Smith godet me shuplakë prezantuesin Rock pasi bëri shaka me gruan e tij (VIDEO)

Në mbrëmjen e Oscars, gjatë kohes kur edhe po shpërndaheshin çmimet, ndodhi një moment i çuditshëm mes Will Smith dhe Chris Rock, përcjell KultPlus.

Will Smith raportohet se e goditi prezantuesin Chris Rock për shkak se ky i fundit bëri shaka me gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.

Gjatë orës së tretë të transmetimit, Rock doli në skenë për të paraqitur çmimin për dokumentarin më të mirë dhe bëri një shaka për Pinkett-Smith si pjesë e “GI Jane 2” – me sa duket një referencë për kokën e saj të rruar. (Pinkett-Smith ka qenë e hapur në të kaluarën për vuajtjen nga alopecia, një gjendje që shkakton rënien e flokëve.)

Smith pastaj nxitoi në skenë, ku goditi Rock-un, pamjet e të cilit u kapën në transmetime ndërkombëtare të pacensuruara. Është e paqartë nëse lëvizja ishte një gjë e planifikuar apo një surprizë e vërtetë. Smith më pas tha “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote e ndyrë” dy herë ndërsa transmetimi i televizionit dështoi për shikuesit amerikanë.

“Uau, Will Smith sapo më goditi,” tha Rock.

Gjatë kësaj ceremonie Will Smith arriti që të fitojë çmimin e aktorit më të mirë. /KultPlus.com