Loreta Chekani fiton çmimin për romanin më të mirë historik

Autorja shqiptaro-amerikane Loreta Chekani është pak e njohur për lexuesin shqiptar, por për lexuesin e pasionuar pas romaneve historike ajo është në emër që thotë shumë.

Ditën e djeshme ajo është shpallur fituese e çmimit prestigjioz “VIVIAN”, i cili i akordohet romancierëve amerikanë. Ajo është shpallur autorja më e mirë e romanit historik për vitin 2021, për romanin e saj “Dhjetë Gjërat që urrej te Duka”, (Ten Things I Hate About the Duke).

Çmimet “VIVIAN”, janë niveli më i lartë I vlerësimit në trillimet romantike – “Ekuivalenti i industrisë së botimit të romancave me një Oskar”, thotë Chekani.

Në Dhjetor 2020, libri u zgjodh nga stafi i bibliotekës në të gjithë vendin për t’u përfshirë në listën mujore të LibraryReads të dhjetë librave më të mirë të botuar atë muaj. Dhe në janar 2021, “The Oprah Magazine” e quajti romanin e Chekanit të vitit 1995, “Lord of Scoundrels”, e renditi të pestin në listën e 27 Romaneve më të mira romantike të të gjitha kohërave

71 vjeçarja e cila jeton në Worcester botoi romanin e saj të parë, “Isabella”, në vitin 1987. Në atë kohë, ajo shkruante skenare për një kompani prodhimi video në Worcester, e cila e ndihmoi atë ta mësonte të ndërtonte dialog dhe të shkruante në mënyrë të përmbledhur.

Ngjarjet e librave të Chekanit janë vendosur të gjithë në epokën e Regjencës të Anglisë, rreth viteve 1795 deri në 1837. E vetëquajtur ” history nerd” (studiuese e fiksuar pas historisë) ajo thotë se  punon shumë që ngjarjet në librat të jenë sa më afër realitetit të kohës. Dhe kjo këmbëngulje e ka çuar të studiojë në muzetë dhe bibliotekat e Londrës, ku ajo ka studiuar artin, hartat dhe artefaktet e viteve 1700-1800.

Koleksioni i vet Chekani përfshin një revistë të vitit 1833 që i tregon asaj saktësisht se çfarë kishin veshur disa qindra gra në dhomën e vizatimit të Mbretëreshës dhe që ndoqën darkën e Dukeshës së Cumberland.

Në romanin e saj “To young to marry” (Shumë e re për tu martuar) Chekani ka përdorur element biografikë të familje së saj, ku tregon historinë e martesës së gjyshes së saj në Shqipëri.

Chekani aktualisht është duke punuar në romanin e saj numër 23. / KultPlus.com