ky plan rikthimi nuk i funksionoi mirë pasi u shoqërua me trazira. Miku i saj i mirë Jamie Foxx pati një krizë mendore në xhirimet e filmit dhe pushoi tre punonjës.Tani mediat e huaja raportojnë se aktorja e dashur nuk ka pasur aspak një eksperiencë të mirë dhe ndoshta nuk do të kthehet në botën e kinemasë pas përfundimit të xhirimet. Ajo vetë e ka pasur të vështirë të jetë larg familjes dhe nuk dëshiron të përfshihet në konfrontime. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, marrëdhënia e saj me Foxx nuk u ndikua negativisht.

Që kur vendosi të distancohej nga qendrat e vëmendjes dhe Hollywood-i, Cameron Diaz ka folur shumë herë hapur se është një industri e vështirë, por edhe për përvojat e saj personale. Vitet e fundit kemi parë një version krejtësisht të ndryshëm të aktores dhe duke folur në podkastin e shoqes së saj Gwyneth Paltrow, ajo ndau detaje se si është jeta në moshën 49-vjeçare me një fëmijë dhe zbuloi se arsyeja pse e sheh moshën e saj krejtësisht ndryshe tani është mëmësia./abcnews.al/ KultPlus.com

Cameron Diaz rikthehet në skenën e filmit

Pas tetë vitesh pauze nga skena e filmit, Cameron Diaz do të paraqitet sërish me një rol të ri.

Ajo në vitin 2018 jka njoftuar se po pensionohej nga Hollywood, por vendosi të luajë në filmin e ri të Netflix “Back in Action”, bashkë me Jamie Foxx. Të dy aktorët në vitin 2014 janë paraqitur me role në filmin “Annie”, që ishte paraqitja e fundit e Diaz në një film.

Cameron Diaz në një postim në intstagram me këtë rast shkroi se vetëm Foxx arriti ta kthejë atë në aksion. Ajo po ashtu shkroi se mezi pret të bëhet pjesë e filmit, për të cilin ka thënë se do të jetë si një eksplodim.

Netflix ende nuk ka bërë të ditur ndonjë datë të lansimit të filmit, por Fox në Twitter shkroi se prodhimi i tij do të fillojë këtë vit.

Regjinë e filmit do ta bëjë Seth Gordon. Detaje të tjera rreth tij nuk janë bërë të ditura.

Foxx shënoi kthimin e Diaz në film në Twitter, ku postoi një video, ku dëgjohet biseda e tyre.

Ajo tha se është e emocionuar, por se nuk e di se do ta bëj këtë, se si do të kthehet.

Në këto momente, Foxx i ofroi në linjë një person, i cili u pensionua, por që sërish u kthye në punë, pra që e di se si duhet të bëjë këtë. Ai është Tom Brady, i cili u pensionua nga liga nacionale amerikane e futbollit në fillim të këtij viti, por që iu bashkua sërish ekipit Tampa Bay Buccaners.

Diaz, edhe pse nuk ishte aktive vitet e fundit në Hollywood, u angazhua në një punë tjetër. Ajo lansoi një markë të verës organike.

Vitin e kaluar, ajo ka deklaruar se si nënë nuk mund të imagjinojë më të jetë në xhirime për 16 orë në ditë. Megjithatë, po ashtu, ka thënë se kurrë s’i dihet.

Aktorja Cameron Diaz është martuar me këngëtarin Benji Madden në vitin 2015 dhe kanë vajzën Raddix, të cilën Diaz e ka lindur në vitin 2020./21Media / KultPlus.com

Diaz heq dorë nga aktrimi: Karriera filmike më pengoi të menaxhoja pjesën tjetër të jetës sime

Cameron Diaz e ka shpjeguar vendimin për t’u larguar nga aktrimi duke thënë se karriera e saj në ekranin e madh po e pengonte të menaxhonte pjesë të tjera të jetës personale.

Aktorja 48-vjeçare ishte një nga yjet më të suksesshëm të industrisë së filmit, e njohur veçanërisht për rolet në “There’s Something about Mary”, “Charlie’s Angels dhe “The Holiday”.

Filmi i saj i fundit ishte përshtatja e “Annie” në 2014, ku ajo interpreton rolin e Hannigan-it.

Në një intervistë me aktorin dhe komedianin Kevin Hart në shfaqjen e tij të re “Hart to Heart”, ajo tha: “Kur bën diçka në një nivel vërtet të lartë për një periudhë të gjatë kohore, kur je personi që po jep një gjë, atëherë ti je ai personi që je në ekran, të gjitha pjesët e tua që nuk kanë lidhje me ekranin duhet t’u lihen personave të tjerë”, transmeton KultPlus.

Diaz shpjegoi se kjo përfshinte “pjesë të ndryshme të jetës sime, shtëpinë time, çdo aspekt, nga financat, edhe vetë menaxhimi i vetvetes si një qenie njerëzore, jo i vetvetes si Cameron Diaz-makina”.

“Për sa i përket anës sime personale, shpirtërore, po kuptoja se, ajo pjesë e imja që funksiononte në një nivel të lartë, nuk ishte e mjaftueshme”.

“Thjesht pashë përreth dhe kishte aq shumë pjesë të jetës sime që nuk i prekja, nuk po i menaxhoja dhe nuk mund t’i menaxhoja, sepse gjithçka ishte aq masive”.

Diaz tha se ajo arriti në këtë përfundim kur ishte rreth 40 vjeç dhe kjo i dha asaj mundësinë për të rivlerësuar çdo aspekt të jetës së saj. / KultPlus.com

Cameron Diaz konfirmon pensionimin

Nuk është parë në ekranin e madh që në vitin 2014, me filmin “Annie”. Po flasim për Cameron Diaz, e cila ka njoftuar se është tërhequr nga aktrimi.

Lajmi kishte qarkulluar prej kohësh, kur një shoqja e saj deklaroi se aktorja e famshme kishte vendosur që të dilte në pension. Por, këto deklarata ajo i përgënjeshtroi në Twitter disa ditë më vonë, transmeton tch.

Tani, është vetë Diaz ajo që është shprehur fare qartë: “Unë kam dalë në pension. Aktualisht, nuk po bëj asgjë. Kam vite që nuk punoj. Jam mama, kjo është puna ime”./KultPlus.com

Cameron Diaz
joins TAG Heuer to raise money for UN Women and New York Cares’ Hurricane Sandy Relief Effort, benefit held at the Museum of Natural History
Featuring: Cameron Diaz
Where: New York City, United States
When: 10 Nov 2012
Credit: WENN