Lea Ypi nderohet me çmimin prestigjioz ‘Ridenhour’, Instituti amerikan vlerëson autoren shqiptare

Shkrimtarja shqiptare Lea Ypi është shpallur fituese e çmimit prestigjioz ‘Ridenhour’. Autorja e fitoi çmimin me librin e saj ‘Free’ (Të Lirë).

Sipas The Nation Institute që ndan këtë çmim prestigjioz, shprehet se këto çmime ndahen në katër kategori që jepen çdo vit si mirënjohje për ata që këmbëngulin në aktet e thënies të së vërtetës.

Vetë shkrimtarja në një postim në X u shpreh e lumtur për këtë çmim dhe shpreson të vijojë në promovimin e drejtësisë sociale dhe në mbrojtjen e interesit publik./Liberale.al/KultPlus.com

Shqipëria i jep Nobelin Kadaresë/ Akademia e Shkencave: Këtë vit është propozim i vetëm

Mjeshtri i letërsise shqipe, Ismail Kadare është kandidatura e Shqipërisë për çmimin Nobel 2024.

Asambleja e Akademisë së Shkencave i propozon Akademise suedeze të Nobelit për herë të 24 shkrimtarin shqiptar i përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës.

Sekretari shkencor në Akademinë e Shkencave Shaban Sinani e ka konfirmuar lajmin ne nje interviste per emisionin “ Pas mesnate”.

Per 123 vjet me radhe, çmimi Nobel në letërsi është përpjekur të nderojë shkrimtarin më të mirë të botës.

Shkrimtari i parë shqiptar që është propozuar për këtë çmim ishte poeti kombetar Gjergj Fishta.

Që prej vitit 90-te Akademia e Shkencave ka propozuar gjithnjë Kadaren, krahas tij për këtë cmim është propozuar Luan Starova dhe në vitin 2022 Fatos Kongoli./abcnews.al/KultPlus.com

Akadmia e Shkencave ndan çmimin ‘Shuteriqi’ për Lucia Nadin

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt ceremonia për çmimin e veçantë “Shuteriqi”, që akordohet për botimet dokumentare-burimologjike më të suksesshme, për historinë, gjuhën, kulturën, trashëgiminë dhe identitetin shqiptar.

Ceremoninë për çmimin e veçantë “Shuteriqi”, që akordohet për botimet dokumentare-burimologjike më të suksesshme, për historinë, gjuhën, kulturën, trashëgiminë dhe identitetin shqiptar e çeli akademiku  Gëzim Hoxha, Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike.

Ai theksoi se Akademia e Shkencave, po rivlerëson me objektivitet të gjitha botimet dokumentare historike, për të motivuar punën shumë të vlefshme në këtë drejtim.

Konkursi i hapur nga Akademia e Shkencave për çmimin “Shuteriqi” u shpall në kuadër të konferencës shkencore ndërkombëtare “Shteti i Arbërit dhe Arbëria në shekujt e humanizmit europian”, që u organizua dhe zhvillua me shumë sukses, me rastin përkujtimor të 555-vjetorit e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me 8-10 tetor 2023, në Gëziq të Mirditës dhe këtu në Akademinë e Shkencave.

Çmimi i veçantë “Shuteriqi”, akordohet për botimet dokumentare-burimologjike më të suksesshme, për historinë, gjuhën, kulturën, trashëgiminë dhe identitetin shqiptar; për vepra të tilla të realizuara që nga viti 2001 deri në vitin 2023.

Hoxha tha se emri i këtij çmimi, është emri i një personaliteti shumë të shquar të letrave, krijimtarisë dhe kulturës shqiptare, Dhimitër Shuteriqit, si shkrimtar dhe historian i letërsisë, si poet, prozator, studiues, hulumtues i dalluar, hartues tekstesh shkollore, publicist, profesor, dhe akademik. Si shkencëtar, fusha kryesore e punës së tij, gati 60- vjeçare, deri në ditët e fundit të jetës, kanë qenë fillimet e  qytetërimit shqiptar, historia e letërsisë, tradita e hershme e shkrimit të shqipes, studimet letrare-monografike, studimet dokumentare dhe folklorike nga fusha e  albanologjisë në tërësi.

Çmimi i parë u dha për veprën “Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shekullit XIV, me shtesat deri më 1469” me autore Lucia Nadin.

Përkthyer shqip nga Pëllumb Xhufi, ky çmim u dha me motivacionin: “Zbulimi më i rëndësishëm dokumentar i dy dekadave të fundme për àrbërit dhe Arbërinë përgjatë shekujve të humanizmit europian; dëshmi historike parësore me ndikim të fuqishëm për ndryshimin e imazhit të shqiptarëve në historinë botërore të kësaj periudhe, për tipologjinë e qytetërimit dhe kulturës së tyre; për rendin dhe organizimin shoqëror në botën shqiptare deri në fundin e Mesjetës, si një vend që zhvillohej sipas modelit të republikave të Perëndimit dhe hap më hap me gjithë hapësirën adriatike; pasqyrë e një fisnikërie vendëse që ishte e denjë për të kaluar prej identifikimit patronimik në atë etnik e kombëtar; përgatitur për botim në italisht e shqip nga një skuadër albanologësh të mirënjohur, nën kujdesin, drejtimin e autoritetin e saj shkencor.

Çmimi i dytë u dha për veprën “Korrespondencë dhe dorëshkrime të Ali pashë Tepelenës” me autor Irakli Koçollari

Gjithashtu një tjetër çmim i dytë u dha për veprën “Nikollë Filja dhe veprat e tij poetike, botim kritik i dorëshkrimeve”, me autor akad. Matteo Mandalà (bot. “Ombra GVG”)./atsh/KultPlus.com

Nuhi Vinca nderohet me çmimin ‘Esad Mekuli’

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka vendosur që të nderojë Nuhi Vincën me çmimin letrar “Esad Mekuli”, shkruan KultPlus.

Ky çmim jepet për krijmtari të përgjithshme letrare të shkrimit, derisa dorëzimi i çmimit do të bëhet më 17 dhjetor në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Këtë vit është mbajtur një tryezë shkencore për 90-të vjetorin e Nuhi Vincës, veprat e të cilit patën ndikim të madh në zhvillimin e poezisë.

Nuhi Vinca ka lindur në Veleshtë të Strugës, Maqedoni, ku më së shumti njihet për rolin e tij si pedagog, poet e përkthyes letrar. Vinca njihet si poet i parë me vepër të botuar lirike për të rritur në gjithë trevën e Strugës me librin “Dallge Jugu” e cila konsiderohet një nga veprat e para shqipe për të rritur në Maqedoni.

Disa prej veprave të tij më të njohura janë: “Këngë pune e pushimi (poezi), Dallgë jugu, Vrulle lirike, Një ylber pa ty, Te guri i kufirit. /KultPlus.com