“Mendja më shkon për shtëpinë, s’ia ndreqa dot në verë çatinë”

Poezi nga Dritëro Agolli

Çatia e vjetër

Ky dimër do ketë shira dhe erëra shumë,
Këtë e ndiej se kockat më dhëmbin ;
Do të ketë breshër , dëborë e furtunë,
Të gjitha këto do na çmëndin !

Ndaj mendja më shkon në shtëpinë,
Strehën e nënës së ngratë;
S’ia ndreqa dot në verë çatinë,
S’më dilnin paratë.

Tani çatia e vjetër do rrjedhë
Dhe trualli do bëhet lara-lara nga pellgjet ;
Nëna supit batanien e grisur do hedhë
Dhe si guriçkë në qoshen e thatë do dergjet .

Megjithatë nga andej s’do t’i iket,
Le ta mërzisin pikat në truallin e lagur;
Si një kandil gjer në vajin e fundit do digjet
Nën strehën që bashkë me të është plakur. / KultPlus.com