Adil Olluri merr çmimin ndërkombëtar “Premio Internazionale Ostana” në Itali

Vepra letrare e autorit Adil Olluri, është shpërblyer me çmimin ndërkombëtar “Premio Internazionale Ostana” në Ostanë të Italisë, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook, vetë autori Olluri, i cili ka thënë se ndihet tejet i nderuar. Çmimi Ollurit i është ndarë në edicionin jubilar të dhjetin me radhë të këtij çmimi ndërkombëtar, ndërsa jepet nga Bashkia e Ostanës, Provinca e Cuneo-s, në bashkëveprim me asociacionin kulturor “Chambra d’oc”.

“Njoftimi m’u dha zyrtarisht përmes emailit nga kryetari i Bashkisë së Ostanës, z. Giacomo Lombardo”, ka shkruar Adil Olluri ndër të tjera në Facebook./ KultPlus.com