OpenAI: Përdoruesit e ChatGPT dërgojnë 2.5 miliardë kërkesa në ditë

ChatGPT merr 2.5 miliardë kërkesa nga përdoruesit globalë çdo ditë, tha OpenAI.

Rreth 330 milionë prej tyre vijnë nga përdorues në SHBA, shkruajnë mediat e huaja.

Këto shifra tregojnë se sa i kudondodhur po bëhet produkti kryesor i OpenAI.

Kompania mëmë e Google, Alphabet, nuk publikon të dhëna të përditshme kërkimi, por kohët e fundit zbuloi se Google merr 5 trilionë kërkesa në vit, që mesatarisht është pak më pak se 14 miliardë kërkime ditore.

Hulumtuesit e pavarur kanë gjetur trende të ngjashme.

Neil Patel i NP Digital vlerëson se Google merr 13.7 miliardë kërkime çdo ditë, ndërsa hulumtimi nga SparkToro dhe Datos – dy kompani të marketingut dixhital – vlerëson se shifra është rreth 16.4 miliardë në ditë.

Megjithatë, ChatGPT ka treguar një rritje mbresëlënëse të shpejtë.

Në dhjetor, CEO i OpenAI, Sam Altman, tha se përdoruesit dërgojnë mbi 1 miliard kërkesa në ChatGPT çdo ditë.

Sipas fjalëve të Altman, vëllimi i kërkimit të kompanisë është më shumë se dyfishuar në rreth tetë muaj./KultPlus.com

BE me draft për kufizimin e ChatGPT për mbrojtjen e sigurisë së përdoruesve

Anëtarë të Parlamentit Europian votuan të enjten në mëngjes me shumicë dërrmuese një draft-rregullore që do të sigurojë “zhvillimin në mënyrë etike” të Inteligjencës Artificiale.

Votimi, që u krye në një seancë të përbashkët të komiteteve të tregut të brendshëm dhe të lirive civile, shtoi dispozita të reja në tekstin origjinal të propozuar nga Komisioni Evropian, veçanërisht detyrimet mbi të ashtuquajturat modele të themelimit gjenerues, si ChatGPT, një chatbot i zhvilluar nga OpenAI që ka revolucionarizuar industrinë e teknologjisë. Amendamenti ka si qëllim që të sigurohet që chatbot-et të jenë transparentë, të përfshinë opsione sigurie kundër përmbajtjeve të palejuara nën ligjin e Bashkimit Europian dhe të respektojnë të drejtat kryesore si liria e shprehjes.

Deputetët e PE-së, po ashtu duan të ndalojnë atë që është cilësuar si përdorime ndërhyrëse apo diskriminuese të Inteligjencës Artificiale, të tilla si identifikimi biometrik në vende publike dhe sisteme të njohjes së emocioneve. Projekt-rregullorja e së enjtes u aprovua me 84 vota pro, shtatë kundër dhe 12 abstenime. Megjithatë, deputetet duhet ta kalojnë draftin në një seanca tjetër plenare negociuese me shtetet anëtare.

Këto bisedime, të njohura në Bruksel si “trilogje”, pritet të rezultojnë në një tekst kompromisi që më pas do të bëhet ligj. Akti i Inteligjencës Artificiale u propozua për herë të parë nga Komisioni në prill 2021 dhe i ndan sistemet e Inteligjencës Artificiale në katër kategori sipas rrezikut që ato paraqesin për shoqërinë. / KultPlus.com