Letra e lamtumirës nga Che Guevara, drejtuar fëmijëve të tij

Të dashur Hildita, Aleidita, Camilo, Celia dhe Ernesto

Nëse e lexoni këtë letër një ditë, do të thotë se nuk jam më gjallë. Vështirë se do të më kujtoni dhe më i vogli mes jush, do të më ketë harruar plotësisht.

Babai juaj, ishte një njeri që veproi ashtu siç mendonte më mirë dhe ishte absolutisht besnik ndaj bindjeve të tij. Rrituni si revolucionarë të mirë. Studioni shumë për të zotëruar teknikën, që ju bën të zotëroni natyrën.

Mos harroni, se, është Revolucioni, që është i rëndësishëm dhe se, secili prej nesh, i kapur veçmas, nuk vlen asgjë. Mbi të gjitha, kini shpirtin e ndjeshëm ndaj çdo padrejtësie, kundrejt gjithkujt kudo në botë.

I juaji gjithmonë, fëmijët e mi. Shpresoj të shihemi përsëri.

Një puthje e madhe e fortë, nga babi.KultPlus.com

95 vite më parë lindi revolucionari argjentinas Ernesto Che Guevara

Sot 95 vite më parë ka lindur revolucionisti dhe autori argjentinas Ernesto (Che) Guevara,  një figurë mjaft e njohur e shekullit XX-të, shkruan KultPlus.

Ernesto (Che) Guevara- i njohur edhe si Komandant Che ka lindur më 14 qershor 1928, në Rosario dhe ka vdekur më 9 tetor 1967 në La Hinguera, në Bolivi.  Ishte revolucionar, shkrimtar dhe guerilas marksist argjentinas dhe hero i komunistëve të Amerikës Latine, si dhe një figurë e njohur e shekullit të 20-të.

Nofkën “Che” e mori nga bashkëluftëtarët komunistë kubanë në Meksikë, sepse përdorte shpesh, si çdo argjentinas, fjalën “Che”, diçka e ngjashme si thirrja “Hej” e shqipes.

Guevara mori pjesë në revolucionin komunist kuban në krah të Fidel Kastros në vitin 1959, për rrëzimin e regjimit të diktatorit të atëhershëm Batista dhe vendosjen e diktaturës komuniste të Fidel Kastros.

Ernesto Guevara ishte fëmija i Celia de la Serna-s dhe Ernesto Guevara Lynch-it. Che Guevara kaloi në pavdekshmëri dhe u bë legjendë dhe simbol për miliona të rinj komunistë në botë. Fjala e tij më e preferuar ishte : Hasta La Victoria Siempre! (Deri në fitoren përgjithmonë!).

Për komunistët, figura e tij ishte ajo e një njeriu që nuk mposhtet kurrë përpara çdo të keqeje që mund t’i vijë, dhe lufton deri në fund për idealet e tij; për antikomunistët figura e tij ishte ajo e një komunisti të dhunshëm, vrasës brutal e i pamëshirshëm, që ekzekutonte me dorën e tij ata që e kundërshtonin.

Gjatë viteve 1945 – 1952 u transferua në Buenos Aires bashkë me familjen e tij, për të vazhduar shkollën e lartë për mjekësi. Në vitin 1952 në moshën 23 vjeçare vendosi të bëjë udhëtimin e tij të parë (rreth 4.500 km) për të vizituar kontinentin e Amerikës së Jugut bashkë me mikun e tij Alberto Granado.

Në vitin 1953 u diplomua në mjekësi dhe vendosi të bëjë një udhëtim tjetër, këtë herë me një shok tjetër, Calica Ferrer. Fillon të interesohet për politikën dhe filloi t’u afrohet ideve marksiste.

Gjatë viteve 1954-1956 u njoh me Hilda Gadea, me të cilën më pas u martua në vitin 1956. Më vonë kaloi në Meksikë, ku u njoh me Fidel Kastron.

Gjatë viteve 1957-1958 u krijua kolona e dytë revolucionare me Fidel Kastron, e cila mori pjesë në pushtimin e Siera Maesta-s dhe në sulmin e Santa Clara-s.

Gjatë viteve 1959-1960 u bë qytetar kuban dhe mori pjesë në qeverinë e Kastros si ministër i industrisë dhe president i Bankës Kombëtare.

Gjatë viteve 1961-1964 mori pjesë në konferencën e shteteve amerikane në Punta del Este.

Vihet në komandë të mbrojtjes gjatë krizës së Gjirit të Derrave.

Merr pjesë në Moskë për festimet e përvjetorit të 47-të të Revolucionit Socialist të Tetorit.

Merr pjesë në asamblenë e OKB-së në New York. Me ketë rast i jep një intervistë televizionit amerikan (CBS). Niset për një udhëtim në Afrikë.

1965-në mars rikthehet në Kubë dhe del për të fundit herë në publik. Më 1 prill në një letër dërguar Kastros deklaron arsyet e tij për largimin nga Kuba. Më pas, në mënyrë të fshehtë, largohet për në Kongo. Pas gjashtë muajsh kthehet përsëri në Kubë. Atje përgatit një plan për të sjellë revolucionin në Bolivi.

1966-Me një emër të rremë shkon nëBolivi. Atje fillon të shkruajë “Ditarin”.

1967-Lufta guerile në Bolivi nuk pati mbështetje nga Partia Komuniste boliviane dhe nga popullsia vendase, ushtria boliviane po e ndiqte Guevarën dhe më 8 tetor plagoset dhe kapet nga ushtria boliviane. Më 9 tetor, vritet dhe varroset në një vend sekret në Vallegrande, Trupi i tij gjendet më 1997 dhe rivarroset në Kubë më të gjitha nderimet dhe ceremonitë që u rezervohen heronjve./KultPlus.com

Che Guevara i pakohë

Eshtë kudo, edhe aty ku nuk e pret. Konsumizmi është “fati” paradoksal i një njeriu, që e kaloi gjithë jetën e tij duke e luftuar.

Mendon për Che Guevarën dhe në mënyrë të pashmangshme të vjen në mendje ajo foto. Një shkrepje që është shndërruar në një mit dhe, me kalimin e kohës, një portret i kudondodhur. Ky imazh është kudo, në libra, në gazeta, në postera, në mure, në bluza.

Ajo foto është bërë, për miliona e miliona njerëz, vetë Che Guevara. Eshtë realizuar nga Alberto Diaz Gutierrez, i njohur si Korda, më 5 mars 1960 në Havana, në një kontekst të veçantë.

Një foto me të vërtetë mund të ketë një histori të rëndësishme dhe tërheqëse po aq sa ajo e një njeriu dhe kjo foto e Che GUevarës, mbart shenjat e zemërimit dhe vuajtjes. Ato të një Guevare i cili merr pjesë në funeralin e 75 burrave, që kishin vdekur një ditë më parë në shpërthimin e anijes tregtare Franceze La Coubre. Anija, e ngarkuar me armë të blera në Belgjikë pas embargos së imponuar nga Shtetet e Bashkuara, ndoshta është hedhur në erë nga shërbimet sekrete amerikane. Eshtë vetëm i pari i një serie veprimesh sabotuese dhe jokonvencionale, të organizuara nga amerikanët kundër qeverisë kubane. Alberto Granado, duke menduar përsëri për varrimin, do të thoshte: “Atë ditë, nëse Guevara do të kishte takuar një Yankee, do ta kishte ngrënë të gjallë”.

Dhe ndërkohë, si për ironi, shikimi i Che takon Alberto Kordën dhe aparatin e tij. Zemërimi dhe dhimbja kombinohen me dy sy të zjarrtë, flokë që i merr era dhe xhaketa e mbyllur deri në fund, për t’u mbrojtur nga një i ftohtë i pazakontë. Korda ia ofron fotografinë revistës “Revolucion” por pa rezultat. Dhe kështu, sado e pabesueshme që mund të duket, fotografia mbetet e mbyllur në një sirtar në tryezën e fotografit për 7 vjet. Në 1967, Giangiacomo Feltrinelli ndodhej në Havana. Takohet me Kordën dhe rastësisht gjendet me fotografinë në duar. Bie menjëherë në dashuri me të dhe fotografi nuk ngurron t’ia dhurojë. Feltrinelli e merr me vete në Itali: studentët në revoltë e bëjnë një simbol të lëvizjes së tyre, ajo fillon të shfaqet kudo (nga librat deri tek posterat) dhe brenda disa muajsh bën xhiron e botës.

Nuk është më thjesht një foto: është simboli i një miti të shfaqur në muret e dhomave të gjumit të një brezi të tërë. Ajo bëhet simboli i një ikone të vërtetë pop, një lloj ylli të shkëlqyer të rrokut të varur së bashku me posterat e Beatles dhe Rolling Stones. Dhe Che, që nga ai moment, për shumë do të jetë pikërisht ajo foto … e përdorur për çdo lloj malli, në një biznes të jashtëzakonshëm. Por jo vetëm …

Një fe e re

Ernesto Che Guevara përfaqëson shumë më tepër sesa një figurë historike komplekse, por interesante. I njohur në të gjithë botën, pas vdekjes ai u vesh me një lloj misticizmi, gati shenjtërimi, i nxitur nga një jetë ëndrrash, shpresash dhe luftimesh përkrah më të dobtëve. Në fakt, që nga dita e vdekjes së tij ka filluar një lloj nderimi i vërtetë (më i ngjashëm me atë të një shenjtori sesa të një revolucionari), që ka brenda të pabesueshmen.

Në zonat e Bolivisë ku u vra, thjesht sa për të dhënë një ide për fenomenin, banorët e konsiderojnë atë një figurë të shenjtë, aq sa e kujtojnë si San Ernesto de la Higuera dhe e thërrasin për të kërkuar mbrojtje dhe mbështetje. Nga ana tjetër, menjëherë pas vdekjes së tij, infermierja që pastroi trupin e pajetë të Che-së, tha se tek ai, gjeti të gjitha tiparet karakteristike të Krishtit. Në të njëjtën gjatësi vale ishte Peter Veiss, një shkrimtar dhe artist gjerman, i cili e krahasoi Guevarën me një Krisht në kryq. Edhe më tej shkonte filozofi Jean Paul Sartre, që duke e njohur mirë Che, arriti ta quante “qenia njerëzore më e plotë e kohërave tona, një njeri i përsosur”.

Një studim i kryer në Bolivi nga Guardian, bazuar në intervistat me një numër të madh njerëzish, ka hequr çdo lloj dyshimi në lidhje me këtë: ai nderohet si një shenjt. Disa thoshin se luteshin çdo ditë për të, të tjerët që mbanin imazhin e Guevarës të varur në shtëpi së bashku me atë të Jezusit, Marisë dhe Gjon Palit II, të tjerët ndiznin qirinj rregullisht në kujtesë të tij, për të marrë ndihmë.

Nga ana tjetër, në një kuptim, edhe në shoqëritë më të zhvilluara, nderimi ka arritur pothuajse në nivele fetare. Nga ky këndvështrim, arti bashkëkohor ka kontribuar jashtëzakonisht shumë: duke u bërë një subjekt preferencial, një simbol bashkëkohor, madje edhe pamja e jashtme e Che (fytyra dhe shikimi i tij për të qenë më i saktë) ka favorizuar një fenomen të pazakontë, një lloj ikonolatrie (nderimi i ekzagjeruar i ikonave të shenjta), në një dritë laike. Fotografia e famshme nga Alberto Korda, e marrë në mënyrë grafike nga artisti irlandez Jim Fitzpatrick dhe e montuar në një sekuencë të famshme me ngjyra të ndryshme nga Andy Uarhol, ka kapërcyer kontinentet, epokat dhe brezat deri në pikën e gjenerimit të një idhujtarie të vërtetë.

Në krahasim me fenomenin konsumistik që në rastin e Che Guevarës përbën në fakt një paradoks shumë të madh dhe të pabesueshëm, nderimi pothuaj fetar përbën diçka unike në historinë bashkëkohore. / History Today/ KultPlus.com

94 vite nga lindja e revolucionarit, Che Guevara

Ernesto Guevara de la Serna lindi më 14 qershor 1928 në Argjentinë dhe vdiq më 09 tetor 1967 në Bolivi.

Ishte revolucionar, ndër figurat më të njohura të komunizmit dhe ministër i Industrisë në qeverinë e Kubës.

Pas ekzekutimit të tij nga ushtria boliviane Che u shndërrua në figurën e heroit e revolucionarit më të madh që njeh bota.

Guevara ishte më i madhi prej fëmijëve në familjen e tij. Edhe pse vuante nga astma ishte atlet për një periudhë të gjatë në kohën sa ishte nxënës. Udhëtonte shpesh për pushime në Amerikën Latine dhe fryma asokohe në këto vende do të ndikonin në perceptimin e ideologjisë së tij se vetëm dhuna në këto raste është shpëtim drejt revolucionit. Pikëpamja e tij për gjërat në botë filloi të ndryshonte në udhëtimin me motoçikleta bashkë me mikun e tij Alberto Granado në vitin 1951. Ky udhëtim i cili u zhvillua në shumë vende të Amerikës Latine përfshi këtu Kilin, Perun, Kolumbin dhe Venezuelen do ta shtynin Che-në ta mbante një ditar, të cilin do ta publikonin familja e tij tek në vitin 2003 si “Ditari i motoçikletës”.

Në revolucionin e Kubës, ai paraprakisht do të njoftohej me Fidel Kastron e Raul Kastron të cilët veçse ishin të bindur për luftën e hapur kundër diktatorit në Kubë Fulgencio Batista.

Në vitin 1966 Guevara shkoi në Bolivi për të formuar një grup guerilesh në zonën Santa Cruz, por përfundoi i vrarë nga ushtria boliviane të cilët para vdekjes e djegies se trupit ja pren duart që me vonë t’ia identifikonin të gjithëve ADN-në e tij.

Thëniet e tij më të famshme:

“S’mund të kemi diçka për të jetuar nëse nuk ia vlen të vdesësh për të”

“E kam një dëshirë. Është edhe frikë po ashtu- që fundi im do të jetë fillimi im”

“Revolucioni është çka në të vërtetë ka rendësi, secili prej nesh veçmas nuk vlejmë asgjë”

“Mëso shumë që të mund të studiosh teknologji, që na lejon të studiojmë pastaj natyrën”

“E di që je këtu për të me vrarë. Gjuaj qyqan, dije që po e vret një burrë”/Express/ KultPlus.com

Letra e lamtumirës nga Che Guevara, drejtuar fëmijëve të tij…

Të dashur Hildita, Aleidita, Camilo, Celia dhe Ernesto

Nëse e lexoni këtë letër një ditë, do të thotë se nuk jam më gjallë. Vështirë se do të më kujtoni dhe më i vogli mes jush, do të më ketë harruar plotësisht.

Babai juaj, ishte një njeri që veproi ashtu siç mendonte më mirë dhe ishte absolutisht besnik ndaj bindjeve të tij. Rrituni si revolucionarë të mirë. Studioni shumë për të zotëruar teknikën, që ju bën të zotëroni natyrën.

Mos harroni, se, është Revolucioni, që është i rëndësishëm dhe se, secili prej nesh, i kapur veçmas, nuk vlen asgjë. Mbi të gjitha, kini shpirtin e ndjeshëm ndaj çdo padrejtësie, kundrejt gjithkujt kudo në botë.

I juaji gjithmonë, fëmijët e mi. Shpresoj të shihemi përsëri.

Një puthje e madhe e fortë, nga babi./ KultPlus.com

Che Guevara i pakohë

Eshtë kudo, edhe aty ku nuk e pret. Konsumizmi është “fati” paradoksal i një njeriu, që e kaloi gjithë jetën e tij duke e luftuar.

Mendon për Che Guevarën dhe në mënyrë të pashmangshme të vjen në mendje ajo foto. Një shkrepje që është shndërruar në një mit dhe, me kalimin e kohës, një portret i kudondodhur. Ky imazh është kudo, në libra, në gazeta, në postera, në mure, në bluza.

Ajo foto është bërë, për miliona e miliona njerëz, vetë Che Guevara. Eshtë realizuar nga Alberto Diaz Gutierrez, i njohur si Korda, më 5 mars 1960 në Havana, në një kontekst të veçantë.

Një foto me të vërtetë mund të ketë një histori të rëndësishme dhe tërheqëse po aq sa ajo e një njeriu dhe kjo foto e Che GUevarës, mbart shenjat e zemërimit dhe vuajtjes. Ato të një Guevare i cili merr pjesë në funeralin e 75 burrave, që kishin vdekur një ditë më parë në shpërthimin e anijes tregtare Franceze La Coubre. Anija, e ngarkuar me armë të blera në Belgjikë pas embargos së imponuar nga Shtetet e Bashkuara, ndoshta është hedhur në erë nga shërbimet sekrete amerikane. Eshtë vetëm i pari i një serie veprimesh sabotuese dhe jokonvencionale, të organizuara nga amerikanët kundër qeverisë kubane. Alberto Granado, duke menduar përsëri për varrimin, do të thoshte: “Atë ditë, nëse Guevara do të kishte takuar një Yankee, do ta kishte ngrënë të gjallë”.

Dhe ndërkohë, si për ironi, shikimi i Che takon Alberto Kordën dhe aparatin e tij. Zemërimi dhe dhimbja kombinohen me dy sy të zjarrtë, flokë që i merr era dhe xhaketa e mbyllur deri në fund, për t’u mbrojtur nga një i ftohtë i pazakontë. Korda ia ofron fotografinë revistës “Revolucion” por pa rezultat. Dhe kështu, sado e pabesueshme që mund të duket, fotografia mbetet e mbyllur në një sirtar në tryezën e fotografit për 7 vjet. Në 1967, Giangiacomo Feltrinelli ndodhej në Havana. Takohet me Kordën dhe rastësisht gjendet me fotografinë në duar. Bie menjëherë në dashuri me të dhe fotografi nuk ngurron t’ia dhurojë. Feltrinelli e merr me vete në Itali: studentët në revoltë e bëjnë një simbol të lëvizjes së tyre, ajo fillon të shfaqet kudo (nga librat deri tek posterat) dhe brenda disa muajsh bën xhiron e botës.

Nuk është më thjesht një foto: është simboli i një miti të shfaqur në muret e dhomave të gjumit të një brezi të tërë. Ajo bëhet simboli i një ikone të vërtetë pop, një lloj ylli të shkëlqyer të rrokut të varur së bashku me posterat e Beatles dhe Rolling Stones. Dhe Che, që nga ai moment, për shumë do të jetë pikërisht ajo foto … e përdorur për çdo lloj malli, në një biznes të jashtëzakonshëm. Por jo vetëm …

Një fe e re

Ernesto Che Guevara përfaqëson shumë më tepër sesa një figurë historike komplekse, por interesante. I njohur në të gjithë botën, pas vdekjes ai u vesh me një lloj misticizmi, gati shenjtërimi, i nxitur nga një jetë ëndrrash, shpresash dhe luftimesh përkrah më të dobtëve. Në fakt, që nga dita e vdekjes së tij ka filluar një lloj nderimi i vërtetë (më i ngjashëm me atë të një shenjtori sesa të një revolucionari), që ka brenda të pabesueshmen.

Në zonat e Bolivisë ku u vra, thjesht sa për të dhënë një ide për fenomenin, banorët e konsiderojnë atë një figurë të shenjtë, aq sa e kujtojnë si San Ernesto de la Higuera dhe e thërrasin për të kërkuar mbrojtje dhe mbështetje. Nga ana tjetër, menjëherë pas vdekjes së tij, infermierja që pastroi trupin e pajetë të Che-së, tha se tek ai, gjeti të gjitha tiparet karakteristike të Krishtit. Në të njëjtën gjatësi vale ishte Peter Veiss, një shkrimtar dhe artist gjerman, i cili e krahasoi Guevarën me një Krisht në kryq. Edhe më tej shkonte filozofi Jean Paul Sartre, që duke e njohur mirë Che, arriti ta quante “qenia njerëzore më e plotë e kohërave tona, një njeri i përsosur”.

Një studim i kryer në Bolivi nga Guardian, bazuar në intervistat me një numër të madh njerëzish, ka hequr çdo lloj dyshimi në lidhje me këtë: ai nderohet si një shenjt. Disa thoshin se luteshin çdo ditë për të, të tjerët që mbanin imazhin e Guevarës të varur në shtëpi së bashku me atë të Jezusit, Marisë dhe Gjon Palit II, të tjerët ndiznin qirinj rregullisht në kujtesë të tij, për të marrë ndihmë.

Nga ana tjetër, në një kuptim, edhe në shoqëritë më të zhvilluara, nderimi ka arritur pothuajse në nivele fetare. Nga ky këndvështrim, arti bashkëkohor ka kontribuar jashtëzakonisht shumë: duke u bërë një subjekt preferencial, një simbol bashkëkohor, madje edhe pamja e jashtme e Che (fytyra dhe shikimi i tij për të qenë më i saktë) ka favorizuar një fenomen të pazakontë, një lloj ikonolatrie (nderimi i ekzagjeruar i ikonave të shenjta), në një dritë laike. Fotografia e famshme nga Alberto Korda, e marrë në mënyrë grafike nga artisti irlandez Jim Fitzpatrick dhe e montuar në një sekuencë të famshme me ngjyra të ndryshme nga Andy Uarhol, ka kapërcyer kontinentet, epokat dhe brezat deri në pikën e gjenerimit të një idhujtarie të vërtetë.

Në krahasim me fenomenin konsumistik që në rastin e Che Guevarës përbën në fakt një paradoks shumë të madh dhe të pabesueshëm, nderimi pothuaj fetar përbën diçka unike në historinë bashkëkohore. / History Today – Bota.al / KultPlus.com

Vizita e fshehtë e Che Guevarës në Tiranë

Vizita e fshehtë e Che Guevarës në Shqipëri në 1960-ën, detajet e saj dhe përse u realizua në fshehtësi të plotë?

Me kë u takua revolucionari, për sa kohë Enver Hoxha nuk e priti? Përse çdo dokument është shuar? Dëshmitë e gjalla të njeriut që e priti dhe shoqëroi në Tiranë.

Si u stërviten ushtarakisht apo studiuan në Shqipërinë komuniste Kabila i Kongos, Lula i Brazilit, Abu Jihad i Palestinës apo Omar Bongo i Gabonit…

Ndiqni të plotë videon e dokumentarit.