Dua Lipa krahasohet me Cher, ky është reagimi interesant i këngëtares 76 vjeçare

Hyjnesha e Pop-it, Cher i është kundërpërgjigjur një fanseje që e krahasoi Dua Lipën me të në një postim të martën, transmeton KultPlus.

“Dua Lipa, Cher e gjeneratës sonë”, shkroi përdoruesja në Twitter, teksa ajo ka bashkëngjitur një video të këngëtares së “Levitating”, në ndarjen e çmimeve Grammy të vitit të kaluar.

Por Cher, 76 vjeç, nuk dukej se ishte dakord, duke iu përgjigjur me postimin e saj në Twitter: “Sa vite ka një brez?”.

Disa përdorues të rrjetit shfaqën opinionet e tyre për krahasimin.

“I rremë. Unë jam do të jetë gjithmonë përkrahës i Cher”, nuk u pajtua një person.

“Cher është për gen X,” shkroi një tjetër, duke shtuar, “Dua Lipa është për Gen Z.”

“Një gjë është të jesh frymëzuar nga dikush, dhe tjetra është të jesh zëvendësues. Dua është Dua Lipa e brezit tonë. Cher është Cher. Nuk ka nevojë të krahasoni dy individë krejtësisht të ndryshëm në talent vetëm sepse njëri vishet si tjetri”, shpjegoi një i tretë.

“Njerëzit nuk po e kuptojnë vërtet ndikimin kulturor që kishte Cher. Çdokush mund të vishet si Cher sot, por nuk është e njëjta gjë si të jesh i pari që e thyen këtë terren. Ajo ishte Cher. Gjithashtu Cher ka luajtur në filma dhe në shfaqjen e saj televizive. Ajo është e vetmja”, u pajtua një fans i tretë.

Nuk është sekret që Lipa ka pasqyruar disa nga pamjet ikonike të Cher gjatë viteve.

Këngëtarja e “Don’t Start Now” veshi në mënyrë të famshme një fustan të markës Versace në “Grammy 2021”, i cili tërhoqi krahasimin me spektaklin e ndezur me temë fluturash që Cher tronditi në shfaqjen e vitit 1974.

Lipa gjithashtu shfaqi perëndeshën e saj të brendshme të Pop-it gjatë një shfaqjeje të vitit 2018 në Paris duke veshur fustanin lakuriq ikonik të Cher, të stolisur me pupla që këngëtarja veshi në Met Gala të vitit 1974.

Dhe në të njëjtën mënyrë, të dy superyjet kanë bashkëpunuar me markën Versace. Lipa u emërua fytyra e shtëpisë italiane të modës në qershor 2021, sipas revistës Paper.

Ndërkohë, Cher punoi me Versace për të krijuar linjën e saj, të quajtur Chersace, këtë verë për Pride 2022. / KultPlus.com

Cher paralajmëron filmin e saj, pritet të shpaloset jeta e këngëtares

Ditën e djeshme, këngëtarja amerikane Cher ka festuar ditëlindjen e saj të 75-të duke u konfirmuar një lajm të shumëpritur adhuruesëve të saj, përcjell KultPlus.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Cher ka bërë të ditur se karriera e saj shumëvjeçare do të shfaqet në një film.

Prapa këtij filmi qëndrojnë producentët Judy Craymer dhe Gary Goetzman, të njohur për mjuziklin ‘Mamma Mia’, ndërsa skenari do të realizohet nga Eric Roth.

Cher ka karrierë 60-vjeçare në muzikë, flm, teatër dhe television, ku gjatë këtyre viteve ajo ka fituar çmime të mëdha si Emmy, Grammt dhe Oscar. / KultPlus.com

Ikona Cher sjellë hitin e njohur të grupit ABBA (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Cher ka lansuar versionin e saj të këngës së njohur nga ABBA.

Në shtator ajo do të lansojë një album me versionet e saj të këngëve të njohura të ABBA.

Megjithatë, ikona Cher nuk na ka lënë të presim, duke na sjellë “Gimme gimme gimme” nga ABBA.

200 mijë klikime ka marrë vetëm nga dje kënga në Youtube, e cila do të jetë pjesë e albumit “DANCING QUEEN” – njëjtë sikur kënga e njohur e ABBA.

Në album do të jenë edhe “Fernando”, “Sos”, ‘Waterloo”, “The Winner Takes it all” dhe këngë të tjera.

ABBA mbetet një prej grupeve më të mira evropiane, me origjinë nga Suedia. Ata u formuan në Stokholm në vitin 1972, nga Agnetha Fältskog, Björn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad. / KultPlus.com

E shumëpritur, lansohet traileri i pjesës së dytë të filmit “Mamma Mia” (VIDEO)

Traileri i filmit “Mamma Mia” tashmë është lansuar dhe adhuruesit e grupit ABBA kanë mundësi që të dëgjojnë edhe hite të tjera në këtë film, që është bazuar pikërisht në muzikën e këtij bendi suedez, shkruan KultPlus.

Filmi pritet të prezantohet gjatë verës së vitit 2018. Filmi është xhiruar një pjesë edhe në bregdetin e Kroacisë.

Filmi është punuar me regji të Ol Parker kurse rolet në këtë film i luajnë: Meryl Streep, Cher, Jeremy Irvine, Lily James. Filmi ka premierën më 20 korrik të vitit të ardhshëm./KultPlus.com