“Grammy” mbahet për herë të parë sivjet në Las Vegas

Grammy-t mund t’i mungojnë sivjet yjet si Drake, The Weeknd dhe Kanye West si interpretues, por nata më e madhe në muzikë mund të shkëlqejë ende pasi ajo do të zhvillohet në Las Vegas.

Ceremonia këtë vit është zhvendosur në Las Vegas për herë të parë ndonjëherë me disa artistë që pritet të ofrojnë natë epike duke përfshirë: Billie Eilish, Olivia Rodrigo dhe Jon Batiste. Çmimet u zhvendosën nga Los Angeles për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19 dhe variantit Omicron në janar.

Vitin e kaluar, Grammy pati një atmosferë të festivalit muzikor, me pjesë të shfaqjes të mbajtura jashtë, në një mjedis me performanca të regjistruara paraprakisht.

Në ceremoninë e këtij viti pritet të ketë disa interpretues, duke përfshirë Rodrigo, Eilish, Lil Nas X, Jack Harloë, Brandi Carlile, Batiste, Silk Sonic, H.E.R., Chris Stapleton, Leslie Odom Jr. dhe Brothers Osborne.

Sa i përket çmimeve, risi këtë vit është se tri kategoritë kryesore janë zgjeruar me nga 10 kandidatë të nominuar. Bëhet fjalë për kategorinë: Ingjizimi i Vitit, Albumi i Vitit dhe Kënga e Vitit.

Kategoritë në rritje do ta bëjnë konkurrencën më të fortë, por mund ta bëjnë zgjedhjen e një fituesi shumë më të vështirë. / KultPlus.com

Këta janë artistët që do të performojnë në ‘Grammy 2022’

Një numër artistësh kanë konfirmuar se do të performojnë në këtë ceremoni, të njëjtit janë po ashtu të nominuar në disa kategori kryesore.

Brothers Osborne, BTS, Brandi Carlile, Billie Eilish, Lil Nas X, Jack Harlow dhe Olivia Rodrigues janë emrat që do të performojnë këtë vit.

Ky edicion do të transmetohet drejtpërdrejtë nga zona MG Grand Garden Arena në Los Vegas dhe nikoqir i mbrëmjes është Trevor Noah.

3 prill është data kur do të mbahet edicioni i 64-të i çmimeve Grammy.

Kjo ngjarje e madhe ishte planifikuar paraprakisht të mbahej në janar të këtij viti, përkatësisht më datë 31, por për shkak të rritjes së rasteve me virusin Omicron, ngjarja ishte shtyrë për një datë tjetër.

Me vendim të organizatorëve u vendos të mbahej më 3 prill. / KultPlus.com

Shtyhet deri më 3 prill ceremonia e çmimeve Grammy

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy është shtyrë për 3 Prill në Las Vegas.

Eventi ishte planifikuar për në 31 Janar në Los Angeles, por u shty për shkak të përhapjes masive të variantit Omicron.

“Ne jemi të ngazëllyer për të marrë GRAMMY në Las Vegas për herë të parë dhe për të organizuar një shfaqje të klasit botëror,” tha Harvey Mason Jr., CEO i Akademisë së Regjistrimit. Komediani Trevor Noah do të prezantojë eventin, që do të transmetohet nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.

Çmimet Grammy u shtynë gjithashtu për në vitin 2021 dhe në vend të janarit u ndanë në mars, nën masa të rrepta për të penguar përhapjen e virusit. Për shkak të ndryshimit të Grammy, çmimet CMT për muzikën country, të cilat fillimisht ishin planifikuar për në 3 Prill, u shtynë gjithashtu./KultPlus.com